LIVE UPDATES
Sport

Drejtori i Akademisë së Juventusit, u tregon kursantëve shqiptarë ADN-në e bardhezinjve

Drejtoria Teknike në FSHF zhvilloi një aktivitet të veçantë në kuadër të kursit “Drejtor Teknik Akademie”, në ambientet e “Shtëpisë së Futbollit”.

21 Tetor 2025, 14:47 Nga DOSJA

Drejtori i Akademisë së Juventusit, u tregon kursantëve

TIRANE - Në këtë event mori pjesë si i ftuar special Michele Sbravati, drejtor i Akademisë së Juventusit, i cili ndau me pjesëmarrësit përvojën e klubit italian në zhvillimin e futbollit të moshave, strukturimin e akademisë dhe filozofinë që ndjek një nga klubet më të njohura në Evropë në punën me të rinjtë.

Ky seminar u zhvillua në kuadër të strategjisë së FSHF-së për rritjen e standardeve të drejtimit teknik në akademitë shqiptare dhe për shkëmbimin e eksperiencave bashkëkohore me klube prestigjioze ndërkombëtare.

Në një intervistë për fshf.org , Sbravati u shpreh i nderuar për pjesëmarrjen dhe vlerësoi mikpritjen e Federatës Shqiptare të Futbollit.

“Përshëndetje të gjithëve dhe faleminderit për ftesën. Faleminderit presidentit Duka, faleminderit Fulvio Pea për ftesën. Për mua personalisht, por mbi të gjitha si përfaqësues i Juventusit, është një nder të jem këtu për t’u përballur dhe për të folur për futboll në mënyrë shumë të qetë dhe konstruktive.

Mendoj se me trajnerët dhe drejtuesit tuaj mund të kemi një shkëmbim shumë të vlefshëm, ndaj faleminderit për ftesën dhe për mikpritjen, sepse sinqerisht nuk e prisja”, - tha fillimisht Sbravati, i cili më tej vlerësoi zhvillimin e FSHF-së dhe futbollit shqiptar, si edhe foli për temat që diskutoi me kursantët dhe të ftuarit në kursin “Drejtor Teknik Akademie”.

“Besoj se Federata Shqiptare e Futbollit është në një fazë të madhe zhvillimi, dhe këtë e tregojnë rezultatet. Mendoj gjithashtu se këto takime janë një mundësi e vlefshme për përditësim, jo vetëm për ata që i krijojnë dhe i organizojnë, por edhe për pjesëmarrësit si ne, sepse shkëmbimi i përvojës dhe përditësimi janë dy elementë themelorë për rritjen e çdo drejtuesi dhe trajneri.

Temat e ditës së sotme lidhen veçanërisht me futbollin e moshave. Bëhet fjalë për parimet bazë të menaxhimit dhe të marrëdhënieve, për udhëzimet metodologjike që përdoren në të gjitha strukturat e një klubi si Juventusi dhe klube të tjera të futbollit italian.

Sot do të flasim për strukturën tonë, për parimet tona, për metodologjinë tonë, por mbi të gjitha për ADN-në e klubit dhe të shoqërisë që përpiqemi t’ua përcjellim trajnerëve dhe lojtarëve të rinj. Sepse gjithçka nis nga një filozofi dhe nga objektiva të qarta. Nëse ne besojmë në një filozofi, duhet ta kemi atë besim dhe ta transmetojmë në mënyrën më të mirë të mundshme te trajnerët dhe instruktorët, të cilët më pas e përcjellin te lojtarët.

Është një zinxhir, ku çdo hallkë është thelbësore në strukturë dhe në procesin e formimit të futbollistëve të rinj, me një qëllim të qartë: t’u krijojmë atyre mundësinë për të realizuar ëndrrën, për ta kthyer sportin, veçanërisht futbollin, në profesionin e tyre. Faleminderit”, - përfundoi Michele Sbravati, drejtor i Akademisë së Juventusit.

Pjesëmarrësit në seminar patën mundësinë të shkëmbenin ide dhe të njiheshin nga afër me metodologjinë dhe filozofinë e punës që ndjek Juventus në ndërtimin e futbollistëve të rinj, duke përfituar një eksperiencë të vlefshme për zhvillimin e mëtejshëm të akademive shqiptare.

B.T (Dosja.al)

Sondazh

Poll

Dita e 54-të e revoltës/ Protestuesit nisin marshimin nga sheshi “Skënderbej” drejt Kryeministrisë

Dita e 54-të e revoltës/ Protestuesit nisin marshimin nga sheshi “Skënderbej” drejt Kryeministrisë

U tërhoq zvarrë nga policia, lirohet aktivisti Edison Lika: Më i fortë se kur hyra

'The Odyssey' filmi i regjisorit Christopher Nolan arkëtoi 264 milionë dollarë

E paprecedentë/ Momenti kur patronazhistët tentojnë të rrëmbejnë qytetarin në protestë

Berisha: Rama erdhi për të marrë në dorë reformën territoriale, varrosi një punë 1-vjeçare...

