Sot dita e 8 e revoltës, nis organizimi i protestuesve në sheshin “Skënderbej”
Protesta e tetë kundër projektit në Zvërnec/ Nis grumbullimi në sheshin "Skërndërbej" 7 Qershor, 18:08 ...
Protesta e tetë kundër projektit në Zvërnec/ Nis grumbullimi në sheshin "Skërndërbej" 7 Qershor, 18:08 ...
Si u zhvillua operacioni për arrestimin e Violand Braçellarit, çobanin e veshën si polic/ “Dorëzo armën&...
"Rama në burg, Berisha në Burg"/ Shqiptarët sërish në protestë para Ambasadës në Londër: Shqipë...
Rama shpërthen ndaj protestuesve: Dalin delirantë dhe influencera që fitojnë paratë e dynjasë dhe jetojnë me ...
Tenistja Paula Badosa njofton ndarjen e saj me Stefanos Tsitsipas, afër një vit pasi ata bënë publike se ishin çift.

SPANJE - Çifti më i famshëm në skenën aktuale të tenisit është ndarë. Spanjolja Paula Badosa dhe greku Stefanos Tsitsipas kanë vendosur të ndjekin rrugë të ndryshme.
Kështu ka deklaruar në rrjetet sociale katalanasja.

"Pas shqyrtimit të kujdesshëm dhe shumë momenteve të dashura së bashku, Stefanos dhe unë kemi vendosur të ndahemi miqësisht. Kemi ndarë një udhëtim plot dashuri dhe mësim, dhe tani zgjedhim të ecim përpara vetëm si miq me respekt të ndërsjellë të pamasë”,- thekson në deklaratën e saj tenistja nga Begurja.
Ajo shton se "ne vlerësojmë mbështetjen e miqve tanë, të familjes dhe të gjithë atyre që kanë qenë pjesë e historisë sonë. Ndërsa kalojmë përpara në këtë kapitull të ri të jetës sonë, ne vazhdojmë t'i urojmë njëri-tjetrit më të mirat në të gjitha përpjekjet tona."
Dhe "kërkon me dashamirësi privatësi gjatë kësaj kohe, duke ju falënderuar për mirëkuptimin dhe respektin".
Vendimi është befasues, pasi Paula Badosa dhe Stefanos Tsitsipas kishin përkrahu gjatë turneut të Madridit. Ata madje janë parë duke ecur dhe duke darkuar së bashku.
Tenisti ndodhet tashmë në Romë, ku po zhvillohet një turne i ri në të cilin do të garojnë femra dhe meshkuj gjatë dy javëve të ardhshme, përpara se të përballet me Roland Garros në Paris.
Badosa dhe Tsitsipas konfirmuan publikisht lidhjen e tyre në qershor 2023. Më pak se një vit më vonë erdhi ndarja.
Paula Badosa ka kaluar muaj shumë të vështirë për shkak të një dëmtimi të shpinës që ka lënë pasoja kronike në shëndetin e saj. Së fundmi ajo zbuloi se ka injektuar kortizon në përpjekje për të vazhduar konkurrencën.
Në moshën 26-vjeçare, ajo e ka gjetur veten jashtë ‘Top-100’-shes të botës, pa qenë në gjendje të luajë rregullisht dhe plotësisht që pothuajse nga maji 2023.
Tsitsipas, 25 vjeç, u rikthye në ‘Top-10’ të botës pasi fitoi ATP Masters 1000 në Madrid dhe finalen në trofeun Conde de Godó.
Badosa dhe Tsitsipa kishin nisur lidhjen e tyre, pasi kishin lidhur miqësi të gjata me aktorin kubanez Juan Betancourt dhe greken Theodora Petalas. Ndikim pati edhe lidhja e Paulës me prezantuesin David Broncano.
B.T (Dosja.al)
ANGLI - Erling Haaland është i zemëruar. I rënduar nga dëmtimet në javët e fundit, ‘kiborgu’ ka qenë shum&...
ZVICER - Gjyqtari i ndeshjes së kthimit gjysmëfinale ndaj Dortmundit, nuk do të sjellë kujtime të mira në Paris Saint-Germain. U...
HOLANDE - Ka kaluar shumë kohë, tashmë është zyrtare. U desh vetëm një pikë për të kapur titullin e 25-t&eum...
ITALI - Një shpërthim nga e kaluara për Sven Goran Eriksson, ishte sot në Ferraris për të ndjekur ndeshjen midis ...
SPANJE - Mosbesimi. Kjo është ajo që Íñigo Sainz-Maza, futbollisti i Racing Santander, duhet të ketë ndjerë k...
SHBA - Ish-lojtari i NBA-së, Darius Morris, ka ndërruar jetë në moshën 33-vjeçare, siç ka njoftuar skuadra në...
FRANCE - Me gjasa për t'u larguar nga Paris Saint-Germain për t'iu bashkuar Real Madridit, Kylian Mbappé ende nuk e di nëse do të j...
GJERMANI - Te Bayern Munich, nuk e dihet ende se kush do ta zëvendësojë Thomas Tuchel sezonin e ardhshëm. Edhe pse po shfaqen shumë k...
BRAZIL - Messinho është pseudonimi i tij, por emri i tij është Willian Estevao. Ky lojtar i ri i lindur në vitin 2007 luan në kl...
ANGLI - Manchester United nuk po shfaq fytyrën më të mirë këtë sezon në Premier League. Objektivi për të luajtur ...