Zgjedhjet e treta parlamentare brenda 16 muajsh/ Përfundon procesi i numërimit, Lëvizja Vetëvendosje shpallet fituese
Dalin exit poll-et pas zgjedhjeve në Kosovë, kryeson Albin Kurti me 42%, më pas renditen PDK dhe LDK 7 Qershor, 19:06 ...
Dalin exit poll-et pas zgjedhjeve në Kosovë, kryeson Albin Kurti me 42%, më pas renditen PDK dhe LDK 7 Qershor, 19:06 ...
“Flamingot, jo rastësisht në ngjyrën e PS”/ Protesta, Rama: Blogerët janë në Palasë, moralist&eum...
"I gjithë ky organizimi këtu quhet..."/ Protesta e tetë, gazetari 'zbulon' organizatorët e vërtetë të tubimit...
Si u zhvillua operacioni për arrestimin e Violand Braçellarit, çobanin e veshën si polic/ “Dorëzo armën&...
Finalja e madhe e “Final 4” në kampionatin “Abissnet Superiore” do të gjykohet nga një arbitër i huaj dhe me shumë eksperiencë në arenën Europiane.

TIRANE - Departamenti i Komunikimit në Federatën Shqiptare të Futbollit bën me dije se është arritur akordi, që finalja e madhe e “Final 4”, ku do të përcaktohet edhe ekipi kampion i këtij sezonin në kampionatin “Abissnet Superiore” do të drejtohet nga gjyqtar anglez, Anthony Taylor.
Gjithashtu FSHF bën me dije se edhe ndihmësit e Anthony Taylor në finalen e madhe të 26 maj do të jenë të huaj dhe në ditët në vijim do të bëhen publike emrat e përzgjedhur.
Arbitri 45-vjeçar i cili mban prej kohësh stemën e FIFA-s, ka një karrierë të pasur në botën e futbollit pasi drejton takime të nivelit të lartë në Premier League, UEFA Champions League, UEFA Europa League etj.
Gjithashtu Anthony Taylor ka gjykuar edhe disa finale të rëndësishme, ku vlen të përmendet finalja e vitit të kaluar në UEFA Europa League, Sevilla - Roma, ndeshjen finale të FIFA Club World Cup në sezonin 2022/2023, Real Madrid - Al-Hilal, takimin final të UEFA Nations League të sezonit 2020/2021, Spanjë - Francë, sfidën finale të UEFA Super Cup 2020/2021, Bayern Munich - Sevilla etj.
Gjyqtari anglez së fundmi drejtoi edhe takimin e parë gjysmëfinal në UEFA Champions League, Borussia Dortmund - PSG.
“Final 4” është risia e këtij sezoni në kampionatin “Abissnet Superiore” dhe FSHF i ka dhënë një rëndësi maksimale këtyre ndeshjeve, për ta përmbyllur në mënyrën e duhur edicionin futbollistik.
B.T (Dosja.al)
SPANJE - Trajneri i Real Valladolid, Paulo Pezzolano, siguroi këtë të enjte, në një konferencë për shtyp, se pres...
GJERMANI - Jamie Carragher, ish- futbollisti i Liverpool-it dhe bashkëpunëtor aktual në programin CBS Sports Golazo, përje...
ANGLI - Pas eliminimit të FA Cup, dhe me daljen nga Europa League, opsionet e largëta për të kaluar Manchester City dhe Arsenal ...
ANGLI - UEFA Conference League ka hyrë në fazën e saj më të nxehtë, me kompeticionin që është bërë gati...
ITALI - Sonte, në orën 21:00, Europa League premton shumë emocione e spektakël me ndeshjet e para gjysmëfinale, me dy sfida tepë...
GJERMANI - Në tokë, ndonjëherë ishte e vështirë për ta gjetur, dhe në autobusin e kthimit, ishte e pamundur! Si&ccedi...
ANGLI - Një muaj nga fundi i sezonit dhe ndërkohë që janë të vendosur për të fituar Premier Ligën, “Reds&rd...
ITALI - Që nga ardhja e Gian Piero Gasperinit në stolin e Atalantës në verën e vitit 2016, ‘Dea’ ka ndryshuar dimension. ...
AUSTRI - Ishte një vendim shumë i pritur. Bayern Munich mendoi se mund të shpallte emrin e trajnerit të tyre të ri pas ndeshjes ...
FRANCE - Le të fillojmë me siguritë. Lucas Hernandez nuk do të jetë në gjendje të rikthehet në ndeshjen e kthimit t&eu...