23 Mars 2024, 09:00
Nga DOSJA

ANGLI - I diagnostikuar me kancer terminal, Sven-Göran Eriksson po përgatitet të përmbushë një ëndërr në ‘Anfield’.
Ish-trajneri i njohur, që ka drejtuar edhe “Tre Luanët”, do të drejtojë Liverpool-in, klubin që ai gjithmonë e ka ëndërruar, kundër Ajax-it në një ndeshje legjendash, këtë të shtunë. Suedezi ndihet "me fat" dhe "i lumtur" për dashurinë dhe homazhet që ka marrë që kur njoftoi se ishte i sëmurë.
"Jam shumë i lumtur dhe ndihem me fat kur shoh që gjërat e mira që kam bërë festohen sa jam gjallë. Kjo nuk është e zakonshme. Normalisht, duhet të vdesësh dhe të bësh një funeral, para se njerëzit të thonë se sa i mrekullueshëm je. Jam i lumtur që njerëzit më thonë gjëra sa jam gjallë”,- tha ai në një konferencë për shtyp.
Më herët, në CNN, ish-trajneri 72-vjeçar ka rrëfyer se ndihej mire, pavarësisht sëmundjes. "Doktori thotë se nuk jam mirë, por unë ndihem shumë mirë. Kam atë që kam. E di që është kancer dhe nuk shërohet",- theksoi ai, duke u siguruar se e ka përballuar situatën në mënyrën më të mirë të mundshme me optimizëm.
"Është një lloj lufte, por unë nuk jam ulur në një cep duke qarë. E jetoj jetën si më parë, pothuajse. Dhe gjithçka është në rregull. Unë jam ende në këmbë", theksoi ai.
B.T (Dosja.al)
Sport
23 Mars 2024, 08:30
FRANCE - Sipas AFP, UEFA njoftoi të premten se kishte arritur një marrëveshje me tifozët e Liverpool, të cilët kërkonin d&e...
Sport
23 Mars 2024, 08:00
ANGLI - Ndeshje ideale për De La Fuente për të testuar disa lojtarë në ambientet e stadiumit Olimpik në Londër…
Fur...
Sport
23 Mars 2024, 07:30
HOLANDE - ‘Tulipanët’ i nisi katër ndeshjet përgatitore për “Euro 2024”, duke marrë një fitore të m...
Sport
23 Mars 2024, 01:18
ARMENI - Franco Foda debutoi me fitore në pankinën e Kosovës. Dardanët mposhtën 0-1 Armeninë në Jere...
Sport
23 Mars 2024, 01:14
ITALI - Armando Broja u rikthye pas një viti e gjysmë në kombëtaren e Shqipërisë. Sulmuesi i Fulhamit në Premier Le...
Sport
23 Mars 2024, 00:37
ITALI - Trajneri i kombëtares shqiptare, Sylvinho analizoi humbjen 0-3 në miqësoren përballë Kilit në intervistën e...
Sport
22 Mars 2024, 22:50
ITALI - Kombëtarja shqiptare u mund 0-3 në miqësoren e Italisë nga Kili, në ndeshjen test për përgatitjet e finaleve të ...
Sport
22 Mars 2024, 21:29
ITALI - Kombëtarja shqiptare luan ndeshjen e parë të këtij viti. Kuqezinjtë po përballen me Kilin në...
Sport
22 Mars 2024, 20:45
GJERMANI - Kosova U21 merr pikë në Gjermani. Skuadra e drejtuar nga Afrim Toverlani e mbylli në barazim pa gola duelin e luajtur në &ldquo...
Sport
22 Mars 2024, 20:41
TIRANE - Shqipëria U-21 luajti sot ndaj Finlandës U-21, ndeshjen e vlefshme për kualifikueset e Kampionatit Europian 2025 për kët&eum...