LIVE UPDATES
Sport

REL: FSHF në shënjestër të kritikave për bashkëpunimin me Serbinë

Kur Federata Shqiptare e Futbollit (FSHF) njoftoi në muajin maj se u bë bashkë me atë të Serbisë për ta planifikuar organizimin e turneut me 16 kombëtare, i cili zhvillohet çdo dy vjet, ajo u përball me shumë kritika, sidomos në Kosovë. Por, ajo s’u zmbraps në synimin e saj, megjithëse i priti reagimet.

27 Shtator 2024, 19:15 Nga r.ll
REL: FSHF në shënjestër të kritikave për
foto ilustruese

TIRANË- Shqipëria është buzë fitimit të së drejtës për ta organizuar së bashku me Serbinë Kampionatin Evropian të futbollit për nën 21-vjeçarët në vitin 2027 - gjë që ka shkaktuar zemërim në mesin e tifozëve në Shqipëri dhe në Kosovë.

Federata Evropiane e Futbollit (UEFA) njoftoi më 26 shtator se vetëm kërkesa e përbashkët e Shqipërisë dhe e Serbisë ka zënë afatin për organizimin e turneut, ndërsa Komiteti Ekzekutiv i saj pritet ta pranojë zyrtarisht kërkesën e dy shteteve jofqinje gjatë një takimi më 16 dhjetor.

Kur Federata Shqiptare e Futbollit (FSHF) njoftoi në muajin maj se u bë bashkë me atë të Serbisë për ta planifikuar organizimin e turneut me 16 kombëtare, i cili zhvillohet çdo dy vjet, ajo u përball me shumë kritika, sidomos në Kosovë. Por, ajo s’u zmbraps në synimin e saj, megjithëse i priti reagimet.

Grupi zyrtar i mbështetësve të Shqipërisë, i njohur si "Tifozat Kuq e Zi", ka kërcënuar se do ta ndërpresë mbështetjen për kombëtaren, për shkak të këtij organizimi.

“Ky organizim assesi nuk mund të quhet i Shqipërisë, pasi FSHF-ja nuk ka kompetencë të flasë në emër të shqiptarëve dhe Shqipërisë, por vetëm në emër të vetin si organizatë, e që pas këtij akti do të gjejë mbështetje vetëm te punonjësit e vet që u jep pagë”, tha grupi në Facebook.

Shefi i futbollit shqiptar, Armand Duka, nuk iu përgjigj kërkesës së Radios Evropa e Lirë për koment, por ai kishte thënë më herët këtë vit për Associated Press se “ky është 100 për qind projekt futbolli”.

Pas lajmit të së enjtes, FSHF-ja u detyrua ta mbyllte hapësirën për komente në të gjitha postimet në llogaritë e veta në rrjetet sociale, për shkak të reagimeve.

Kryetari i Federatës së Futbollit të Kosovës (FFK), Agim Ademi, kishte thënë më herët këtë vit se nuk i kishte pëlqyer lajmi për organizimin e Euro U21 mes Shqipërisë dhe Serbisë, por se kjo ishte “çështje e Federatës Shqiptare” dhe se Kosova nuk ka infrastrukturë për të menduar një organizim të tillë me Shqipërinë.

Shqipëria gëzon mbështetje të madhe mes futbolldashësve në Kosovë, një pjesë e të cilëve kanë aspirata për një kombëtare të përbashkët. Për shembull, njëri ndër grupet më të njohura të tifozëve në Kosovë, "Plisat", refuzon ta mbështesë kombëtaren e Kosovës, dhe është ndjekëse e rregullt e kombëtares shqiptare.

Grupi zyrtar i tifozëve të kombëtares së Kosovës, "Dardanët", e quajti "të turpshëm" për Shqipërinë organizimin e mundshëm të këtij turneu me Serbinë.

“Shqiptarët e Kosovës nuk kanë nevojë për poshtërim moral dhe emocional, por për ndihmë dhe përkrahje. Ngjarja edhe do të organizohet, por turpi do të jetojë përjetë dhe nuk do të falet. Kosova nuk do ta falë. Jo në emrin tonë”, shkroi grupi i mbështetësve të Kosovës.

Serbia nuk e njeh shtetësinë e Kosovës, ku shqiptarët përbëjnë mbi 90 për qind të popullsisë, dhe tensionet mes dy vendeve fqinje vazhdojnë të jenë të larta edhe pas përfundimit të luftës së përgjakshme më 1999.

