LIVE UPDATES
Sport

Duka analizon sezonin: “Superiorja, rivalitet i fortë për 'Final Four' dhe mbijetesë”...

Kreu i qeverisë së futbollit foli gjithashtu edhe për rëndësinë e investimeve në infrastrukturë dhe nevojën e madhe që ka shtimi i terreneve dhe fushave të futbollit, veçanërisht sa i përket terreneve stërvitore.

5 Prill 2025, 17:51 Nga DOSJA

Duka analizon sezonin: “Superiorja, rivalitet i fortë për

TIRANE - Presidenti i FSHF-së, Armand Duka në një prononcim për mediat ka analizuar fazën finale të kampionatit “Abisnet Superiore, duke vlerësuar garën e fortë që po bëhet si sa i përket pjesëmarrjes në “Final 4” ashtu edhe në luftën për mbijetesë.

Kreu i qeverisë së futbollit foli gjithashtu edhe për rëndësinë e investimeve në infrastrukturë dhe nevojën e madhe që ka shtimi i terreneve dhe fushave të futbollit, veçanërisht sa i përket terreneve stërvitore. Gjithashtu ai nënvizoi edhe rëndësinë që kanë projektet e reja për rindërtimin e katër stadiumeve të reja dhe implementimin e projektit të FSHF “100 fushat”.

Analiza e Abissnet Superiore? “Çdo kampionat në fazën e fundit bëhet vërtetë emocionues, interesant sepse ndahen ato vendimet e kontributit të një viti, kështu që ka vërtetë më shumë garë, më shumë impenjim sidomos nga skuadrat që pretendojnë për më shumë nga ky kampionat.

Nuk mund të parashikoj asgjë, gjëja që është më e parashikueshme nga të gjitha është që pothuajse katër skuadrat që do të marrin pjesë në “Final 4” në stadiumin “Arena Kombëtare” janë të përcaktuara, mbase me ndonjë diskutim mes Partizanit dhe Elbasanit, ndërkohë që thuajse kanë siguruar vendet Vllaznia, Egnatia dhe Dinamo.

Tashmë fatkeqësisht në fund të kampionatit jo të gjithë janë të gëzuar me rezultatet, por duhet të jemi të gëzuar me lojën dhe kontributin që kanë dhënë gjatë vitit.

Gjithë garat kanë emocionet specifike, kanë emocione për të qenë pjesë e “Final 4”, ka emocione për të qenë kampionë apo emocionet e veta për të siguruar mbijetesën. Lufta më e ashpër për momentin duket sikur është në fundin e tabelës, ku renditja është shumë e ngjeshur nga vendi i 6-të deri në vendin e 10-të, janë diferenca të vogla”.

Investimet në infrastrukturë? “Investimet janë një nga kolonat kryesore për zhvillimin e futbollit dhe për këtë ne jemi përqendruar shumë që kjo të ndryshojë pozitivisht. Investimet e përbashkëta të bëra për futbollin në Shqipëri janë vërtetë shumë, por duhen akoma më shumë. Projektet që ne kemi dhe po vazhdojmë të implementojmë janë të shumta, sepse vazhdon projekti ‘100 fushat’ sepse sëmundja kryesore e jona është fusha e stërvitjes, dhe jo ajo e lojës.

Në një lloj mënyre infrastruktura e zhvillimit të aktivitetit, sidomos të kampionatit Abissnet Superiore është në nivele të kënaqshme. Janë bërë disa stadiume në Shqipëri, janë në projekt për t’u rindërtuar tre stadiume të reja dhe i është shtuar edhe një projekt i katërt tashmë me stadiumin “Selman Stërmasi”, që besoj do ta çojë në një stad më të lartë e më të pranueshëm nivelin e stadiumeve dhe infrastrukturës sportive për futbollin e luajtur.

Janë projekte që do të vazhdojnë, asnjëherë nuk mund të themi që janë mjaftueshëm, sepse sa më shumë shtohet numri i futbollistëve dhe interesi për futbollin, aq më shumë duhen ambiente më të përshtatshme për të pasur aktivitete me nivel më të mirë organizimi dhe me kushte më të mira për spektatorët. Mbetet sfidë për klubet, por edhe për FSHF-në që këto stadiume të reja të rikonstruktuara të mbushen, po me njerëz kaq të mirë që ta mbështesin futbollin”.

B.T (Dosja.al)

Sondazh

Poll

“Onkologjiku është një Auschwitz”/ Fjalimi prekës i protestuesit që po lufton me kancerin

“Onkologjiku është një Auschwitz”/ Fjalimi prekës i protestuesit që po lufton me kancerin

"Rrjolli nuk hesht"/ Valë revolte ndaj qeverisë edhe në Shkodër: Revolucion!

