11 Maj 2024, 11:17
Nga DOSJA
TIRANE - Federata Shqiptare e Futbollit ka ndërmarrë një iniciativë shumë të veçantë për ndeshjen e parë të Kombëtares shqiptare në Kampionatin Europian “Gjermani 2024”.
Departamenti i Komunikimit në FSHF bën me dije se në stadiumin e Dortmundit, aty ku edhe do të luhet takimi i parë i kuqezinjve ndaj Italisë janë rezervuar vende për të gjithë ish-futbollistët e ekipit kombëtar, që kanë luajtur qoftë edhe një minutë të vetme me fanelën shqiptare.
Të gjitha kostot e udhëtimit, qëndrimit dhe biletat e ndeshjes do të mbulohen nga FSHF, që dëshiron që të vlerësojë në këtë mënyrë të gjithë ata futbollistë dhe emra të mëdhenj të futbollit shqiptar, të cilët kanë përfaqësuar dhe kanë dhënë gjithçka për fanelën e Kombit në të kaluarën.
Shqipëria do të luajë ndeshjen e parë ndaj Italisë në Kampionatin Europian “Gjermani 2024” më 15 qershor në ora 21:00 dhe mes mijëra tifozëve shqptarë, do të jenë të pranishëm edhe shumë emra të mëdhenj të futbollit shqiptar dhe që kanë lënë gjurmë me ekipin kombëtar.
B.T (Dosja.al)
Sport
11 Maj 2024, 11:09
FRANCE - Duke qenë se tashmë e ka bërë të ditur vetë, mund të themi zyrtarisht se Kylian Mbappé nuk do të jet&e...
Sport
11 Maj 2024, 10:56
FRANCE - Prej muajsh, Kylian Mbappé e ka gjetur veten në qendër të disa pyetjeve të ndjeshme ndaj vendosi ta zgjidhë përf...
Sport
11 Maj 2024, 09:30
Marc Brys, trajner i Kamerunit
KAMERUN - Asgjë nuk është kurrë e thjeshtë me futbollin në Kamerun. Por çdo gjë &e...
Sport
11 Maj 2024, 09:00
FRANCE - Është zyrtare dhe është fundi i një telenovele. Në orët e fundit, Kylian Mbappé ka zyrtarizuar larg...
Sport
11 Maj 2024, 08:30
ITALI - Nën sytë e Thierry Henry, aksioner i klubit që nga gushti 2022, Como fitoi biletën për në Serinë A, pasi baraz...
Sport
11 Maj 2024, 08:00
ITALI - Episodi i keq në fund të ndeshjes së fituar në turneun ndërkombëtar të Romës nga Novak Djokovic ...
Sport
11 Maj 2024, 07:30
SPANJE - Pas fitores së madhe kundër Barcelonës fundjavën e kaluar (4-2), sinonim i kualifikimit në Champions League, Girona u ndal k...
Sport
10 Maj 2024, 21:42
NIGERI - Presidenti i Federatës Nigeriane të Futbollit, Tijani Babangida, një ish-lojtar i Ajax-it, është shtruar në spital...
Sport
10 Maj 2024, 20:26
FRANCE - Ishte një sekret i hapur, por këtë të premte ishte vetë Kylian Mbappé ai që njoftoi se do të larg...
Sport
10 Maj 2024, 18:32
GJERMANI - Në garën për një trefish historike, Bayer Leverkusen po u ofron tifozëve të tij mundësinë për të gd...