29 Prill 2024, 00:30
Nga DOSJA
TIRANE - Olsi Rama dëshiron që Tirana të jetë pjesë e “Fial 4”. Edhe pse e ka të qartë se një pjesë e madhe e tifozërisë së kuqë do të ishte kundër këtij qëndrimi, drejtuesi i lartë i Partizanit thekson se rivali historik e ka vendin në garën e më të mirëve.
“Jam shumë i lumtur për fitoren sot. Në radhë të parë, kjo i dedikohet presidentit të nderit, zotit Resul Demi. Pa i hequr asgjë “Guerrils”-ave, ai është tifozi i parë i Partizanit dhe ka qenë gjithmonë. Unë dhe Gazi nuk mund të jemi tifozë se jemi në krye të detyrës, por mbështetja a Resulit ka qenë gjithmonë për lojtarët dhe klubin.
Jam shumë i kënaqur, se janë dy fitore në derbet e kryeqytetit. I gëzohem faktit që lojtarët arrijnë të gjejnë fitoret në derbit radhazi. Shumë i gëzuar për Maguette, që tregoi nivelin e tij edhe një herë. Por jam i kënaqur edhe nga Sota, Sembene, Buxhelaj, Bintsuka, Rrapaj, që po ngrihet në nivelet që presin, të gjithë me pak fjalë. Urime edhe stafit që po transmeton filozofinë te lojtarët.
Ne jemi të gjithë një klub që punojmë, mundohemi t’u gjendemi pranë lojtarëve, mos harrojmë që janë djem të rinj, kalojnë momente të vështira. Është detyra jonë që me qetësi t tregojmë si të ecin para. E kam thënë që në një kampionat ndryshe nga të tjerët, duhet të jemi shumë të përgatitur për dy ndeshjet e fundit se nuk kam pasur dyshim që do jemi pjesë e katërshes. Tri ndeshjet e radhës do të jenë në funksion të atyre dy ndeshjeve.
Tirana, jashtë? “Shpresoj të jetë, e di që jam mbase në një mënyrë kundër një pjese të madhe të tifozërisë, por mendoj që në “Final Four” duhet të jemi më të mirët e Shqipërisë. Shpresoj të gjejnë rrugën dhe të jenë. Nuk është në dorën time, por bëhet me interesant kampionati. Ka ekipe të tjera që e meritojnë, Skënderbeu e ka treguar me lojë që kanë pretendime reale, edhe pse e nisi kampionatin pa pretendime.”
B.T (Dosja.al)
Sport
29 Prill 2024, 00:27
TIRANE - Orges Shehi, trajneri i Partizanit, e konsideron të merituar dhe me dominim triumfin në derbi përballë ish-skuadrës së ...
Sport
28 Prill 2024, 21:14
TIRANE - Festë e kuqe në “Air Albania”. Duhej nje hero senegalez si Maguette, që Partizani të triumfonte 2-1 në derbin e ...
Sport
28 Prill 2024, 21:07
FRANCE - Paris Saint-Germain është zyrtarisht kampion i Francës. Parizienët festuan titullin e tretë radhazi dhe të 12 në his...
Sport
28 Prill 2024, 20:55
GJERMANI - Harry Kane këtë edicion ka ruajtur standardin e tij sa i takon realizimit të golave, teksa ka shënuar 35 gola e ka dhënë...
Sport
28 Prill 2024, 20:42
RROGOZHINE - Vllaznia triumfon në Rrogozhinë përballë Egnatias vendase, ndeshje e vlefshme për javën e 33-të të Abissn...
Sport
28 Prill 2024, 20:39
KUKES - Kukësi i ka dhënë lamtumirën Kategorisë Superiore pas 12 vitesh, teksa tashmë është edhe matematikisht i r&eum...
Sport
28 Prill 2024, 20:30
TIRANE - Po luhet derbi Tirana-Partizani, sfidë e vlefshme për javën e 33-të të Superiores.
Kjo përballje bën bashkë gj...
Sport
28 Prill 2024, 20:28
ITALI - Interi arriti të fitojë matematikisht titullin kampion të Serisë A duke vendosur kështu yllin e dytë në fanellë....
Sport
28 Prill 2024, 20:14
ITALI - Roma nuk arriti të përfitojë nga hapi fals i Bolognës dhe të afrohet më shumë me vendin e katërt, pasi nuk shkoi...
Sport
28 Prill 2024, 20:09
ITALI - Fill pas fitores 2-0 ndaj Torinos, Interi nisi festën me më shumë se 70 mijë tifozët zikaltër që ndodheshin në s...