Kosova rikthehet te kutitë e votimit, sot zgjedhjet e treta parlamentare brenda 16 muajsh
Zgjedhjet e parakohshme parlamentare, mbi 100 prokurorë në terren 7 Qershor, 07:15 Kosova rikthehet te kutitë ...
Zgjedhjet e parakohshme parlamentare, mbi 100 prokurorë në terren 7 Qershor, 07:15 Kosova rikthehet te kutitë ...
"Shqipëri e re"/ Ushtojnë rrugët e Tiranës: Revolucion 6 Qershor, 22:13 Protestuesit nis...
VIDEO/ Çështja e Zvërnecit/ Qindra qytetarë mblidhen në Londër: Rama në burg, Berisha në burg, mos dal...
Berisha: Këshilli Kombëtar i PD thirrjet javën që vjen. Nuk do të rivalizojmë me protestë, por do bëjm&e...
Fytyra e tyre e vërtetë doli në pah në prag të ndeshjes ndaj Novi Pazarit, skuadrës serbe të një qyteti të konsideruar si "i myslimanëve", boshnjakë, shqiptarë dhe turq. Përpara vizitës së tyre në Serbi ata postuan fotot e hartë së Kosovës me mbishkrimin "Kosova është Serbi..."

TIRANE - Jagellonia, skuadra polake që eliminoi mbrëmjen e së enjtes Dinamon në fazën e play-off-it të Ligës së Konferencave, do të mbahet mend nga shqiptarët, kjo jo thjeshtë për faktin sportive, se janë një skuadër solide dhe e një niveli më të lartë se skuadra jonë kryeqytetase në këto momente, e rikthyer pas 15 vitesh në Europë me një "fytyrë" të re, por gjithësesi dinjitoze, por për diçka tjetër aspak te ndershme dhe korrekte.
Lidhjet e ngushta të tifozerisë së kësaj skuadre me ultrasit serbë, kanë sjellë edhe më parë probleme për ta, për shkak të provokimeve të tyre kundrejt shqiptarëve.
Fytyra e tyre e vërtetë doli në pah në prag të ndeshjes ndaj Novi Pazarit, skuadrës serbe të një qyteti të konsideruar si "i myslimanëve", boshnjakë, shqiptarë dhe turq. Përpara vizitës së tyre në Serbi ata postuan fotot e hartë së Kosovës me mbishkrimin "Kosova është Serbi..."

Për këtë provokim u rrahën në rrugët e Novi Pazarit nga shqiptarët. Por me sa duket kjo paska qenë thjeshtë fillimi. Në Tiranë, 24 orë më parë tifozët e kësaj skuadre tentuan të krijonin probleme e trazira, me gjeste fyese në sheshin kryesorë të Tiranës, dhe disa ja dolëm, por edhe për këtë morën "një përgjigje" rrugës për në aeroport.
Sikur të mos mjaftoheshin thjeshtë me fytyrën e shëmtuar të tifozerisë së tyre, sulmuesi grek, vetëm 20 vjeç, Dimitris Rallis, autori i golit të barazimit në "Arenën Kombëtare" ku u zhvillua ndeshka e kthimit mes Dinamos dhe Jagellonias (1-1) edhe pse shumicën e viteve të jetës së tij i ka kaluar në Holandë, ku është aktivizuar me Herenvenin qe nga fëmijëria e tij dhe fillimet e karrierës, poston fotot e festimit të tij në rrjetet e tij sociale Instagram, në stadiumin tonë kombëtarë në qendër të Tiranës, me vendndodhjen SERBI.
Ndoshta marrja e tij me futboll që fëmijë mund ta ketë larguar nga shkolla shumë shpejt dhe ndoshta nuk e ka mësuar mirë hartën e Europës, apo se ndaj kujt skuadre luante e çfarë shteti përfaqësonte, por në këto vite digjitale e teknologjike që jetojmë nuk të lë asnjë aplikacion të bësh gabime të tilla "padashje".
Nje bravo Jagellonias për kualifikimin dhe një "turp" i madh për një djalosh në hapat e para si profesionist, pasi në sezonin e shkuar ka kaluar tek ekipi i parë i një klubi dhe është pikërisht Jagellonia, që tenton provokime të ulta të këtij niveli.
B.T (Dosja.al)
TURQI - Kerem Akturkoglu shënoi golin e fitores midis Benfikës dhe Fenerbahçes, me një gjuajtje të shkëlqyer, q&e...
SPANJE - Barça e përfundoi seancën e mëngjesit të sotëm me një frikë të madhe. Gavi nuk luajti gja...
SPANJE - Është zyrtare. Gerard Martín u regjistrua këtë të premte dhe do të jetë në gjendje të deb...
SPANJE - A do të shkaktojë një tërmet të vërtetë te Barça periudha e fundit e afatit të transferimeve? Ësht&...
HOLANDE - Lance Stroll pësoi një aksident të rëndë gjatë seancës së dytë të provave të lira të &Cced...
FRANCE - Gjatë orëve të fundit, çështja e Edon Zhegrovës është ringjallur! Ndërsa dukej se gjithçka kishte...
ANGLI - Thomas Tuchel ka zgjedhur t’i besojë përsëri Marcus Rashford. I munguar në kampin stërvitor të qershorit, sulmuesi, ...
POLONI - Kthimi i Robert Lewandowskit në Poloni pritej pas dorëheqjes së ish-trajnerit Michal Probierz në qershorin e kaluar, me t...
MONAKO - Kompjuteri i Monakos ka zbuluar ndeshjet e Ligës së Konferencës për sezonin 2025/2026, ku 36 skuadrat e kualifikuara jan&eum...
MONAKO - Janë përcaktuar ndeshjet e sezonit të ardhshëm të Europa League. Shorti në Monako ka për...