Tragjedia me dy viktima në Shëngjin, policia jep detaje: Të gjithë shtetas nga Kosova, tre persona në spital
3 Qersho...
Sport
E nisi direkt me gol te PSG, Renato Sanches zbulon pse i tha “jo” Milanit
Ndikimi i Renato Sanches te PSG ishte shumë pozitiv. Mesfushori portugez, i cili mbërriti nga Lille për 15 milionë euro, shënoi menjëherë në debutimin e tij në 'Parc de Prince' kundër Montpellier në ndeshjen që përfundoi 5-2 për kampionët e Francës.
15 Gusht 2022, 19:22Nga DOSJA
PARIS- Ndikimi i Renato Sanches te PSG ishte shumë pozitiv. Mesfushori portugez, i cili mbërriti nga Lille për 15 milionë euro, shënoi menjëherë në debutimin e tij në 'Parc de Prince' kundër Montpellier në ndeshjen që përfundoi 5-2 për kampionët e Francës. Për Canal Football Club, lojtari luzitan ka shpjeguar zgjedhjen e tij për të shkuar te PSG dhe jo te Milan, skuadër që prej muajsh interesohej për mesfushorin.
"PSG është një klub në të cilin do të kisha dashur të shkoja disa herë - shpjegoi lojtari- "Opsioni im i parë ka qenë gjithmonë të qëndroj në Francë dhe të luaj te PSG. Jam i sigurt se është një zgjedhje e mirë, e bëra pa marrë parasysh gjithçka dhe projekti është i mirë".
Sanches u takua me Galtierin dhe Campos në Paris: “Njohja me ata të dy më ndihmon, fola më shumë me Luisin (drejtorin sportiv), ai luajti një rol shumë të rëndësishëm”.