Berisha: I bëj thirrje Prokurorit Publike të BE, por edhe Interpolit dhe Eurojust që të nisin hetimet për Ramën q&...
Sport
“Euro 2024”/ Kombëtarja kuqezi mbërrin në Pragë, të fundit për sfidën ndaj çekëve (VD)
Kombëtarja shqiptare ka udhëtuar sot drejt Pragës, në kuadër të ndeshjes së radhës në Republikës Çeke që luhet më 7 shtator, në orën 20:45, në stadiumin “Fortuna Arena”.
6 Shtator 2023, 16:25Nga DOSJA
ÇEKI - Skuadra është nisur paraditen e sotme nga aeroporti i Tiranës për të mbërritur në mesditë në kryeqytetin çek, ku u akomoduar menjëherë në hotel.
Departamentin i Komunikimit në FSHF bën me dije se vetëm mesfushori Qazim Laçi nuk ka udhëtuar me grupin dhe nuk do të jetë i gatshëm për shkak të gjendjes gripale.
Mesfushori ka qëndruar në Shqipëri dhe stafi teknik shpreson ta ketë në dispozicion për ndeshjen e dytë ndaj Polonisë, që luhet më 10 shtator. Pjesa tjetër e grupit është e plotë dhe të gjithë gëzojnë formë të mirë.
Në aeroport delegacioni kuqezi u prit edhe nga Ambasadori i Shqipërisë në Republikën Çeke, Ilirian Kuka, i cili u takua me ekipin e stafin teknik dhe u uroi suksese në këtë ndeshje të rëndësishme për objektivat e kuqezinjve në kualiifikueset e Europianit 2024.
Kombëtarja do të zhvillojë seancë zyrtare stërvitore në ora 18:00 në stadiumin e ndeshjes, ndërkohë që po sot trajneri Sylvinho do të jetë në konferencën zyrtare për shtyp në stadiumin e ndeshjes.