Protestat masive kundër Ramës/ Irani: Po shmangni përgjegjësinë para popullit. Rama: Po merakoseni për Shqipërinë që ju e hakeruat?
"Vërtet i di shqiptarët kaq budallenj?"/ Bardhi ‘mesazh’ Ramës: Ti shpike komplotin me iranianë 8 Qershor, 22:...
"Vërtet i di shqiptarët kaq budallenj?"/ Bardhi ‘mesazh’ Ramës: Ti shpike komplotin me iranianë 8 Qershor, 22:...
“Të sjellim fonde të mëdha për investime të mëdha”/ Rama: Jemi në rrugën e duhur 8...
“Jep dorëheqjen”/ Rama takim me socialistët në Shkodër, pritet me protestë: Turp, Turp 8 Qershor, 18:17 ...
EMRI/ Ndërroi jetë te Trauma pas plagosjes me armë zjarri, identifikohet viktima 8 Qershor, 12:06 Të sht&...
Ndeshja duhej të zhvillohej mes Galatasaray-t dhe Fenerbahce-s, por u shty në minutën e fundit, pasi organizatorët sauditë refuzuan t'i lejonin lojtarët të vishnin fanela me 'sllogane politike'.

TURQI - Presidenti turk Rexhep Tajip Erdogan ka dashur t’i minimizonte pasojat e shtyrjes, si pasojë e kërkesave të organizatorëve sauditë, të Superkupës së Turqisë që do të mbahej të premten në Riad.
Ndeshja duhej të luhej mes dy klubeve të Stambollit, Galatasaray dhe Fenerbahce, por u shty në minutën e fundit, pasi organizatorët sauditë refuzuan të lejonin lojtarët të mbanin fanela me "sllogane politike", sipas mediave saudite dhe të Turqisë.
Të dyja skuadrat donin të nxeheshin të veshur me fanela me imazhin e Mustafa Kemal Ataturkut, themeluesit të Turqisë moderne, për të festuar 100-vjetorin e Republikës Turke, raportuan mediat turke.
Atatürk'ün ilkelerinden ödün vermeyen, gururlu duruşlarıyla Fenerbahçe ve Galatasaray, bu kupayı kazandı.#MustafaKemalAtatürk #Galatasaray#Fenerbahçe #GSFB pic.twitter.com/KvUCND2Qt0
— Suat Özçağdaş (@Suat_Ozcagdas) December 29, 2023
Të përballur me refuzimin e organizatorëve të Arabisë Saudite, dy skuadrat si dhe Federata Turke e Futbollit, vendosën ta shtyjnë ndeshjen. Që atëherë, federata turke është kritikuar pse ka vendosur që ndeshja të luhet në Arabinë Saudite dhe jo në Turqi.
Nga ana e saj, partia opozitare turke CHP, e themeluar nga Ataturku, akuzoi qeverinë për dështimin në mbrojtjen e nderit të Turqisë: "Asnjë faj nuk duhet t'i vihet klubeve apo federatës,"- tha kreu i CHP, Özgur Oçel. “Fajtori kryesor është Erdogani që e bëri Ataturkun një mjet pazaresh”.
Por gjatë një ceremonie në Stamboll të shtunën, presidenti turk më në fund u përgjigj se "të gjithë e dinë se kush po mbron nderin e Turqisë dhe popullit turk. Kthimi i sportit një çështje politike,- shtoi ai, - është e gabuar, e panevojshme dhe nuk i shërben asnjë interesi".
Marrëdhëniet midis Riadit dhe Ankarasë arritën në një ngrirje pas vrasjes së vitit 2018 në konsullatën saudite në Stamboll të gazetarit Jamal Khashoggi, i cili ishte shumë kritik ndaj regjimit saudit. Marrëdhëniet e tyre më pas u përmirësuan dhe Erdogan bëri një vizitë zyrtare në Arabinë Saudite në vitin 2022.
Arabia Saudite, nga ana e saj, dëshiron të vendoset si një superfuqi në sportin botëror, falë investimeve në futboll, por edhe në sportet motorike, golf, kalërim dhe boksi. Sapo priti Kupën e Botës për Klube, të cilën e fitoi Manchester City, do të presë Superkupën e Spanjës muajin e ardhshëm.
B.T (Dosja.al)
ANGLI - Tom Lockyer, kapiteni i Luton Town, i cili pësoi një arrest kardiak në mes të këtij muaji, në një ndeshje kundë...
SPANJE - Të jesh “biri i” është gjithmonë një gjë delikate, pavarësisht nga fusha. Por kur babai i tij ë...
BRAZIL - Kjo është një ngjarje që është bërë objekt i shumë diskutimeve ditët e fundit. Më 26 dhje...
ITALI - Rafael Leao me kokën lart, pavarësisht fishkëllimave që mori në “San Siro” në momentin e z&eu...
AUSTRALI - Bota e çiklizmit është në shok. Australiani Rohan Dennis, 33 vjeç, dy herë kampion bote ...
ANGLI - Edhe pse teorikisht ishte transferimi i verës për Manchester United, Antony nuk arriti të përmbushë pritshmëritë dh...
ANGLI - Edhe pse Manchester United ka humbur jo më pak se 14 ndeshje tashmë këtë sezon, humbja që pësoi ndaj Nottingha...
SPANJE - Të dy i mohuan këto zëra në raste të ndryshëm, por “bilbilët” vazhduan të flasin për ndarjen...
SPANJE - Para se të tërhiqej nga futbolli, Eden Hazard kishte një ofertë të madhe nga Arabia Saudite, por padyshim që ai e ...
ANGLI - E punësuar në Sky Sports, gazetarja ka një sukses të madh sepse është e mirë në sport, por edhe për bukur...