"Na pyesin kush e organizon protestën..."/ Qytetarja: Protestën e organizuan ata që na vodhën

"Poshtë qeveria"/ Protestuesit i bëjnë thirrje kryeministrit Rama: Jep dorëheqjen

Protesta e diasporës kundër projektit në Zvërnec/ Vjena i bashkohet revoltës kundër qeverisë Rama

Berisha: Këshilli Kombëtar i PD thirrjet javën që vjen. Nuk do të rivalizojmë me protestë

Berisha: Qeveria jonë nuk kishte asnjë përjashtim për taksat, përveç investimeve në zonat malore

Berisha: Komisioni i Sigurisë në Kuvend do hetojë vrasjen në krye të detyrës të policit në Korçë

Berisha: Sistemi që instaloi pas mbylljes së TikTok-ut për të survejuar internetin

Berisha: Rama po grabit kanionin e Gjipesë, po përdor Ardit Bidon për të falsifikuar dokumentet

Protestuesit njëzëri "Rama në burg, Berisha në burg"/ Berisha iu përgjigjet: Jeni vegël e qeverisë

Qindra qytetarë mblidhen në Londër: Rama në burg, Berisha në burg, mos dalshin prej burgu!

Ministri i Turizmit Blendi Gonxhe zbret në Pogradec me avion uji

"S’ka dialog, po na marrin pronat"/ Qytetarët protestë në Zvërnec

"Në 2030 jemi në BE"/ Rama: Më tregojnë mua këto honxhobonxho investimet strategjike

"Thirrja “Shqipëria e shqiptarëve” rraciste"/ Rama: Nëse do shisnim Shqipërinë

35-vjetori i PS në Vlorë, Rama: Investimi është bekim jo vetëm i Vlorës, por i gjithë Shqipërisë

Protestuesit marshojnë rrugëve pas protestës para kryeministrisë, godasin me shishe ekranin

Rama për gazetarin italian: Unë i gjunjëzohem vetëm Giorgia Melonit

“Po kur thonë 5 kushte”/ Rama ironizon protestuesit: Nëse jap dorëheqjen, si do i bëj të tjerat?

E reja bën thirrje kundër Ramës, punonjësit e sigurisë e largojnë me forcë

"Anulo projektin"/E reja shtatzënë në protestë:Jam këtu për vajzën time dhe të ardhmen ne Shqipërisë

Protestuesi shpërthen para kryeministrisë: Berisha dhe Rama të hapin veshët dhe të dëgjojnë

Protesta para Kryeministrisë, Murgesha: Veriun e kanë harruar, po na ra një sëmundje ne jemi përtokë

Rama thirrje protestuesve: Jo 5 mijë veta, por 500 mijë të dalin në shesh nuk mjaftojnë

Rama në Vlorë: Fajtorin e gjen prokuroria dhe gjykata, qeveria e ka të ndaluar këtë punë

Rama- qytetarit në Vlorë: Gati jam të shaj gjykatën, por më prish punë me Europën

Tension në Vlorë/Punonjësit e sigurisë i grisin pankartën, qytetarja shpërthen në lot:Nuk bëra asgje

Rama në Zvërnec: Brunës i thash nuk dua njerëz nga Vlora, por s'kam frikë të përballem

"Prona nuk është kthyer"/Rama përplaset me banorin e Zvërnecit:Me kë po flet? Të mos bëjmë debat kot

Rama nga Vlora: Shqipëria shitet apo nuk shitet e vendosin pronarët, jo qeveritë apo protestuesit

Humb një fëmijë në mes të turmës, mobilizohen gjithë protestuesit për ta gjetur

Nesër njoftohen 2 protesta: Në 10:00 në Zvërnec, në 18:00 në Tiranë#dosja #protesta

Rama batuta me qytetarin: Edhe kjo me duhet që t'më dali nami se shoh njerëzit nga pantollonat

“Ajo që the me vrau"/ Banori i Zvërnecit i drejtohet Ramës: Kam 35 vite që luftoj

Kur do të anëtarësohet Shqipëria? Rama: S’parashikohet Zoti, seksi dhe BE-ja

Rama flet nga Mali i Zi për Zvërnecin: Nuk ka projekt ende, por kjo është dhuratë për Shqipërinë

Berisha: Dosjen e Lindave të AKSHI-t e ka mbyllur përfundimisht Rama

Berisha: Mbështesim plotësisht të drejtën e çdo qytetari për protestë, por nuk marrim pjesë

Ngushëllimet/ Berisha: Enea Mekolli është dy herë hero, vrasësi i tij financohej me fonde shtetërore

Vrasja e Enea Mekollit/ Berisha: Do hetojë edhe Komisioni i Sigurisë...

Nisin homazhet për policin që u vra në krye të detyrës gjatë aksionit në Maliq, kolegët e tij në lot

Drejtori i Hekurudhave, Ergys Verdho paraqitet në SPAK

Pas më shumë se katër orësh, qytetarët vijojnë protestën rrugëve të Kryeqytetit

Gjesti i veçantë i protestuesit, u dhuron lule efektivëve në shenjë solidariteti për policin e vrarë

Pas tre orësh protestë, turma vijon qëndresën: Dorëheqje!

Prej më shumë se tre orësh para Kryeministrisë, protestuesit ndezin flakadanë

"Kush s'kërcen nuk është shqiptar o hej"/ PAMJE me dron nga protesta madhështore për Zvërnecin

Thirrja e qytetarit të Rrjollit: Hajde rini, merre situatën në dorë dhe drejto vendin

Me flamuj dhe pankarta në duar, qytetarët e Durrësit sërish protestë për projektin në Zvërnec