"Prona u është grabitur"/ Rama takohet me banorët e Zvërnecit: Do merrni paratë nëse gjykata do ju njohë si pronarë
“Zvërneci” në gjykatë/ Rama: Paratë e shitjes janë bllokuar, nëse fitoni ato ju takojnë juve 5 ...
“Zvërneci” në gjykatë/ Rama: Paratë e shitjes janë bllokuar, nëse fitoni ato ju takojnë juve 5 ...
FOTO/ Flamuj dhe flakadanë! Bulevardi “ndizet” kuq e zi, qytetarët kërkojnë largimin e Ramës 5 Qershor, 1...
Berisha: Dosjen e Lindave të AKSHI-t e ka mbyllur përfundimisht Rama, Gys Agasi ka bërë masakër në kadastër ...
GJKKO rrëzon Metën! Kërkesa për transmetim ‘live’ të seancës dhe dalja nga kafazi i xhamit, nuk pranoh...
“Në vitet e fundit, Federata Shqiptare e Futbollit ka organizuar me sukses shumë turne ndërkombëtarë për të rinj, ka mirëpritur mbledhje të rëndësishme të UEFA-s dhe ka zbatuar nisma të qëndrueshme sociale e mjedisore, duke forcuar edhe më tej lidhjen e futbollit me komunitetin”, është shprehur presidenti i FSHF-së, Armand Duka.

TIRANE - Presidenti i UEFA-s, Aleksander Čeferin, së bashku me presidentin e FSHF-së, Armand Duka, kanë folur për faqen zyrtare të UEFA-s në lidhje me Kampionatin Europian U-17, që po zhvillohet në vendin tonë, ku janë luajtur ndeshjet e para në të dyja grupet.
Në fjalën e tij, presidenti Čeferin uroi shumë suksese për tetë skuadrat pjesëmarrëse dhe përgëzoi Federatën Shqiptare të Futbollit dhe presidentin Duka për organizimin e finaleve të Euro U-17 në Shqipëri, që vjen pas suksesit të madh të finales së UEFA Conference League në Tiranë, në vitin 2022.
“Ky do të jetë turneu i parë final i UEFA-s që zhvillohet në Shqipëri dhe dua të përgëzoj Federatën Shqiptare të Futbollit dhe presidentin e saj, Armand Duka, me këtë rast të veçantë, që vjen pas finales shumë të suksesshme të UEFA Conference League në Tiranë, në vitin 2022.
Ky edicion do të jetë gjithashtu i pari i finaleve të Kampionatit Europian U-17 me formatin e ri me tetë skuadra, duke sjellë disa prej ekipeve më të mira të futbollit të moshave në botë, të cilat do të garojnë për lavdi pas dy fazave të vështira të kualifikimit.
Gjatë viteve, ky turne ka shënuar nisjen e karrierave ndërkombëtare të yjeve si Cristiano Ronaldo, Wayne Rooney, Cesc Fàbregas, Toni Kroos dhe Eden Hazard, për të përmendur vetëm disa, dhe jam i sigurt se në vitin 2025 do të shohim yje të rinj që do të shpërthejnë në skenën ndërkombëtare.
Uroj suksese të gjitha skuadrave pjesëmarrëse dhe fitoftë më i miri!”, - tha presidenti i UEFA-s, Aleksander Čeferin.

Presidenti i FSHF-së, Armand Duka, u shpreh se është një nder i madh për Shqipërinë që të presë një turne kaq prestigjioz. Ai theksoi se investimet në infrastrukturë, përvoja e gjatë në organizimin e ngjarjeve të mëdha dhe mikpritja shqiptare janë garanci për një event të suksesshëm.
“Është një nder i jashtëzakonshëm për ne që të presim këtë turne prestigjioz, veçanërisht pas suksesit të jashtëzakonshëm të finales historike të UEFA Conference League, që solli për herë të parë në vendin tonë një ngjarje kaq të rëndësishme, tre vite më parë.
Investimet tona të vazhdueshme në infrastrukturë, përvoja e gjatë në organizimin e ngjarjeve të mëdha futbollistike dhe administrative, si dhe tradita shqiptare e mikpritjes, na ofrojnë një mundësi unike për të treguar përkushtimin tonë të palëkundur dhe angazhimin gjithnjë në rritje ndaj sportit.
Në vitet e fundit, Federata Shqiptare e Futbollit ka organizuar me sukses shumë turne ndërkombëtarë për të rinj, ka mirëpritur mbledhje të rëndësishme të UEFA-s dhe ka zbatuar nisma të qëndrueshme sociale e mjedisore, duke forcuar edhe më tej lidhjen e futbollit me komunitetin.
Jemi krenarë që shërbejmë si platformë për të shfaqur talentet më premtues të futbollit europian dhe presim me padurim të ndajmë me të gjithë pjesëmarrësit dhe të ftuarit trashëgiminë e pasur kulturore, bukuritë natyrore dhe mikpritjen e Shqipërisë.
I urojmë nga zemra suksese të gjitha skuadrave dhe shpresojmë që ky turne të jetë një festë e paharrueshme e futbollit europian!”, – tha presidenti Duka.
B.T (Dosja.al)
SPANJE - Sulmuesi brazilian i Barcelonës, Rafinha, i preku të gjithë me një akt besimi dhe mirënjohjeje të thellë, ...
PORTUGALI - Një incident i pabesueshëm ndodhi në stadiumin "Jose Alvalade" në Lisbonë, pak ditë para se të zhvillohej at...
ANGLI - Pep Guardiola ka kërcënuar se do të japë dorëheqjen nga posti i trajnerit të Manchester Cityt nëse klubi nu...
PORTUGALI - A do të luajë Cristiano Ronaldo deri në moshën 50 vjeç? Hipoteza u pranua me shaka nga lojtari ndërkombëta...
ANGLI - Në stadiumin San Mamés në Bilbao, dy ekipe angleze do të garojnë përsëri për trofeun e Europa League: Man...
SPANJE - Finalja e UEFA Europa League midis Tottenham dhe Manchester United do të zhvillohet sonte në stadiumin San Mam&...
ITALI - Pas një sezoni në të cilin skuadra kuqezi dështoi të siguronte kualifikimin në Evropë, ultrasit e Milanit po planifik...
DANIMARKE - Seria A e këtij viti po na mban në ankth për çmimin e titullit, siç ka ndodhur rrallë vitet e fundit. Për m&...
ARGJENTINE - Gjyqi i shtatë mjekëve të akuzuar për neglizhencë në vdekjen e Diego Maradonës ësht&eum...
SPANJE - Fituesit e La Ligës, FC Barcelona, festoi titullin e tyre të dielën e kaluar kur pritën Villarrealin. Por një apelim mund t&...