4 Prill 2024, 01:20
Nga DOSJA
ARABI SAUDITE - Arabia Saudite po përgatitet të presë një Superkupë të nivelit të lartë të Italisë në janar 2025. Fitorja e Juventusit ndaj Lazios në ndeshjen e parë të gjysmëfinales së Kupës së Italisë (2-0, golat nga Chiesa dhe Vlahovic), dërgoi bardhezinjtë në 'Final Four' vitin e ardhshëm.
Formati, ai i 'Final Four'-it, i konfirmuar zyrtarisht më 29 mars të kaluar pas rezultateve të shkëlqyera të edicionit të parë historik të fituar nga Interi ndaj Napolit vetëm pak muaj më parë.
Me përjashtim të trazirave të bujshme në renditje, Zikaltrit do të vazhdojnë të jenë atje bashkë me Milanin, mjaft të sigurt për vendin e dytë në Serie A që është afër përfundimit.
Skuadrat nga Milano do t'i bashkohen edhe finalists së Kupës së Italisë ku prezenca e Juves është shumë e mundshme, për vendin tjetër do të luhet mes Fiorentinës dhe Atalantës.
Ngjarja e shumëpritur, e cila duhet të zhvillohet nga 3 deri më 7 janar të ardhshëm në tokën saudite. Për momentin Interi, fitues i shpallur i Serisë A, do të sfidonte humbësin e finales së Kupës së Italisë të planifikuar për në 15 maj në Romë.
Megjithatë, fituesi do të përballej me Milanin. Tre ndeshje, të gjitha nëntëdhjetë minutëshe dhe pa kohë shtesë, nëse klubet vendosin të respektojnë rregullat e edicionit të kaluar. Në rast barazimi do të kalohet menjëherë tek penalltitë.
Në pritje për të zbuluar përfundimisht pjesëmarrësit, e vetmja siguri është rëndësia e madhe e garave që do të zhvillohen siç theksohet nga shifrat. Në fakt, finalja e Superkupës mes Interit dhe Napolit më 22 janar të kaluar solli rreth 7.1 milionë shikuesve.
B.T (Dosja.al)
Sport
4 Prill 2024, 01:17
GJERMANI - Bayer Leverkusen-Kaiserslautern do të jetë finalja e Kupës së Gjermanisë. “Aspirinat” nuk hasën proble...
Sport
4 Prill 2024, 00:57
KROACI - Lojtarët e Dinamos kaluan në finalen e Kupës së Kroacisë pasi mposhtën në “Poljud” rivalin e h...
Sport
4 Prill 2024, 00:50
ANGLI - Manchester City nuk u përmbajt përballë Aston Villës, duke fituar 4-1. Phil Foden, autor i tre golave, ishte heroi i kampionëve...
Sport
4 Prill 2024, 00:46
FRANCE - PSG është finalistja e dytë e Kupës së Francës. Kampionët mundën në gjysmëfinale me rezultatin minima...
Sport
4 Prill 2024, 00:43
ITALI - Ngjyroset vjollcë gjysmëfinalja e parë e Kupës së Italisë mes Fiorentinës dhe Atalantës. Vendasit fituan 1-0 fal...
Sport
4 Prill 2024, 00:36
ANGLI - Arsenalit i mjaftoi pjesa e parë për të siguruar tri pikët përballë Lutonit. Skuadra e Mikel Artetës triumfoi 2-0 n&e...
Sport
4 Prill 2024, 00:31
POLONI - Dejvi Bregu u transferua te Wisla Krakow gjatë merkatos verore. Skuadra e njohur polake garon në divizionin e dytë këtë sezon,...
Sport
3 Prill 2024, 22:16
AUSTRALI - Një rrufe në qiell ka goditur garat italiane të hipizmit. Stefano Cherchi, një talent sportiv italian i përfshirë ...
Sport
3 Prill 2024, 21:55
SPANJE - Luis Rubiales do të duhet të dalë para një gjyqtari në lidhje me hetimin për zhvillimin e Superkupës s&eum...
Sport
3 Prill 2024, 21:30
TIRANE - Në “Air Albania” u zhvillua një sfidë mjaft e luftuar nga të dy skuadrat, por në fund fitorja u përcaktua n...