Shumë kundërshtarë të organizimit Shqipëri-Serbi e kanë kujtuar hedhjen e një droni me flamurin e "Shqipërisë së Madhe" në ndeshjen e futbollit midis Serbisë dhe Shqipërisë, në Beograd, në vitin 2014, e cila shkaktoi përleshje mes futbollistëve në stadium, dhe thirrje nacionaliste të serbëve kundër shqiptarëve.

Ata kanë përmendur luftën në Kosovë dhe incidentin e 2014-tës në kryeqendrën serbe si ndër arsyet pse Shqipëria nuk është dashur ta merrte parasysh organizimin e këtij turneu së bashku me Serbinë.

Pak muaj pasi Shqipëria dhe Serbia bënë të ditur synimin e tyre, federatat e dy shteteve u bënë ndër më të gjobiturat nga UEFA për incidente nacionaliste që tifozët e tyre i shkaktuan gjatë Kampionatit Evropian të futbollit 2024 në Gjermani.

Tifozët shqiptarë dhe ata serbë shpalosën pankarta me motive politike në lidhje me Kosovën, si dhe thirrje të ndryshme nacionaliste kundër njëri-tjetrit.

Në njërin nga këto incidente u përfshi edhe sulmuesi i Shqipërisë, Mirlind Daku, i lindur dhe rritur në Kosovë – i cili edhe u dënua për shkak se mori një megafon dhe iu bashkua thirrjeve të tifozëve kundër serbëve.

Kombëtarja e Shqipërisë ka një numër të madh futbollistësh me origjinë nga Kosova.

Në Kosovë, ditëve të fundit ka pasur edhe thirrje në mesin e komunitetit të futbollit që lojtarët kosovarë ta shqyrtojnë përfaqësimin e Shqipërisë.

Kosova u bë pjesë e UEFA-s dhe shtëpisë botërore të futbollit, FIFA, më 2016 - dhe që atëherë ka kombëtaren e vet të njohur, me të cilën përfaqësohet në gara ndërkombëtare.

Sipas një rregulloreje të UEFA-s, ekipet kombëtare të Kosovës dhe Serbisë nuk lejohen të takohen mes vete në garat evropiane.

Duka - i cili është edhe nënkryetar i UEFA-s - tha gjithashtu se me këtë organizim “ne mund ta japim një mesazh shumë të mirë politik”.

“Ndoshta 10 vjet më parë ka qenë e paimagjinueshme që ne të garonin për një organizim të tillë”, tha Duka.

Ai gjithashtu e pranoi se Shqipëria kishte më shumë shanse ta fitonte organizimin e Euro U21 më 2027 duke garuar së bashku me një shtet tjetër./REL

fshf shqiperi serbi

Sondazh

Poll

Filmi The Princess Diaries 3 nuk është anuluar, çfarë tha aktorja Anne Hathaway?

Filmi The Princess Diaries 3 nuk është anuluar, çfarë tha aktorja Anne Hathaway?

Fotoja e djalit të porsalindur të Zëvendëspresidentit J.D. Vance publikohet nga Donald Trump

Do mbështesim njëri-tjetrin si miq, deklarata e Jessie J për ndarjen nga Chanan Coleman

Të shtëna me armë zjarri në Elbasan, plagosen tre persona

Mbyllen fjalimet, nis marshimi në rrugët e kryeqyetit: Rama jepe dorëheqjen!

Aktivisti: Nuk jemi nazistë, por jemi shqiptarë të cilët po largohemi çdo ditë

Protestuesi: Kërkojmë largimin e një qeverie dhe një kryeministri të korruptuar

Aktivisti: Më datë 23 të gjithë para Parlamentit, t’u themi se nuk na përfaqësoni

Dita e 51-të e revoltës/ Protestuesit marshojnë nga sheshi “Skënderbej” drejt Kryeministrisë

“Kryeministri bridh, Taulanti vendos”/ Qytetari: Dalim në protestë për skandalet e qeverisë

Labinot Tahiri mban premtimin, do të ndajë 150 euro me djalin e të ndjerit Shpat Kasapi

Zjarr përgjatë autostradës Fier–Vlorë, vështirësohet qarkullimi i automjeteve

Pse Bebe Rexha u komentua gjerësisht për performancën e saj në Los Angeles për Kupën e Botës?

