3 Qershor 2024, 15:28
Nga DOSJA
SPANJE - Hapet dritarja e re e tregut dhe sërish emri i Frenkie de Jong shfaqet si i transferueshëm te Barcelona. Por, si herët e mëparshme, mesfushori holandez ia bëri të qartë klubit katalanas se nuk do të lëvizë.
Ai nuk ka ndërmend të largohet nga skuadra katalanase me të cilën ka kontratë deri në qershor 2026: nëse Bordi i Joan Laporta dëshiron të fitojë para me shitjen e një futbollisti, duhet të kërkojë një tjetër, jo ndërkombëtarin e Holandës.
Frenkie de Jong është një nga lojtarët më të kërkuar, vlerësimi i tij është rreth 70 milionë euro dhe me më shumë treg për skuadrën e Barçës, ndaj emri i tij shfaqet pothuajse në çdo periudhë transferimi si një shitje e mundshme për të lehtësuar arkat e rrahura të klubit.
Por mesfushori ndihet i lumtur te Barcelona dhe ai dhe familja e tij janë të kënaqur me jetën që kanë në Barcelonë. Pra, ai nuk ka ndërmend të lëvizë, siç e ka përsëritur orët e fundit në një intervistë për ‘Nos Sport’, gjatë grumbullimit të tij stërvitor me skuadrën holandeze.
Kur 27-vjeçari u pyet nëse do të vazhdonte karrierën te Barça , ai ishte i vendosur: "Po, me siguri. Jam shumë i lumtur në Barcelonë me familjen time." Për më tepër, ai e di se Hansi Flick, të cilin tashmë e ka takuar, po mbështet tek ai. “Takimi i parë ishte i mirë, pas Euro do të shohim se si do të shkojë”,- tha ai.
Frenkie de Jong , i cili është një nga lojtarët me pagën më të lartë në dhomat e zhveshjes, është i përqendruar te skuadra e Ronald Koeman, edhe pse ai është ende duke u rikuperuar nga dëmtimi i kyçit të këmbës së djathtë që e pengoi të luajë një pjesë të mirë të sezonit 23-24.
B.T (Dosja.al)
Sport
3 Qershor 2024, 15:15
FRANCE - Antoine Griezmann nuk do të jetë në Lojërat Olimpike me Francën. Edhe pse vetë lojtari ditë më parë d...
Sport
3 Qershor 2024, 14:57
FRANCE - Kylian Mbappé do të bëhet zyrtarisht sonte lojtar i ri i Real Madridit. Këtë gjë ia konfirmoi lojtari ve...
Sport
3 Qershor 2024, 14:33
ZVICER - Tani që Champions League ka përfunduar, me kurorëzimin e Real Madridit të shtunën në mbrëmje kundër Dortmundit,...
Sport
3 Qershor 2024, 14:22
ZVICER - Tash e tutje, sezoni evropian ka përfunduar për klubet, me kulmin finalen e Champions League të fituar nga Real Madrid ndaj Dortmundit (...
Sport
3 Qershor 2024, 14:12
HOLANDE - Memphis Depay zgjodhi rrjetet sociale për të njoftuar largimin e tij nga Atlético Madrid, një vit para përfundimit të ...
Sport
3 Qershor 2024, 14:00
ITALI - Me mungesa në qendrën e mbrojtjes ditët e fundit, Italia ka thirrur si përforcim Federico Gattin. Lojtari i Juventusit u ftua kë...
Sport
3 Qershor 2024, 13:46
SPANJE - Ansu Fati përfundoi sezonin në formë huazimi te Brighton dhe është gati të rikthehet te Barcelona. Në një ...
Sport
3 Qershor 2024, 13:32
AUSTRI - Shqipëria prej disa ditësh tashmë ka nisur grumbullimin në kuadër të “Euro 2024”, që starton më dat...
Sport
3 Qershor 2024, 13:09
ITALI - Fitorja e Real Madridit ndaj Borussia Dortmundit në finalen e Ligës së Kampionëve ka konfirmuar pretendentin e dytë n...
Sport
3 Qershor 2024, 12:30
ANGLI - Kroos ishte protagonisti i finales së Ligës së Kampionëve që Real Madridi fitoi në Londër kundër Dortmundit...