22 Janar 2026, 14:00
Nga DOSJA

TIRANE - Federata e Futbollit do të prezantojë ditën e hënë, më 26 janar në “Shtëpinë e Futbollit”, strategjinë 2026-2030 “Vision To Victory”, dokumenti strategjik që përcakton drejtimin, prioritetet dhe objektivat e zhvillimit të futbollit shqiptar për 4 vitet e ardhshme.
Kjo strategji përfaqëson një hap të rëndësishëm drejt ndërtimit të një modeli të qëndrueshëm dhe afatgjatë, duke synuar forcimin e futbollit në të gjitha nivelet, nga baza dhe edukimi, garat e ekipet kombëtare, futbolli i vajzave, tek infrastruktura, qeverisja, marrëdhëniet me publikun dhe përgjegjësia sociale.
Në një periudhë ku futbolli shqiptar ka njohur zhvillime të mëdha e të rëndësishme dhe ka fituar eksperienca mjaft të vlefshme në arenën kombëtare dhe ndërkombëtare, FSHF ka vendosur të konsolidojë këtë rrugëtim përmes një vizioni të qartë dhe të strukturuar, në përputhje me standardet dhe politikat e UEFA-s dhe FIFA-s.
Gjatë prezantimit të strategjisë “Vision To Victory”do të bëhen publike objektivat kryesore, shtyllat strategjike dhe prioritetet që do të udhëheqin zhvillimin e futbollit shqiptar në katër vitet e ardhshme.
Kjo strategji nuk është thjesht një dokument orientues por është një angazhim për të zhvilluar futbollin shqiptar mbi baza të forta, të planifikuara dhe të qëndrueshme.
B.T (Dosja.al)
Sport
22 Janar 2026, 13:00
KAZAKISTAN - Në Kazakistan, nuk bëjnë shaka me Boratin, personazhin e luajtur nga Sacha Baron Cohen. Tre tifozë të Club Brugge e m&eu...
Sport
22 Janar 2026, 12:30
ITALI - Krahasimi i ekipeve përgjatë dekadave është një temë e preferuar për tifozët e futbollit anglez. Krahasim...
Sport
22 Janar 2026, 11:38
SPANJE - Carlo Ancelotti u rikthye aty ku u lavdërua. Trajneri 66-vjeçar, i cili e udhëhoqi Real Madridin drejt tre tituj...
Sport
22 Janar 2026, 11:30
GJERMANI - Tifozët e Freiburgut kanë njoftuar qëllimin e tyre për të bojkotuar ndeshjen e së enjtes kundër Maccabi Tel Aviv...
Sport
22 Janar 2026, 11:27
ITALI - Siç deklaroi Deloitte, "faktorët kryesorë të këtij rezultati ishin përmirësimi i performancës komercial...
Sport
22 Janar 2026, 11:15
TURQI - Futbollisti i Kombëtares shqiptare, Ernest Muçi, ka qenë mahnitës me performancën e tij deri më tani në kët&...
Sport
22 Janar 2026, 11:00
SPANJE - Fitorja e FC Barcelonës shkaktoi një debat shumë të qartë në programin "El Futbolín" të Radio MAR...
Sport
22 Janar 2026, 10:30
SPANJE - Me shumë vuajtje, Barça bëri punën e saj në Pragë. Ekipi i Flick arriti një fitore të v...
Sport
22 Janar 2026, 10:00
ITALI - Benfica humbi në Torino kundër Juventusit dhe do të duhet të shpresojë për një mrekulli në ndeshjen ...
Sport
22 Janar 2026, 09:30
FRANCE - I treti para fillimit të javës së 7-të të fazës së grupeve të Ligës së Kampionëve, PSG ra me t...