29 Korrik 2023, 20:19
Nga DOSJA

TIRANE - Edhe pse ende Dinamo nuk e ka zyrtarizuar, Dritan Mehmeti nuk është më trajner i skuadrës blu. Lajmi është bërë i ditur nga vetë tekniku kryqytetas, i cili e pohon një gjë të tillë, duke u shprehur se është divocuar nga drejtuesit e klubit dinamovit.
“Po, nuk jam më pjesë e Dinamos. E mora drejtimin e kësaj skuadre në një moment shumë të vështirë sezonin e kaluar, një moment mjaft delikat. Arritëm një sukses me ngjitjen në Superiore dhe kishim nisur përgatitjet për sezonin e ri.
Më ka kontaktuar sot një drejtues i klubit për të më komunikuar vendimin. Puna ime përfundon këtu dhe i uroj suksese Dinamos në të ardhmen. Falënderoj tifozët e Dinamos për mbështetjen,”- është shprehur trajneri Dritan Mehmeti, duke e mbyllur kapitullin e tij me skuadrën që e ngjiti në Superiore.
Igli Tare dhe Luixhi Di Biaxho (djathtas), duke ndjekur një ndeshje të Dinamos
Edhe pse ende nuk ka gjë zyrtare, tani pritet që drejtimin e Dinamos ta marrë trajneri i njohur italian Luixhi Di Biaxho, me të cilin klubi ka arritur akordin. Në fillim të javës së ardhshme skuadra blu do të shkojë në Itali për vazhdimin e fazës përgatitore dhe aty do të nisë punën trajneri i ri, që me shumë gjasa do të ketë stafin e tij.
Ishte një lëvizje e pritshme, duke pasur parasysh zhvillimet e fundit, me projektin ‘Dinamo City’. Lëvizja e parë ishte zëvendësimi i trajnerit Mehmeti me italianin Di Biaxho.
B.T (Dosja.al)
Sport
29 Korrik 2023, 19:00
ZVICER - UEFA i ka vendosur ndalim Shkupit dhe më konkretisht tifozëve të klubit për të udhëtuar drejt Bullgarisë, për n...
Sport
29 Korrik 2023, 18:30
SHBA - Duke bërë debutimin e tij në tokën amerikane kundër Cruz Azul, 36-vjeçari argjentinas, ish-lojtar i Barcelonës dhe P...
Sport
29 Korrik 2023, 18:00
SHBA - Pronari i Inter Miami dhe legjenda e madhe e futbollit anglez, David Beckham ka ndarë gjëra interesante në një intervistë pë...
Sport
29 Korrik 2023, 17:30
SHBA - Carlo Ancelotti është i bindur se skuadra nuk do të ketë vështirësi në sulm, pasi golashënuesi Karim Benzema ...
Sport
29 Korrik 2023, 17:07
ITALI - Mediat italiane raportojnë se Ante Rebiç do të vazhdojë karrierën te Besiktas pas tre sezonesh te Milani.
Kroati tashmë...
Sport
29 Korrik 2023, 17:00
SERBI - Njoftimi i ish-liderit botëror vjen në të njëjtën kohë, kur në Serbi u publikua një dokumentar për jetë...
Sport
29 Korrik 2023, 16:30
AUSTRI - Trajneri i ri gjerman Matthias Jaissle, i cili deri më tani ka trajnuar skuadrën austriake të RB Salzburg, ka nënshkruar kontrat&...
Sport
29 Korrik 2023, 16:00
ANGLI - Në rrjetet sociale dominojnë fotot që kanë pak lidhje me futbollin, por me modelingun dhe vetëm njohësit e mirë t&e...
Sport
29 Korrik 2023, 15:30
SHBA - Pas peshimit zyrtar para ndeshjes mes Errol Spence dhe Terence Crawford, në korridorin e “T-Mobile Arena” në Las Vegas, ka pasur ...
Sport
29 Korrik 2023, 15:00
ANGLI - Lojtar i lirë në merkato, Jesse Lingard hëngri një “shpullë” nga drejtësia britanike për një rast t&...