Protesta më e madhe e paralajmëruar/ Me thirrjet 'Shqipëri e re', nis protesta e 7-të në sheshin “Skënderbej" kundër projektit të Zvërnecit
"Shqipëri e re"/ Ushtojnë rrugët e Tiranës: Revolucion 6 Qershor, 22:13 Protestuesit nis...
"Shqipëri e re"/ Ushtojnë rrugët e Tiranës: Revolucion 6 Qershor, 22:13 Protestuesit nis...
VIDEO/ Çështja e Zvërnecit/ Qindra qytetarë mblidhen në Londër: Rama në burg, Berisha në burg, mos dal...
Berisha: Këshilli Kombëtar i PD thirrjet javën që vjen. Nuk do të rivalizojmë me protestë, por do bëjm&e...
“Zvërneci” në gjykatë/ Rama: Paratë e shitjes janë bllokuar, nëse fitoni ato ju takojnë juve 5 ...
“Në finale ne kemi ftuar një nga arbitrat më të mirë të globit, polakun Marçiniak, i cili do të gjykojë ndeshjen finale për të pasur sa më pak aludime për fituesin,”- tha presidenti Duka
TIRANE - Presidenti i FSHF-së, Armand Duka, foli për mediat pas përfundimit të ceremonisë së shortit të “Final 4”, ku goglat përcaktuan përballjet Egnatia - Partizani dhe Vllaznia - Dinamo City.
Kreu i qeverisë së futbollit falënderoi të gjithë për kontributin e jashtëzakonshëm gjatë kampionatit të rregullt, ndërsa u uroi sa më shumë suksese katër skuadrave në fazën finale.
Gjithashtu, presidenti Duka zbuloi se gjyqtari i mirënjohur në arenën ndërkombëtare, Szymon Marciniak, do të vendosë drejtësi në ndeshjen finale të 12 majit.
Shorti i “Final Four”, 36 javë vërtetë të luftuara, me garë deri në momentet e fundit? “Një garë e bukur, që ka prodhuar një klasifikim të luftuar për të 10-ta skuadrat pjesëmarrëse. Do të doja të falënderoja futbollistët për kontributin gjatë këtij edicioni, për emocionet e dhuruara për të gjithë spektatorët në shkallët e stadiumeve dhe për shikuesit në RTSH.
Dua të falënderoj drejtuesit e klubeve dhe stafet teknike. I uroj katër skuadrave finaliste performancë sa më të mirë. Ne duhet ta shijojmë “Final Four”, spektaklin që do të dhurojnë skuadrat. Duhet të shohim rezultatet e saj dhe pastaj të vazhdojmë për sezonin tjetër çdo gjë gati”.
Arbitër i huaj në finale? “Kjo është një gjë që diskutohet shumë, edhe gjykimi është faktor i rëndësishëm i garës. Jam i bindur që arbitrimi në Shqipëri është në nivele maksimale dhe mund t’i përgjigjet nivelit të futbollit shqiptar. Këtë e tregon edhe kontributi i arbitrave shqiptarë në kompeticionet europiane deri në fazat e grupeve.
Në “Final Four” do të gjykojnë katër gjyqtarët e FIFA-s që kemi. Të katërt do të jenë në dispozicion në gjysmëfinalet e para. Nëpërmjet shortit do të përcaktohen dhe ai që do të gjykojë ndeshjen e parë, nuk do jetë në gjysmëfinalen e dytë. Po nëpërmjet shortit. Sot duhen 7 gjyqtarë, të tjerët do jenë në pozicione të tjera.
Në finale ne kemi ftuar një nga arbitrat më të mirë të globit, polakun Marçiniak, i cili do të gjykojë ndeshjen finale për të pasur sa më pak aludime për fituesin,”- tha presidenti Duka në prononcimin e tij për mediat pas shortit të “Final 4”.

B.T (Dosja.al)
TIRANE - Në mesditën e së martës, në “Shtëpinë e Futbollit”, FSHA hodhi shortin për dy gjysmëfinalet e ...
SPANJE - Guti, një ish-lojtar i Real Madridit, paralajmëroi në programin El Chiringuito të prezantuar nga Josep Pedrerol,&nbs...
ITALI - Ndërsa pret të ketë siguri për sulmuesin Thuram, francezi do të udhëtojë me ekipin për në Barcelonë, ...
ITALI - Një dopietë nga Pedro në 5 minuta, e shpëtoi Lazion në ndeshjen që përfundoi 2-2 ndaj Parm&e...
SPANJE - Finalja e fundit e Kupës së Mbretit midis Real Madridit dhe Barcelonës dhe rezultati që rezultoi nga kjo nuk kanë kaluar pa u ...
ANGLI - Një lexues buzësh zbulon bisedat sekrete midis Trent Alexander-Arnold dhe pronarit të Liverpoolit, John W. Henry, në fus...
SPANJE - Trajneri i Real Madridit pritet të japë dorëheqjen këtë verë dhe të marrë drejtimin e ekipit kombëtar t&eu...
ANGLI - Para së gjithash, Arteta iu referua ndërprerjes së energjisë në Spanjë: "Kam dëgjuar për këtë...
ESTONI - Protestë sensacionale nga atletët zviceranë gjatë ceremonisë së ndarjes së çmimeve të Kampionatit Evropi...
SPANJE - Një lojtar i jashtëzakonshëm me topin, Pedri i ka frustruar prej kohësh tifozët e tij me lëndimet e përs&e...