Protestë masive kundër projektit në Zvërnec/ Qytetarët para Kryeministrisë thirrje kundër qeverisë: Rama të japë dorëheqjen (PAMJET)
Protesta vijon, qytetarët shpalosin flamurin masiv kuq e zi në bulevard: Rama ik 4 Qershor, 21:28 Betejë pa li...
Protesta vijon, qytetarët shpalosin flamurin masiv kuq e zi në bulevard: Rama ik 4 Qershor, 21:28 Betejë pa li...
"Rama do organizojnë antimiting në Vlorë", Balla i përgjigjet Berishës: Kemi festën e PS, por ti nuk je i ftuar! ...
Ish-ushtarak dhe njohës i armëve/ Kush është Violand Braçellari, 43-vjeçari që vrau një polic e...
Pas më shumë se tre orësh, mbyllet protesta para Kryeministrisë/ Qytetarët thirrje: Nesër sërish në...
Një grup prej 34 studentësh nga kursi i avancuar i alpinizmit dhe shtatë instruktorë po ngjiteshin në majën 5670 metra të lartë Draupadi Danda II në Himalaje, kur u goditën nga një ortek të martën e kaluar.

INDI - Të paktën 19 njerëz vdiqën, duke përfshirë studentë dhe instruktorë, ndërkohë që dhjetë të tjerë janë ende të zhdukur. Ky është bilanci më i fundit, i viktimave të zbuluara këtë të premte, pasi një ortek në fillim të kësaj jave, goditi anëtarët e një kursi alpinizmi në një majë në veri të Indisë.
"Dhjetë njerëz janë ende të zhdukur dhe deri më tani 19 trupa janë gjetur në operacionet e shpëtimit, tre në 24 orët e fundit,"- i tha EFE Survinder Singh Chauhan, zëdhënës i Institutit të Alpinizmit Nehru. Ky është një organ elitar me bazë në shtetin verior të Uttarakhand, që trajnon si ushtarakë, ashtu edhe civilë.
Një grup prej 34 studentësh nga kursi i avancuar i alpinizmit dhe shtatë instruktorë po ngjiteshin në majën 5670 metra të lartë Draupadi Danda II në Himalaje, kur u goditën nga një ortek të martën e kaluar. Operacionet e kërkim-shpëtimit vazhdojnë, tha Chauhan, megjithëse moti i keq në zonë i bën të vështira kërkimet.
Mukesh Pawar, një ish-instruktor në institut dhe tani një udhërrëfyes malor, u ankua se kjo është "hera e parë që ka ndodhur një ortek kaq i madh" gjatë një kursi.
Formimi i Institutit të Alpinizmit Nehru (NIM) daton në vitin 1965 me nxitjen e Ministrisë së Mbrojtjes të Indisë, nën krahun e së cilës vazhdon të funksionojë, duke ofruar kurse "bazë" dhe të avancuara alpinizmi. Trajnimi i avancuar 28-ditor përfshin teknika ngjitjeje në shkëmb dhe akull si dhe ngjitje në majën ku ndodhi orteku.
"Nuk e di se çfarë e shkaktoi ortekun, por në shikim të parë më kujtohet se dukej shumë i prirur ndaj rrëshqitjeve të dheut. Ato mund të ndodhin kur një grup i madh njerëzish ngjiten ose zbresin ngadalë dhe rruga që ata krijojnë mund të shkaktojë shtresën e sipërme ( e borës ) është shumë e lirshme”,- shpjegoi ai.
B.T (Dosja.al)
TIRANE - Është përmbyllur me sukses kursi për ‘Drejtor Sportiv’, që organizohet nga Federata Shqiptare e Futbollit, nj&eu...
GJERMANI - Pas fazës së grupeve të Champions League të UEFA-s 2022-2023, që ka rezultuar në kualifikimin e Italisë, Ho...
ANGLI - Erik Ten Hag, trajneri i Manchester United, pas fitores 3-2 ndaj Omonia Nicosia për Eurpa League, është shprehur i pakënaqur ...
ITALI - Të gjitha rrugët të çojnë në Romë, por Roma mund të çojnë edhe në pension. Pa e ditur,...
KOSOVE - Me shumë lehtësi, Distria Krasniqi ka arritur të kualifikohet në raundin e tretë në Kampionatin Botëror të xh...
SPANJE - Këngëtarja María Becerra mori pjesë në MD gjatë darkës së të nominuarve, organizuar nga ...
Pirro Dhima •Unë kam lindur në tetor 1971 në Himarë, Shqipëri, gjatë regjimit totalitar të Enver Hoxhës. Vite ...
ARGJENTINE - Incidente të rënda të dhunshme gjatë ndeshjes mes Gimnasia y Esgrima La Plata dhe Boca Juniors, e cila u&...
EUROPË- Roma humbet 1-2 në Olimpico ndaj Betisit në raundin e tretë të Europa League dhe mbetet në vendin e tretë të r...
ITALI- Mbrëmje frike për Angel Di Maria. Një bandë kriminelësh tentuan të hynin në vilën e sulmuesit argjentinas t&eum...