Zgjedhjet e treta parlamentare brenda 16 muajsh/ Përfundon procesi i numërimit, Lëvizja Vetëvendosje shpallet fituese
Dalin exit poll-et pas zgjedhjeve në Kosovë, kryeson Albin Kurti me 42%, më pas renditen PDK dhe LDK 7 Qershor, 19:06 ...
Dalin exit poll-et pas zgjedhjeve në Kosovë, kryeson Albin Kurti me 42%, më pas renditen PDK dhe LDK 7 Qershor, 19:06 ...
“Flamingot, jo rastësisht në ngjyrën e PS”/ Protesta, Rama: Blogerët janë në Palasë, moralist&eum...
"I gjithë ky organizimi këtu quhet..."/ Protesta e tetë, gazetari 'zbulon' organizatorët e vërtetë të tubimit...
Si u zhvillua operacioni për arrestimin e Violand Braçellarit, çobanin e veshën si polic/ “Dorëzo armën&...
Zemërimi i Atleticos, Espanyol dhe Valencia: "Kërcënim për integritetin e garës"

SPANJE - Vendimi i Këshillit Superior të Sportit që lejoi (përkohësisht) Dani Olmo dhe Pau Victor të riktheheshin për të luajtur për Barcelonën ndezi zemërimin e klubeve të tjera, të drejtuara nga Atletico Madrid, Valencia dhe Espanyol.
"Vendimi përfaqëson një kërcënim për integritetin e garës", recitojnë tre klubet në kor me po aq njoftime për shtyp. La Liga është gjithashtu në baza luftarake, pasi ka vendosur t'i drejtohet drejtësisë së zakonshme në përpjekje për të rrëzuar vendimin e CSD-së.
"Zgjohet" politika...
Por jo vetëm kaq, çështja është bërë edhe politike, pasi Partia Popullore (PP) regjistroi zyrtarisht një sërë pyetjesh në mënyrë që qeveria t'i përgjigjet në parlament asaj që ka vendosur CSD, përmes ministres së Arsimit dhe Sportit.
Sipas Partisë Popullore, ky është një vendim i paprecedentë që imponohet me kriterin e Federatës Spanjolle të Futbollit dhe të La Ligës, bazuar vetëm në nenin 27 të Ligjit të Sporteve që ka të bëjë me karrierën profesionale të sportistëve, dhe jo në kërkesat e kontrollit ekonomik apo dispozitat e rregullores së federatës.
Deklarata e Atleticos…
"Atletico Madrid tregon shqetësimin e saj të thellë për situatën e krijuar në futbollin spanjol pas rezolutës së miratuar të mërkurën nga Këshilli Superior i Sportit, thuhet në shënimin zyrtar. Ne besojmë se ky vendim rrezikon sistemin aktual duke vënë në pikëpyetje rregullat e lojë."
Shënim nga Valencia…
"Valencia CF dëshiron të shprehë mospajtimin e saj me vendimin e marrë nga Këshilli Superior i Sportit, në kundërshtim me qëndrimin e mbështetur nga La Liga dhe RFEF. Ne e kuptojmë se kjo është e dëmshme për integritetin e garës dhe gjithashtu vë në rrezik shtyllat themelore të menaxhimit ekonomik të futbollit profesionist.
Nga ana tjetër, Valencia CF shpreh shqetësimin e saj për ndikimin që mund të ketë kjo masë në Kontrollin Ekonomik të La Ligës, një rregullore e miratuar nga të gjitha klubet e cila ka qenë thelbësore për të siguruar qëndrueshmërinë financiare të futbollit spanjol.
Me këtë vendim kërcënohet dhe për më tepër rrezikohet një sistem i njohur si në legjislacionin sportiv ashtu edhe në vende të tjera për të ardhmen e garave”.
Zemërimi i Espanyol-it
“RCD Espanyol dëshiron të shprehë shqetësimin e tij për situatën e krijuar në futbollin spanjoll pas rezolutës së miratuar dhe bërë publike nga Këshilli Superior i Sportit, në rastet e lojtarëve Dani Olmo dhe Pau Victor të FC Barcelona.
Vendimi për dhënien e masës së sigurimit urgjent, me karakter të përkohshëm deri në zgjidhjen përfundimtare të ankesës së paraqitur, ka krijuar një precedent shumë të rrezikshëm dhe përbën një kërcënim për integritetin e garës, siç e kanë denoncuar klubet e tjera në njoftime dhe komunikime të ndryshme për shtyp. Si dhe RFEF dhe LaLiga.
RCD Espanyol, e cila ruan përkushtimin e saj absolut ndaj konkurrencës, ka respektuar rreptësisht rregullat për kontrollin ekonomik dhe do të vazhdojë ta bëjë këtë, pavarësisht tensioneve, kufijve dhe vështirësive që gjenerojnë këto rregulla ekonomike".
B.T (Dosja.al)
ARABIA SAUDITE - Teksa po luan sezonin e dytë në Arabinë Saudite ku mbron ngjyrat e Al-Ittihad, Karim Benzema ka folur edhe për gazet...
GJERMANI - Bundesliga nisi sërish me zhurmë, me një ndeshje kërcitëse dhe të çmendur mes dy skuadrave më të for...
ANGLI - Aston Villa tregoi karakter duke fituar në shtëpi ndaj West Hamit këtë të premte (2-1) në raundin e 3-të të FA...
ANGLI - Virgil van Dijk është gati të zgjasë edhe një herë kontratën me Liverpool-in dhe të “lidhë&...
SPANJE - Sipas raportimeve të fundit, Barcelona ka shprehur interes për të nënshkruar me sulmuesin e Manchester United, Marcus Rashford, gja...
ITALI - Gazeta italiane ka raportuar për gjendjen e Hakan Calhanoglu në prag të ndeshjes së ardhshme në kampionat kundër Venezia...
ANGLI - Pas shkarkimit të Sean Dyche, Everton nisi kërkimin për trajnerin e ri. Shumë emra u lidhën me ‘Toffees’ gjatë...
SPANJE - Saga e ‘Uzuni’ vazhdon te Granada dhe duket se do të zgjasë. Shqiptari nuk po stërvitet me grupin, siç e konfirmoi tr...
ANGLI - Nëse keni menduar se Kostas Tsimikas është vetëm një mbrojtës i majtë, ndoshta është koha të...
ANGLI - Në prag të ndeshjes kundër Salford, e vlefshme për raundin e tretë të FA Cup, Manchester City nuk mund të humbasë...