Zgjedhjet e treta parlamentare brenda 16 muajsh/ Përfundon procesi i numërimit, Lëvizja Vetëvendosje shpallet fituese
Dalin exit poll-et pas zgjedhjeve në Kosovë, kryeson Albin Kurti me 42%, më pas renditen PDK dhe LDK 7 Qershor, 19:06 ...
Dalin exit poll-et pas zgjedhjeve në Kosovë, kryeson Albin Kurti me 42%, më pas renditen PDK dhe LDK 7 Qershor, 19:06 ...
“Flamingot, jo rastësisht në ngjyrën e PS”/ Protesta, Rama: Blogerët janë në Palasë, moralist&eum...
"I gjithë ky organizimi këtu quhet..."/ Protesta e tetë, gazetari 'zbulon' organizatorët e vërtetë të tubimit...
Si u zhvillua operacioni për arrestimin e Violand Braçellarit, çobanin e veshën si polic/ “Dorëzo armën&...
Sipas deklaratës, ky ndryshim u bë për të garantuar sigurinë e plotë të lojtarëve, tifozëve dhe të gjithë pjesëmarrësve, duke theksuar se një përballje e tillë konsiderohet ngjarje me “rrezik të lartë”.
SERBI - Federata e Futbollit të Serbisë ka reaguar zyrtarisht pas vendimit për të zhvendosur ndeshjen kualifikuese mes Serbisë dhe Shqipërisë nga Beogradi në Leskovac, në stadiumin “Dubocica”. Në një komunikatë publike, organi drejtues i futbollit serb falënderon si UEFA-n ashtu edhe FSHF-në për mirëkuptimin dhe bashkëpunimin e treguar.
Sipas deklaratës, ky ndryshim u bë për të garantuar sigurinë e plotë të lojtarëve, tifozëve dhe të gjithë pjesëmarrësve, duke theksuar se një përballje e tillë konsiderohet ngjarje me “rrezik të lartë”. Në njoftim përmendet qartë edhe kujtesa e hidhur e vitit 2014 në Beograd, kur takimi mes dy përfaqësueseve u ndërpre mes tensioneve të mëdha dhe incidenteve të dhunshme.
“Arsyeja kryesore është siguria. Të gjithë i kujtojmë mirë ngjarjet dhe pasojat nga Beogradi në vitin 2014. Ndryshimi i vendndodhjes në Leskovac ul ndjeshëm rrezikun e ekseseve të mundshme dhe mbron interesat e futbollit serb”, thuhet ndër të tjera në deklaratën e Federatës Serbe.
Në komunikatë theksohet gjithashtu se stadiumi “Dubocica” ka treguar atmosferë pozitive dhe mbështetje të fortë për ekipin serb në ndeshjet e kaluara, duke u konsideruar një vend i përshtatshëm për organizimin e sfidës delikate ndaj Shqipërisë.
Federata Serbe e Futbollit e mbylli reagimin e saj duke shprehur mirënjohje ndaj UEFA-s dhe FSHF-së për vendimin e përbashkët, të cilin e cilësoi si një hap të rëndësishëm për ruajtjen e sigurisë dhe imazhit të futbollit europian.
B.T (Dosja.al)
GJERMANI - Një nisje pa fitore dhe pa gola në sezonin e Bundesligës i kushtoi Gerardo Seoanes pozicionin e tij si trajner i Borussia Mo...
TIRANE - Federata e Futbollit njofton se ndeshja Serbi - Shqipëri, e vlefshme për kualifikueset e Kupës së Botës 2026, do të zhvil...
BRAZIL - Neymar i trembi të gjithë pas vetëm 34 sekondash lojë. Kapiten dhe titullar në barazimin 1-1 të Santos kundër Atl&...
SPANJE - Skuadra e Real Madridit do të jetë pothuajse me formacionin e plotë për të pritur Olympique Marseille. Të martën (...
ANGLI - Manchester City njoftoi të dielën shkarkimin e papritur të njërit prej punonjësve të stadiumit Etihad. Ndërsa tifo...
ITALI - "Unë te Ferrari? Jam këtu në Londër me ekipin, kam problemet e mia. Herët a vonë, Ferrari do t'i zgjidhë të veta...
JAPONI - Armand Duplantis në majë të botës. Atleti suedez fitoi medaljen e artë në kërcim me shkop në Kampionatin Bot&eu...
ITALI - AC Milan ka lëshuar një psherëtimë lehtësimi në lidhje me gjendjen e Mike Maignan dhe Strahinja P...
ITALI - Paulo Dybala do të detyrohet të humbasë derbin. Këtë mëngjes, sulmuesi i Romës iu nënshtrua testeve q&...
ITALI - Tragjedia ka goditur Val Rendena, Trentino, ku Matilda Ferrari, një studente 15-vjeçare dhe patinatore premtuese në akull, u p&eum...