Tragjedia me dy viktima në Shëngjin, policia jep detaje: Të gjithë shtetas nga Kosova, tre persona në spital
3 Qersho...
Sport
‘Çeçenët’ e Shqipërisë, dy medalje në Lojërat Mesdhetare të Algjerisë, “Oran 2022” (VD)
“Sigurisht Lojërat Olimpike janë ëndrra e çdo sportisti, kështu që synimi ynë është të kualifikohemi dhe të fitojmë medalje për Shqipërinë në Lojërat Olimpike të Parisit në 2024”,- shprehet Zelimkhan Abakarov, fitues i medaljes së artë në Oran.
30 Qershor 2022, 21:04Nga DOSJA
ALGJERI -"Jemi në fshatin mesdhetar ku ndodhen të gjithë sportistët pjesëmarrës në Lojërat e 19 Mesdhetare që zhvillohen në Oran të Algjerisë”,- raporton gazetari Endi Tufa i ‘Top Channel’, i cili është me mundësit që i kanë dhuruar medaljet e para Shqipërise, Dudaev dhe Abakarov, me origjinë nga Çeçenia.
“Sigurisht jam shumë i kënaqur për fitoren e medaljes së artë për Shqipërinë, për veten time, janë emocione pozitive sepse bëhet fjalë gjithnjë për medalje të artë”,- rrëfen Zelimkhan Abakarov.
“Arrita të fitoj medalje bronzi, u ndesha në 2 kategori më të larta, jo në peshën time të zakonshme”,- thotë Islam Dudaev.
“Jam shumë krenar që të garoj për Shqipërisë dhe të përfaqësoj këtë vend në arenën ndërkombëtare”,- vazhdon Zelimkhan.
“Jemi krenarë që kemi shansin të garojmë për Shqipërinë, jemi krenarë që jemi pjesë e këtij vendi”,- shprehet Islam Dudaev.
Këta do të jenë edhe sportistët, që do të marrin pjesë në Lojërat Olimpike të Parisit në 2024.
“Sigurisht Lojërat Olimpike janë ëndrra e çdo sportisti, kështu që synimi ynë është të kualifikohemi dhe të fitojmë medalje për Shqipërinë në Lojërat Olimpike të Parisit në 2024”,- shprehet Zelimkhan Abakarov.
“Ne do të bëjmë gjithçka për të fituar një medalje olimpike për Shqipërinë”,- thotë Islam Dudaev.
Gazetari Endi Tufa tregon simbolin e këtyre Lojërave Mesdhetare, të fituar nga secili sportist, por që janë të vetmit deri në këto momente. Do të kemi të tjerë sportistë në garë. Shpresojmë të kemi edhe luanë të tjerë për Shqipërinë, shprehet ai.