1 Prill 2024, 10:30
Nga DOSJA

GJERMANI - Max Eberl, drejtor sportiv në Bayern Munich, siguroi se nuk është prekur nga vendimi i fundit i Xabi Alonso, i cili të premten siguroi se do të vazhdojë te Bayer Leverkusen sezonin e ardhshëm, në një kohë kur lakmohej nga klubet e mëdha.
“Vendimi i Xabit nuk më ndikoi aspak, sepse kishim kohë që kërkonim opsione të tjera. Xabi është një njeri me karaktere të madh, një zotëri. E kam njohur sepse tashmë kisha negociuar me të te Borussia Mönchengladbach, kur ai ishte në Real Sociedad (duke udhëhequr ekipet e të rinjve).
Tashmë e dija që ai nuk donte të largohej nga Leverkusen”, siguroi Eberl, cituar nga ‘AS’, pas humbjes së bavarezëve në shtëpi kundër Borussia Dortmundit (0-2).
Kreu 50-vjeçar gjerman zgjodhi ende të mos e hapte librin, duke mos zbuluar emrat e kandidatëve për postin e trajnerit të Bayern Munichut. "E di që është diçka në interes të publikut dhe se të gjithë duan të marrin pjesë në idetë që kemi. Unë e kam thënë shumë herë se jemi duke i shqyrtuar opsionet që kemi. Nuk kam përmendur asnjëherë emra", përfundoi ai.
Kujtojmë se Bayern Munich vazhdon të kërkojë një trajner pasi konfirmoi në fund të shkurtit se Thomas Tuchel largohet në fund të sezonit. Klubi gjerman zë vendin e dytë në Bundesligë, 13 pikë prapa liderit Bayer Leverkusen dhe do të përballet me Arsenalin në çerekfinale të Champions League.
B.T (Dosja.al)
Sport
1 Prill 2024, 10:00
ITALI - Rafael Leão ishte ‘heroi’ i madh i Milanit në fitoren 2-1 ndaj Fiorentinës. Portugezi bëri gjithçka mirë...
Sport
1 Prill 2024, 09:30
SPANJE - Lirimi me kusht i Dani Alves nuk u pagua nga babai i Neymar dhe as nga një grup miqsh. Sipas shtypit spanjol, ka qenë revista e njohur braz...
Sport
1 Prill 2024, 09:00
ITALI - Ish-sulmuesi spanjoll José Mari ka kujtuar, në një intervistë për 'AS', ditën kur u thirr për një kontroll a...
Sport
1 Prill 2024, 08:30
HOLANDE - I dënuar në fillim të muajit me gjashtë vjet burg për importimin e më shumë se 1300 kilogramëve kokain&...
Sport
1 Prill 2024, 08:15
FRANCE - Paris SG fitoi derbin gjithmonë të vështirë kundër Marsejës, 2-0, por një nga temat kryesore përfundoi v...
Sport
1 Prill 2024, 08:00
ITALI - Gjithçka është e gabuar, gjithçka duhet të ribëhet. Kolapsi i brendshëm ndaj Atalantës shënoi fundin ...
Sport
1 Prill 2024, 07:30
SPANJE - Pa Vinicius kujdeset Rodrygo, Real Madrid fiton 2-0 ndaj Athletic Bilbaos në ‘Bernabeu’. Mysafirët përpiqen menjëher&...
Sport
31 Mars 2024, 22:42
ANGLI - Florian Marku ka regjistruar sot humbjen e tij të parë në ringun profesionist, teksa është mundur me pikë pas 10 raundesh ...
Sport
31 Mars 2024, 22:34
TURQI - Ndonëse luan në Turqi, Mario Balotelli nuk mungon asnjëherë me komentet e tij mbi futbollin në Itali, teksa së fundi ë...
Sport
31 Mars 2024, 20:51
RUSI - Mirlind Daku, sulmuesi i Kombëtares shqiptare ishte si gjithmonë titullar në majë të sulmit të Rubin Kazanit, teksa n&eum...