"Prona u është grabitur"/ Rama takohet me banorët e Zvërnecit: Do merrni paratë nëse gjykata do ju njohë si pronarë
“Zvërneci” në gjykatë/ Rama: Paratë e shitjes janë bllokuar, nëse fitoni ato ju takojnë juve 5 ...
“Zvërneci” në gjykatë/ Rama: Paratë e shitjes janë bllokuar, nëse fitoni ato ju takojnë juve 5 ...
FOTO/ Flamuj dhe flakadanë! Bulevardi “ndizet” kuq e zi, qytetarët kërkojnë largimin e Ramës 5 Qershor, 1...
Berisha: Dosjen e Lindave të AKSHI-t e ka mbyllur përfundimisht Rama, Gys Agasi ka bërë masakër në kadastër ...
GJKKO rrëzon Metën! Kërkesa për transmetim ‘live’ të seancës dhe dalja nga kafazi i xhamit, nuk pranoh...
“Final Four”/ Regi Lushkja (dopiedë) dhe një nga zëvendësuesi i tij Leo Melo dhe një nga Sergio Ujka ishin heronjtë e fitores 4-0 të Egnatias ndaj Vllaznisë
TIRANE - Kampionati i 86-të Kombëtar i Superiores ka ulur perden. Egnatia ka shkruar një tjetër kapitull në historinë e futbollit shqiptar, duke fituar titullin e dytë kampion, falë fitores 4-0 kundër Vllaznisë në ‘Arenën Kombëtare’ në Tiranë.
Regi Lushkja (dopiedë) dhe një nga zëvendësuesi i tij Leo Melo dhe një nga Sergio Ujka ishin heronjtë e fitores. Skuadra rrogozhinase konfirmohet si më e mira e tre viteve të fundit në Shqipëri, me dy tituj kampionë, dy Kupa të Shqipërisë dhe një Superkupë.
Superioriteti i Egnatias ishte i qartë që nga fillimi dhe goli i avantazhit erdhi shumë shpejt. Në minutën e 6-të, Bakayoko shkon në fundore dhe pason te Lushkja që gjuan dhe mposht Jukajn. Shkodranët iu afruan menjëherë barazimit, me një goditje të lirë të shkëlqyer nga Balaj, por topi u përplas në vendin ku bashkohen shtyllat e portës së Dajsinanit.
Dy minuta më pas, Stojanoviç bën një kthim të rrezikshëm të topit dhe Jukaj zgjidh situatën, megjithatë Vllaznia duket e tronditur dhe Egnatia dominon mesfushën, pa i lënë kuqeblutë të dalin në lojën e tyre. Vetëm në minutën e 29-të është Qato që gjuan nga e majta, pa gjetur kuadratin.
Në të 34-tën, Vllaznia kërkon penallti, për goditje të Malës në zonë, por Marciniak i bën të ditur lojtarit shkodran që nuk ishte penallti, edhe pse pamjet tregojnë prekje të gjurit me taka. Më pas, është Lushkja që në hyrje të zonës gjuan mbi tra.
Nisja e pjesës së dytë është fotokopje e së parës, me një tjetër gol të shpejtë. Kasa del në aksion nga e djathta, pason te Ujka dhe ky nga fundorja jep një krosim të ulët për Lushkjen që gjuan saktë me kokë dhe 2-0.
Goli i pestë i Lushkjes në këtë sezon kundër Vllaznisë, duke e pasur gjahun e preferuar. Është minuta e 49-të, dhe Egnatia duket e sigurt në rrugën e titullit.
Shkodranët duan minuta të tëra të marrin veten dhe vetëm në 20 të fundit kuptojnë se nuk kanë asgjë për të humbur. Përpiqet Mensah të bëjë diçka, por në dy raste, në minutat 69’ e 75’ ndalet nga Dajsinani.
Në minutën e 82-të, as shkodrani më optimist nuk mund të ketë më iluzione, teksa Egnatia shënon edhe te tretin, me Melon, që zëvendësoi Lushkjen.
Minutat e mbetura janë vetëm formalitet, por para se polaku Marciniak të vërshellejë fundin, vjen edhe goli i katërt, pas një kundërsulmi nga e majta, me anë të Ujkës. Një fitore e merituar e djemve të Eldir Tetovës, përballë një kundërshtari që nuk dha asgjë, shumë larg traditës dhe pretendimeve.
Egnatia fiton titullin e dytë dhe barazohet me Elbasanin e Teutën në “Librin e Artë” të futbollit shqitar, duke lënë pas Kukësin e Flamurtarin. Vllaznia, edhe kësaj here dështoi në përpjekjen e saj për fituar titullin e 10-të kampionit, i cili i mungon skuadrës shkodrane prej 24 vitesh.
B.T (Dosja.al)
SPANJE - Vinicius duhej të largohej nga ‘El Clasico’ i dëmtuar. Sulmuesi brazilian ka pësuar një lëndim t&eu...
VATIKAN - Në fund të takimit me gazetarët, Papa Leo XIV u nxit nga një gazetar që të organizonte një ndeshje tenisi bamir&eum...
ZVICER - UEFA ka emëruar holandezin Pol van Boekel dhe bashkëkombësin e tij Dennis Higler, si ndihmës në VAR, ...
PORTUGALI - Cristiano Ronaldo Jr. ka filluar tashmë stërvitjen me ekipin portugez U-15. Ai e bëri këtë nën syrin vigjilent të...
SPANJE - 'Loja e karrigeve'... ka filluar tashmë. Njoftimi për largimin e Xabi Alonsos nga Bayer Leverkusen për në Real Madrid dhe...
SPANJE - Carlo Ancelotti besonte në një gol barazimi deri në fund të së dielës në stadiumin olimpik në Montjuïc, p&...
BRAZIL - Carlo Ancelotti është trajneri i ri i Brazilit. Përpara se të njoftohej lamtumira e tij me Real Madridin, Federata Braziliane ...
ZVICER - Giorgio Marchetti, zëvendëssekretari i përgjithshëm i UEFA-s , promovon VAR-in, por shpreson për një ndrys...
TIRANE - Për shkak të interesit të jashtëzakonshëm për ndeshjen Shqipëri - Serbi, e vlefshme për kualifikueset e Kampion...
SHKODER - Pritet që KZAZ në Shkodër, që janë katër, të pezullojnë numërimin e votave në orën 20.00 pë...