Zgjedhjet e treta parlamentare brenda 16 muajsh/ Përfundon procesi zgjedhor në Kosovë, pritet nisja e numërimit të votave
Zgjedhjet në Kosovë, KQZ publikon shifrat: Ja sa qytetarë kanë ushtruar të drejtën e votës 7 Qershor, 19:33...
Zgjedhjet në Kosovë, KQZ publikon shifrat: Ja sa qytetarë kanë ushtruar të drejtën e votës 7 Qershor, 19:33...
“Flamingot, jo rastësisht në ngjyrën e PS”/ Protesta, Rama: Blogerët janë në Palasë, moralist&eum...
“140 hajdutët rritën rrogat tyre, duhet të dorëhiqen”/ Pensionisti i bashkohet protestës: Rama nuk &eu...
Si u zhvillua operacioni për arrestimin e Violand Braçellarit, çobanin e veshën si polic/ “Dorëzo armën&...
Kontrata e re me stafin teknik do të jetë e vlefshme deri në korrik 2026, me objektivin madhor kualifikimin për herë të parë në histori të Shqipërisë në fazën finale të Kupës së Botës.

TIRANE - Federata Shqiptare e Futbollit zyrtarizon rinovimin e kontratës me trajnerin e Kombëtares shqiptare, Sylvio Mendes Campos Júnior (Silvinjo), si edhe me dy ndihmësit e tij, Pablo Zabaleta dhe Dorival Guidoni Junior, duke konfirmuar vazhdimësinë e projektit teknik që ka sjellë rezultate historike për futbollin shqiptar.
Kontrata e re me stafin teknik do të jetë e vlefshme deri në korrik 2026, me objektivin madhor kualifikimin për herë të parë në histori të Shqipërisë në fazën finale të Kupës së Botës.
Nën drejtimin e trajnerit Sylvinho, Kombëtarja shqiptare ka shënuar një progres të dukshëm në organizim, identitet loje dhe rezultate, duke siguruar për herë të parë pjesëmarrjen në fazën play-off të Botërorit 2026.
Në muajin mars, kuqezinjtë do të luajnë një kapitull historik, duke u përballur në gjysmëfinalen e play-off-it me Poloninë, më 26 mars, ndërsa në rast kualifikimi, në finalen vendimtare do të përballen me fituesin e çiftit Ukrainë - Suedi.
Vendimi për rinovimin e kontratës reflekton besimin e plotë të FSHF-së në stafin aktual, filozofinë e punës së ndërtuar ndër vite dhe angazhimin për stabilitet, vazhdimësi dhe ambicie të larta. Ky hap synon forcimin e mëtejshëm të Kombëtares, rritjen e konkurrencës dhe përfaqësimin sa më dinjitoz të futbollit shqiptar në arenën ndërkombëtare.
Federata Shqiptare e Futbollit mbetet e vendosur të mbështesë maksimalisht Kombëtaren dhe stafin teknik në këtë rrugëtim historik, me synimin për të kthyer ëndrrën e Botërorit në realitet për të gjithë shqiptarët.
B.T (Dosja.al)
ITALI - Infermieria e Napolit po mbushet përsëri, por jo të gjitha dëmtimet janë po aq serioze. Ndërsa mungesa e ...
TIRANE - Pas më shumë se dy vitesh, Dritan Mehmeti, ish-trajneri i Dinamos është larguar në mënyrë jo korrekte, ashtu si de...
RUSI - Bota e futsallit mban zi për ndarjen nga jeta të parakohshme të Alex Aparecido Felipe Santos, i njohur thjesht si Alex Felipe. Lojtari 3...
ZVICER - Futbolli botëror po përgatitet të bëjë hapin më të madh teknologjik në historinë e tij të kohë...
ANGLI - Tashmë pa Mohamed Salah (i cili u kualifikua për çerekfinalet e Kupës së Kombeve të Afrikës me Egjiptin) dhe Alex...
Jonjo Shelvey, i fotografuar këtu në mars të vitit 2023 me Nottingham Forest, kaloi një periudhë shumë të vështirë...
ITALI - Historia e bukur midis Mike Maignan dhe AC Milan duket se do të vazhdojë. Portieri i kombëtares franceze (37 ndeshje) është s...
ANGLI - Pavarësisht emergjencës në mbrojtje, Manchester City ka vendosur të mos e tërheqë Akanjin nga huazimi i tij te Interi. ...
ITALI - Është një temë që ndan, pjesërisht sepse futbolli ka ndryshuar, dhe pjesërisht, sepse është gjithmonë...
ANGLI - Sipas The Athletic, Ole Gunnar Solskjaer është një kandidat serioz për t'u bërë trajneri i përkohshëm i M...