LIVE UPDATES
Sport

Duka: “Skema e re e kampionatit, me Final Four, më shumë para për klubet, më shumë garë mes ekipeve!”

Kreu i qeverisë së futbollit shqiptar tha se fundi i kampionatit është gjithmonë interesant pasi luhet për të vendosur verdiktet e sezonit, ndërsa për formulën “Final Four” ai theksoi se deri tani është diçka pozitive, pasi klubet do të përfitojnë më shumë të ardhura.

8 Maj 2024, 20:09 Nga DOSJA
Duka: “Skema e re e kampionatit, me Final Four, më shumë para

TIRANE - Presidenti i Federatës Shqiptare të Futbollit, Armand Duka, ka zhvilluar një intervistë në “RTSH”, ku ka folur për kampionatin “Abissnet Superiore”, skemën e re “Final Four” dhe se si po shkojnë përgatitjet e fundit para Europianit “Gjermani 2024”.

Kreu i qeverisë së futbollit shqiptar tha se fundi i kampionatit është gjithmonë interesant pasi luhet për të vendosur verdiktet e sezonit, ndërsa për formulën “Final Four” ai theksoi se deri tani është diçka pozitive, pasi klubet do të përfitojnë më shumë të ardhura. Përsa i përket Europianit, Presidenti Duka, tha se përgatitjet janë bërë në detaje dhe bëri edhe njëherë thirrje që të gjithë së bashku: lojtarët, stafi teknik, tifozët ta shijojmë Europianin.

-Fundi i kampionatit “Abissnet Superiore”, shpërblimet financiare të ekipeve, skema e re “Final Four” dhe gara për vendin e katërt?

– Kampionati gjithmonë në fund bëhet interesant sepse pritet me emocion fituesi, renditja përfundimtare dhe se kush do të bjerë nga kategoria. Ky vit është akoma më i veçantë për kampionatin shqiptar sepse është me një skemë ndryshe. Katër skuadrat e renditura nga vendi i parë në të katërt do të luajnë në “Air Albania” për të ndarë pozicionet, titullin kampion dhe dy ekipet pjesëmarrëse në Kupat e Europës, nëse fituesi i Kupës së Shqipërisë do të jetë jashtë katërshes sepse sot kemi në finale Egnatian dhe Kukësin. Nëse fitues do të jetë Kukësi atëherë tre vendet e para do të luajnë në Europë dhe nëse ndodh e kundërta ekipet e “Final Four” do të marrin pjesë në kompeticionet eliminatore europiane.

Është një formulë interesante dhe e re. Mbetet për ta parë dhe shijuar deri në fund. Për mua është pozitive deri tani, pasi askush nuk e di renditjen përveç tre vendeve të para që janë tashmë pjesë e “Final Four” Egnatia, Vllaznia dhe Partizani. Akoma po bëhet luftë për vendin e parë sepse pavarësisht se luhet për kampionin e edicionit në “Final Four”, ka edhe një lloj stimuli edhe për renditjen e 36-të javëve si financiare që nuk është e vogël, nga FSHF, nga të ardhurat e të drejtave televizive dhe shumë benefite të tjera. Përveç kësaj është edhe lufta për titullin kampion. Mbetet për t’u parë turneu final, sa do të jetë interesant, sa do të ofrojë akoma më shumë njerëz rreth futbollit, sa do ta ndihmojë kualitetin e futbollit për të qenë akoma më atraktiv dhe më rezultativ.

Nëse do të jetë apo jo Skënderbeu, apo kush do të jetë pjesë e “Final Four” ne nuk mund ta themi sot. Në lojë për vendin e katërt janë më shumë se sa tre skuadra, kështu që unë uroj që çdo ekip të bëjë më të mirën dhe pjesë e “Final Four” të jetë kush e meriton. Skënderbeu është i penalizuar që të mos marrë pjesë në Kupat e Europës dhe për këtë edicion nuk do të marrë pjesë pavarësisht se mund të jetë pjesë e katërshes finale, ndërsa në të ardhmen përpjekjet mund të jenë. Është një gjë e vështirë që Skënderbeu të marri pjesë akoma pa përfunduar kohën e penalizimit sepse i ka kaluar të gjitha shkallët e gjykimit sportiv.

-Përgatitjet për Europianin “Gjermani 2024”, ndjesitë personale dhe rrugëtimi i Kombëtares deri në ndeshjet e grupit?

