2 Nëntor 2024, 09:30
Nga DOSJA

TURQI - Fundjava e kaluar ka qenë pozitive për Ernest Muçin, ndonëse për skuadrën e Besiktasit jo edhe aq. Kjo e fundit është mundur me shifrat 2-1 nga Gallatasaray në derbi, ku futbollisti shqiptar i Kombëtares kuqezi, shënoi golin e vetëm për bardhezinjtë.
Në fakt ishte një supergol, pasi gjuajtja e sulmuesit në minutat shtesë përfundoi në trekëndëshin e portës së Gallatasarayit. Gjithsesi, kjo nuk ndihmoi skuadrën e tij të merrte pikë ndaj kryesuesve të kampionatit, por duket se ka ndihmuar Muçin që të sigurojë përsëri vendin mes titullarëve, të cilin e kishte humbur para derbit.
Mediat turke raportojnë, se trajneri Xhoivani Van Bronkhorst, duke parë edhe situatën e Milot Rashicës, i cili vazhdon të jetë në dyshim për shkak dëmtimi, ka menduar që në ndeshjen e sotme ndaj Kasimpasha (17:00) të vendosë përsëri Ernest Muçin në krahun e djathtë të sulmit.
Ky nuk është vendi i preferuar për sulmuesin shqiptar, por ai do të vazhdojë të përshtatet në këtë pozicion për të përfituar sa më shumë minuta në fushën e lojës pas një starti të sezonit si spektator.
B.T (Dosja.al)
Sport
2 Nëntor 2024, 09:00
SPANJE - Vinicius Junior mund të largohet nga Real Madrid! Lajmi vjen nga Spanja, në fund të një jave të komplikuar nga pikëpamj...
Sport
2 Nëntor 2024, 08:30
ZVICER - Gjatë ndeshjejes Serbi-Zvicër për Nations League, kishte thirrje të vazhdueshme kundër Kosovë nga tifozët serb&eum...
Sport
2 Nëntor 2024, 08:00
BRAZIL - Seleçao do të përballet me Venezuelën dhe Uruguajin më 14 dhe 19 nëntor në kualifikimet për Kupën e Bo...
Sport
2 Nëntor 2024, 07:30
PORTUGALI - Fitore e madhe para ditës së 10-të të kampionatit portugez për Sporting, i cili në orët e fundit arriti të...
Sport
1 Nëntor 2024, 23:18
ANGLI - Erik Ten Hag i është drejtuar përmes një letre tifozëve të Manchester United pas shkarkimit të tij për shkak t&e...
Sport
1 Nëntor 2024, 23:14
GJERMANI - Bayer Leverkuseni i Xabi Alonsos po humbet magjinë. “Aspirinat” nuk ishte në gjendje të shënonte kundër Stuttgar...
Sport
1 Nëntor 2024, 21:03
TIRANE - Në mbledhjen e tij të fundit, të premten, Komisioni i Disiplinës dhe Etikës, pranë FSHF-së, pasi ka analizuar ndeshj...
Sport
1 Nëntor 2024, 17:40
ANGLI - Evertoni do të kërkojë këtë fundjavë që të bëjë gjashtë ndeshje pa u mposhtur. Në konferenc&...
Sport
1 Nëntor 2024, 17:35
TURQI - Ernest Muçi duket se po rigjen formën e tij më të mirë. Sulmuesi kuqezi po fiton vendin e tij te Besiktas duke u rikthyer tit...
Sport
1 Nëntor 2024, 17:30
ITALI - Adriano Galliani ka sot një përvjetor të rëndësishëm. Në fakt, CEO i Monzas, pikërisht 45 vjet më parë...