Zjarret "pushtojnë" vendin, Fushë-Kruja prej tre ditësh në luftë me flakët, në Mallakastër rrezikohen banesat
Dy vatra zjarri përfshijnë Shelegarin dhe Bregasin, forca të shumta zjarrfikëse në terren 23 Korrik, 1...
Dy vatra zjarri përfshijnë Shelegarin dhe Bregasin, forca të shumta zjarrfikëse në terren 23 Korrik, 1...
Jashtë protestë, brenda Kuvend/ Sot seanca e fundit e sesionit parlamentar, nga raportimet e institucioneve të pavarura te interp...
VIDEOLAJM/ Flamingot “mbërrijnë” para Kuvendit: Këtu vendosim ne 23 Korrik, 09:25 Nisin tensionet p...
“Nuk tërhiqemi"/ Sot dita e 53-të e revoltës kundër qeverisë, qytetarët të vendosur deri në...
Një finale prestigji, ku ekipi i Nevil Dedes dëshmoi edhe një herë që ka kryesuar me meritë kampionatin dhe rikthimin në Superiore. Verdheblutë e mbyllën sezonin me 79 pikë, ndërsa Bylisi me 71 pikë. Të dyja skuadrat do të jenë mes më të mirëve të Superiores në vitin e ardhshëm.
ELBASAN - Elbasani u kurorëzua zyrtarisht si kampion i Kategorisë së Parë. Në ndeshjen e fundit të sezonit, ndaj Bylisit, klubi verdheblu, që e kishte siguruar më herët ngjitjen, gjithsesi fitoi në fund me rezultatin 3-2.
Pasditja e së enjtes u kthye në një festë të vërtetë, me tifozët e shumtë në numër që kishin ardhur për të shijuar suksesin e rikthimit në Superiore bashkë me skuadrën. Ndeshja ishte e programuar për t’u luajtur në “Adush Muça”, por për të respektuar Elbasanin, si vend i parë, Bylisi pranoi ta zhvillonte takimin në “Elbasan Arena”.
Elbasani zhbllokoi fillimisht shifrat në minutën e 28-të me anë të golit të Grecës, i cili goditi mirë me të djathtën brenda zones, për të çuar në festë stadiumin. Avantazhi i ekipit të Nevil Dedes zgjati vetëm tri minuta, pasi Bylisi barazoi falë golit të realizuar me kokë nga Peralta.
Pjesa e parë u mbyll me një gol të realizuar nga Jefferson, që goditi me një parabolë nga jashtë zonës për t’i përmbysur shifrat Elbasanit. Elbasani tregoi karakter në pjesën e dytë dhe barazoi në minutën e 84-t, pas një goditje të bukur nga jashtë zonës nga Gava.
Emocionet nuk u ndalën me kaq, pasi në minutën e 94-t, “Elbasan Arena” festoi dhe golin e fitores. Orgest Gava dhuroi një asist të shkëlqyer drejt zonës dhe Hoxhaj nuk fali me kokë, duke përmbysur gjithçka. Një finale prestigji, ku ekipi i Nevil Dedes dëshmoi edhe një herë që ka kryesuar me meritë kampionatin dhe rikthimin në Superiore. Verdheblutë e mbyllën sezonin me 79 pikë, ndërsa Bylisi me 71 pikë. Të dyja skuadrat do të jenë mes më të mirëve të Superiores në vitin e ardhshëm.
B.T (Dosja.al)
ITALI – Atalanta dhe Olympiku i Marsejës zhvillojnë në Bergamo ndeshjen e dytë gjysmëfinale të Europa League, pas barazimit ...
GJERMANI – Bayer Leverkusen dhe Roma do të ndajnë se cila do të shkojë në finale e madhe të Eupa League në ndeshjen e d...
SPANJE - Në gjysmëfinalen e çmendur të Real Madridit në Champions League kundër Bayernit (2-1), të mërkurë...
SLLOVENI - Sllovenia ka një emër të vetin, që është i gatshëm të bëjë histori me vendin e saj. Një lojt...
ITALI - Alexis Sánchez (35) mund të jetë duke jetuar ndeshjet e tij të fundit te Interi. Pas vetëm një sezoni, an&eu...
ANGLI - As më shumë dhe jo më pak, se katër trajnerë spanjolë, janë në listën e pesë të nominuarve nga ...
SPANJE - Thomas Tuchel u largua nga Bernabeu shumë i zemëruar për shkak të humbjes ndaj Real Madridit, por mbi të gjit...
SPANJE - Carlo Ancelotti e ka bërë sërish. Real Madridi është në një tjetër finale të Champions League. Gjit...
ITALI - Rafaella Fico ka folur në programin Rai 2' Storie di Donne' për marrëdhëniet e saj me futbollistë t&...
ZVICER - Bayer Leverkusen do të kërkojë të rezervojë vendin në finalen e Europa League dhe të ruajë rekordin e tyre t&...