– E para ajo që ndjej më shumë është kënaqësi sesa emocion. Jam vërtetë shumë i kënaqur deri në nivelet e lumturisë sportive, për këtë dhuratë që na ka bërë skuadra Kombëtare për të qenë pjesë e këtij kompeticioni. Në fëmijërinë time kam pasur ëndërr ta shoh Europianin në televizor, më vonë arritëm ta shohim jo vetëm në televizor, por edhe në stadium, por jo si pjesëmarrës në Europian. Sot djemtë na bënë që të jemi jo vetëm në stadium por edhe si pjesëmarrës, aktorë. Jam shumë i lumtur për këtë fakt. Kjo është gjëja se si unë e përjetoj, pastaj përgatitjet i kemi bërë në detaje.

Kemi planifikuar gjithçka, çdo gjë është programuar për Europianin. Edhe ju jeni të informuar për rrugëtimin që do të bëjë skuadra deri në zhvillimin e ndeshjeve. Skuadra do të grumbullohet në Tiranë në ditët e fundit të muajit maj. Pastaj do të udhëtojë në Austri ku do të zhvillojë një fazë përgatitore për një javë, ku do të luajë edhe dy ndeshje miqësore, më datë 3 qershor kundër Lihtenshtejnit dhe më datë 7 qershor ndaj Azerbajxhanit në stadiumin “Haladás Sportkomplexum” në Hungari, e cila është shumë afër hotelit ku skuadra do të qëndrojë në Austri.

Dy ndeshje dhe dy kundërshtarë të kërkuar kështu nga stafi dhe trajneri Silvinjo. Më datë 8 qershor do të udhëtojmë drejt Gjermanisë në qendrën e rezervuar për ekipin Kombëtar në SportCentrum Kaiserau, ku skuadra do të qëndrojë gjatë gjithë kohës që do të jetë pjesë aktive e Europianit. Në ditët e ndeshjes skuadra do të spostohet në qytetet respektive ku do të luhen ndeshjet. Çdo detaj është programuar, çdo gjë është gati, tani mbetet të  shohim dhe ta shijojmë. Skuadra dhe djemtë ta shijojnë Europianin sepse në fund të fundit ato janë aktorët kryesorë dhe djersa e tyre na ka çuar atje, por të gjithë ne që jemi aksesorë plotësues të kësaj skuadre, bashkë me stafin, me trajnerin Silvinjo, me tifozët ta shijojmë dhe ta shtyjmë skuadrën që të bëjë sa më mirë dhe për të bërë sa më mirë ne nuk duhet t’i japim ngarkesë skuadrës. Ne nuk kemi pse ta vendosim nën presion skuadrën, ata duhet të bëjnë atë që kanë bërë gjatë kualifikueseve, duhet të kenë të njëjtën performancë, të njëjtin bashkëpunim me njëri-tjetrin, duhet të jenë ashtu siç kanë qenë gjatë gjithë kohës, vëllezër me njëri – tjetrin, të japin maksimumin në fushë dhe të shpresojmë që të qëndrojmë sa më gjatë në Gjermani.

Vendimi për të zgjeruar listën e lojtarëve nga 23 në 26 për finalet e Europianit “Gjermani 2024”?

-Në këndvështrimin oportunist për Silvinjon dhe stafin e tij është lëvizje e mirë sepse do të ketë më pak pikëpyetje për futbollistët që do të grumbullojë, pavarësisht se unë, trajneri dhe stafi kemi qenë kundër kësaj gjëje. Tashmë ky është një vendim që do ta respektojmë dhe do mundohemi që të bëjmë më të mirën me këtë numër futbollistësh.

B.T (Dosja.al)

Sondazh

Poll

E paprecedentë/ Momenti kur patronazhistët tentojnë të rrëmbejnë qytetarin në protestë

E paprecedentë/ Momenti kur patronazhistët tentojnë të rrëmbejnë qytetarin në protestë

Berisha: Rama erdhi për të marrë në dorë reformën territoriale, varrosi një punë 1-vjeçare...

Tensione para Parlamentit/ Makinat e deputetëve largohen nga Kuvendi, protestuesit godasin me vezë

Berisha: Rama erdhi që të urdhëronte ndërprerjen e debatit në Kuvend

Berisha: Edi Rama, po bën gjithçka që të manipulojë zgjedhjet

Lagu kryeminstrin Rama me ujë/ Gazment Bardhi përjashtohet nga seanca

Skandal/ Policia tërheq zvarrë aktivistin Edison Lika, i riu po denonconte live

Vatra e zjarrit përhapet pranë banesave në Fermë të Rromsit në Mallakastër, zjarrfikësit në terren

Kryeministri mbërrin në Kuvend, deputetët e presin me thirrjet e protestës: Rama, jepe dorëheqjen

Protestuesit vendosin qese me mbetje pranë kordonit policor, thirrje: Mos i mbroni plehrat

Korreshi në Kuvend: Policët s’kanë uniforma, dalin me rroba me vrima që ua ka ngrënë mola

Berisha-Klosit: Je peng i bixhozit, prandaj bën avokatinë e Edi Ramës

"Duhet vetëpastrim. Ti Sali ke fuqinë të çlirosh opozitën"/ Berisha-Spiropalit: Pëllumbesha në...