Tensione para Parlamentit/ Makinat e deputetëve largohen nga Kuvendi, protestuesit godasin me vezë

Berisha: Rama erdhi që të urdhëronte ndërprerjen e debatit në Kuvend

Berisha: Edi Rama, po bën gjithçka që të manipulojë zgjedhjet

Lagu kryeminstrin Rama me ujë/ Gazment Bardhi përjashtohet nga seanca

Skandal/ Policia tërheq zvarrë aktivistin Edison Lika, i riu po denonconte live

Vatra e zjarrit përhapet pranë banesave në Fermë të Rromsit në Mallakastër, zjarrfikësit në terren

Kryeministri mbërrin në Kuvend, deputetët e presin me thirrjet e protestës: Rama, jepe dorëheqjen

Protestuesit vendosin qese me mbetje pranë kordonit policor, thirrje: Mos i mbroni plehrat

Korreshi në Kuvend: Policët s’kanë uniforma, dalin me rroba me vrima që ua ka ngrënë mola

Berisha-Klosit: Je peng i bixhozit, prandaj bën avokatinë e Edi Ramës

"Duhet vetëpastrim. Ti Sali ke fuqinë të çlirosh opozitën"/ Berisha-Spiropalit: Pëllumbesha në...

Akt qytetar! Protestuesit aksion para Kuvendit, mbledhin mbeturinat

"O çifut"/ Protestuesit "shënjestrojnë" me vezë Ervin Hoxhën dhe Eduard Shalsin: Tradhtarët e kombit

Tensione në Kuvend, PD nuk lejon Maznikun të prezantojë raportin për Reformën Territoriale

“Nuk i shpëtoni dot urrejtjes së qytetarëve”, Redi Muci: Do kërcasë veza edhe në shtator

Qytetarët hedhin vezë,policia përgjigjet ashpër,ujë me presion dhe gaz lotsjellës drejt protestuesve

"Populli nuk i do këta deputetë"/ Qytetarja para Parlametit: Duam largimin e tyre

Protesta para Kuvendit/ Momenti kur qytetari humbet ndjenjat, transportohet me urgjencë në spital

"Ti Taulant ke frikë kostumin e shtrenjtë"/ Bardhi: Të ndalet dhuna e policisë ndaj protestuesve

PD kërkon zgjatjen e afateve për “Territorialen”, Boçi: Puna duhet të vazhdojë

"O kriminele"/ Sara Mile shkon me truprojë në Kuvend, shpërthejnë protestuesit: Deputete e...

Përplasjet para Kuvendit, plagosen dy efektivë policie

Deputetët në seancë plenare, protestuesit shpërthejnë jashtë Kuvendit: PD-PS, këlyshë komunistësh

Lëkurë e skuqur dhe vështirësi në frymëmarrje e shikim, protestuesi merret me ambulancë

Balla-Bardhit: Protestuesit thonë Saliu në burg, ia plotëson kërkesën?

"Është bundra e vërtetë"/ Berisha: Balla është përfaqësuesi më i shëmtuar i karteleve

Qytetarja përplaset me policinë, kërkon të kalojë përmes gardhit metalik

Tmerr në protestën para Kuvendit/ Lëndohen disa prej protestuesve, meren me barrela

Misteri i ujit blu që policia hodhi me presion në drejtim të qytetarëve para Parlamentit

Berisha fotografon deputetët e strukur të PS: Ky është klub mafiozësh!

Efektivët "të pamëshirshëm", nuk kursejnë me ujë me piper as fëmijët

Shehaj debat në hyrje të Kuvendit: Më tregoni urdhërin pse nuk lejohem

Berisha kërkon shkrirjen e Kuvendit: Të hapet rruga për zgjidhjen që kërkon mbarë rinia

"Deputete krimi", protestuesit godasin me vezë makinën e deputetes

Në shënjestër deputetët e Kuvendit, protestuesit të ‘armatosur' me bikerina me vezë

Kaos para Kuvendit/ E moshuara tenton të bllokojë rrugën, policia e tërheq zvarrë

Në shënjestër deputetët e Kuvendit, protestuesit të ‘armatosur' me bikerina me vezë

Flamingot “mbërrijnë” para Kuvendit: Parlament i krimit

PROTESTA

Tensionet e para jashtë Kuvendit, qytetarët tentojnë të heqin gardhin metalik, ndërhyn policia

Protesta para Parlamentit, Kuvendi ‘blindohet’ me gardhe metalike

Aksidenti tragjik te rrethrrotullimi i TEG-ut, ja momenti kur betonierja humbi kontrollin dhe ra

Mbyllen fjalimet para Kryeministrisë, qytetarët marshojnë në rrugët e kryeqytetit: Ju erdhi fundi!

“67 vajzat e djemtë që sot morën diplomën”/ Rama: Transformimi nuk ndalet

Diplomimi i 67 oficerëve të rinj/ Rama: Deri në 2030 paga si të NATO-s