Zgjedhjet e treta parlamentare brenda 16 muajsh/ Përfundon procesi i numërimit, Lëvizja Vetëvendosje shpallet fituese
Dalin exit poll-et pas zgjedhjeve në Kosovë, kryeson Albin Kurti me 42%, më pas renditen PDK dhe LDK 7 Qershor, 19:06 ...
Dalin exit poll-et pas zgjedhjeve në Kosovë, kryeson Albin Kurti me 42%, më pas renditen PDK dhe LDK 7 Qershor, 19:06 ...
“Flamingot, jo rastësisht në ngjyrën e PS”/ Protesta, Rama: Blogerët janë në Palasë, moralist&eum...
"I gjithë ky organizimi këtu quhet..."/ Protesta e tetë, gazetari 'zbulon' organizatorët e vërtetë të tubimit...
Si u zhvillua operacioni për arrestimin e Violand Braçellarit, çobanin e veshën si polic/ “Dorëzo armën&...
Mësohen prapaskenat dhe arsyet e largimit të trajnerit Mareska. Por meqenëse ai u largua pas vetëm 18 muajsh, kjo do të thotë se shuma e mundshme prej 14 milionë paundësh mbeti e papaguar nga ana e Bluve të Londrës…

ANGLI - Italiani, 45 vjeç, dha dorëheqjen si trajner i Stamford Bridge ditën e Vitit të Ri, pas një prishjeje të pakthyeshme në marrëdhëniet e tij me bordin e klubit.
Por, pavarësisht kësaj frakture të hidhur, që e la të ndiente se nuk mund të qëndronte te Blutë, SunSport raporton se ai nuk kërkoi një paketë kompensimi të mundshme me vlerë rreth 14 milionë paundë.
Maresca nënshkroi një kontratë pesëvjeçare - me një opsion shtesë prej 12 muajsh - me vlerë rreth 4 milionë paundë në sezon kur mbërriti nga Leicester, në vitin 2024.
Dhe meqenëse ai u largua pas vetëm 18 muajsh, kjo do të thotë se shuma e mundshme prej 14 milionë paundësh mbeti e papaguar.

Largimi i tij erdhi më pak se pesë muaj pasi ai i kishte shtuar trofeun e Kupës së Botës për Klube FIFA suksesit të tij në Ligën e Konferencës.
Maresca u ndie aq i zemëruar për mënyrën se si po minohej nga hierarkia e Stamford Bridge saqë zgjodhi të largohej pa diskutuar kushtet. Chelsea e akuzoi atë për "papjekuri emocionale".
Deklarimet se ai u përpoq të shfrytëzonte interesin e Juves dhe Man.Cityt për t’i detyruar Blutë të nënshkruanin një marrëveshje të re, mohohen me forcë nga kampi i tij.
Maresca është gjithashtu i zemëruar me sugjerimet se ai ishte i përgatitur të vinte në rrezik mirëqenien e yjeve, përfshirë Reece James dhe Cole Palmer, dhe t'i aktivizonte ata kundër këshillave mjekësore.
Maresca pranon se ai ka pasur konfrontime me krerët e klubit se kush duhet të fillojë ndeshjet si titullar dhe kush duhet të ishte zëvendësues. Kjo duket e mbushi kupën.

Ai besonte se ndërhyrja nga lart - duke drejtuar gishtin nga bordi dhe drejtorët sportivë - e bënte pozicionin e tij të papërshtatshëm dhe gjithashtu ishte mungesë respekti ndaj ekipit dhe tifozëve.
Kjo, pas një goditjeje pas barazimit 2-2 në shtëpi të së martës me Bournemouth, solli ndarjen përfundimtare.
B.T (Dosja.al)
ITALI - Davidi humbet një penallti me një goditje të tmerrshme, Openda humbet golin e fitores në një portë pothua...
ITALI - Davidi e humbi penalltinë që Yildiz ia dha për ta bërë rezultatin 2-1, por përtej momentit të vështir&eum...
Trajneri i Cagliarit, Fabio Pisacane ITALI - Vëllai i trajnerit të Cagliarit, Fabio Pisacane, u sulmua nga tre sulmues të pa...
ITALI - Ashtu siç i ndodhi Daniele De Rossit pas rikthimit të tij në Olimpico si kundërshtar, Gian Piero Gasperini u mund në n...
SPANJE - Derbi katalanas është i Barcelonës, me një fitore 2-0 ndaj Espanyol, duke e lënë Real Madridin përkohësisht s...
ANGLI - Arsenal mori një fitore me peshë ndaj Bournemouth në këtë fillim viti në Premier League, teksa e mundi me rezultatin 3-2...
ITALI - Një gabim i kushtoi shtrenjtë Juventusit, pasi ata humbën një performancë të mirë dhe u ndalën në ba...
ANGLI - Sulmuesi kuqezi, Armando Broja e ka nisur vitin 2026 si titullar me skuadrën e tij Burnley, por nuk la gjurmë për sa ishte në fush...
SPANJE - Shpesh, vëzhguesit, trajnerët ose drejtorët i lënë lojtarët e talentuar t’u shpëtojnë pa e kuptuar se &...
SLLOVENI - Skiatorja italiane Lara Colturi, që përfaqëson Shqipërinë, ka bërë një paraqitje shumë të mir&eum...