Yjet që dhuruan spektakël në finalen e kupës së botës

Përplasje mes Bardhit dhe Peleshit: Ky precedent nuk i vlen askujt, si mund ta bllokosh Kuvendin

"Më shiko në sy Sali"/ Çaushi- Berishës: Dezinformove për reformën dhe për shtëpinë time

Bie zjarr në zonën e Ujit të Ftohtë, flakët favorizohen nga era dhe temperaturat e larta

Tensione në Kuvend, deputetët e PD bllokojnë foltoren, ndërpritet seanca plenare

Rama: Protestat për mjedisin janë arritje e madhe për shoqërinë

"Dyfishohet mbështetja për fëmijët me aftësi të kufizuara"/ Rama: Shteti do të paguajë sigurimet

‘O shoku kryetar! Alooo!’ Peleshi përplaset me Korreshit: S’është festivali folklorik!

"Më shiko në sy Sali"/ Zegjineja- Berishës: Dezinformove për reformën dhe për shtëpinë time

Balla- Muçit: Vazhdoj të të quaj sorrë... flamingot e vërteta e braktisën llumin e kënetës

"Edi Rama spak you"/ Erald Kapri shpërthen në Kuvend: Nuk e shmangni dot thirrjen e protestuesve

Çështja Partizani/ Ish-presidenti Bamir Topi thirret si dëshmitar në SPAK

Berisha- Peleshit: Vasal i Ramës dhe armik i integrimit! Peleshi i heq fjalën: Mu drejto me etikë

Policia largon me forcë ish-luftëtarët e UÇK-së, Dritan Goxhaj dhe Meçan Zotaj

Gjyqi për ‘Partizanin’/ Berisha: Procesi është ngritur mbi një piramidë të shembur mashtrimi!

Protesta para Kuvendit/ Qytetarët zhvendosen në hyrjen kryesore, presin të mbërrijnë deputetët

Berisha denoncon: Presidenti do të dekorojë Irena Gjokën me titullin ‘heroinë e Partisë Socialiste’

Berisha jashtë SPAK: Kushtetuesja është zotuar për të mos shqyrtuar çështjen time

Berisha tregon mesazhin: Dumani është avokati i narkoshtetit, drejtësia vonon, por nuk harron

Në zbatim të masës “detyrim paraqitje”, Berisha paraqitet në SPAK

Tensione në Komisionin e Jashtëm! Debatet e forta mbi deklaratën e ministres serbe për Kosovën

Nesër protestë para Kuvendit! Paralajmëron protestuesi: Më 23 tubimi i madh

Protestuesi: Nuk ndalojmë deri në largimin e atij që është strukur në Kryeministri

Nis marshimi drejt Kryeministrisë, protestuesit bëjnë thirrje për dorëheqjen e kryeministrit

Dita e 50-të e protestës/ Nis grumbullimi në sheshin "Skëndërbej"

Kryeministri Rama kryen nderimet në homazhet për gazetarin Enrik Mehmeti

Emigrantët bllokohen në pikën kufitare mes Kroacisë dhe Serbisë, kërkojnë informacion

Pesë turistë gjermanë mbetën të bllokuar në Karaburun, ekipet e shpëtimit bënë të mundur gjetjen

Cili ishte shkaku i vdekjes së aktores së njohur turke Ece Irtem?

Fëmijët e birësuar të Brad Pitt nisin procedurat për të mos mbajtur mbiemrin e të atit

Ish-drejtoresha e filialit të Postës së Durrësit u la në burg/ Avokati: Vendim absurd

Kuvendi Kombëtar i Protestës/ Folëses i merret mikrofoni nga dora: Edi Rama të japë dorëheqjen

Tentoi te merrte pjesë në Kuvendin Kombëtar të protestës/Selami Jenisherin nxirret jashtë

Berisha: Do bëjmë gjithçka për të paraqitur realitetin shqiptar pranë Komisionit Evropian

Falja e pronave publike në Dhërmi e Palasë/ Berisha: PD nuk do i njohë kurrë këto vendime të Ramës

Berisha: Rama nuk e dënon ministren monstër të Beogradit sepse është vasal i Vuçiçit

Berisha: Ftoj çdo demokrat që të marrë pjesë në protestë dhe të bëjë gjithçka për suksesin e saj