Akt qytetar! Protestuesit aksion para Kuvendit, mbledhin mbeturinat

"O çifut"/ Protestuesit "shënjestrojnë" me vezë Ervin Hoxhën dhe Eduard Shalsin: Tradhtarët e kombit

Tensione në Kuvend, PD nuk lejon Maznikun të prezantojë raportin për Reformën Territoriale

“Nuk i shpëtoni dot urrejtjes së qytetarëve”, Redi Muci: Do kërcasë veza edhe në shtator

Qytetarët hedhin vezë,policia përgjigjet ashpër,ujë me presion dhe gaz lotsjellës drejt protestuesve

"Populli nuk i do këta deputetë"/ Qytetarja para Parlametit: Duam largimin e tyre

Protesta para Kuvendit/ Momenti kur qytetari humbet ndjenjat, transportohet me urgjencë në spital

"Ti Taulant ke frikë kostumin e shtrenjtë"/ Bardhi: Të ndalet dhuna e policisë ndaj protestuesve

PD kërkon zgjatjen e afateve për “Territorialen”, Boçi: Puna duhet të vazhdojë

"O kriminele"/ Sara Mile shkon me truprojë në Kuvend, shpërthejnë protestuesit: Deputete e...

Përplasjet para Kuvendit, plagosen dy efektivë policie

Deputetët në seancë plenare, protestuesit shpërthejnë jashtë Kuvendit: PD-PS, këlyshë komunistësh

Lëkurë e skuqur dhe vështirësi në frymëmarrje e shikim, protestuesi merret me ambulancë

Balla-Bardhit: Protestuesit thonë Saliu në burg, ia plotëson kërkesën?

"Është bundra e vërtetë"/ Berisha: Balla është përfaqësuesi më i shëmtuar i karteleve

Qytetarja përplaset me policinë, kërkon të kalojë përmes gardhit metalik

Tmerr në protestën para Kuvendit/ Lëndohen disa prej protestuesve, meren me barrela

Misteri i ujit blu që policia hodhi me presion në drejtim të qytetarëve para Parlamentit

Berisha fotografon deputetët e strukur të PS: Ky është klub mafiozësh!

Efektivët "të pamëshirshëm", nuk kursejnë me ujë me piper as fëmijët

Shehaj debat në hyrje të Kuvendit: Më tregoni urdhërin pse nuk lejohem

Berisha kërkon shkrirjen e Kuvendit: Të hapet rruga për zgjidhjen që kërkon mbarë rinia

"Deputete krimi", protestuesit godasin me vezë makinën e deputetes

Në shënjestër deputetët e Kuvendit, protestuesit të ‘armatosur' me bikerina me vezë

Kaos para Kuvendit/ E moshuara tenton të bllokojë rrugën, policia e tërheq zvarrë

Në shënjestër deputetët e Kuvendit, protestuesit të ‘armatosur' me bikerina me vezë

Flamingot “mbërrijnë” para Kuvendit: Parlament i krimit

PROTESTA

Tensionet e para jashtë Kuvendit, qytetarët tentojnë të heqin gardhin metalik, ndërhyn policia

Protesta para Parlamentit, Kuvendi ‘blindohet’ me gardhe metalike

Aksidenti tragjik te rrethrrotullimi i TEG-ut, ja momenti kur betonierja humbi kontrollin dhe ra

Mbyllen fjalimet para Kryeministrisë, qytetarët marshojnë në rrugët e kryeqytetit: Ju erdhi fundi!

“67 vajzat e djemtë që sot morën diplomën”/ Rama: Transformimi nuk ndalet

Diplomimi i 67 oficerëve të rinj/ Rama: Deri në 2030 paga si të NATO-s

Aktivistja: Çështja e pronave të Rrjollit në Gjykatën e Lartë, nuk do t’i gëzoni!

Qytetari: Rama u rikthye përsëri atje në vendin e krimit, në Theth

Qytetari: Unë kam ardhur këtu sepse më ka sjellë halli