LIVE UPDATES
Sport

Fundi i “Samba”-s dhe rikthimi te “Italian Job”, prapaskenat e lamtumirës së Sylvinhos dhe faturat e një suksesi historik

Kombëtarja mbyll një epokë spektakli për të hapur një kapitull të ri, ku pritet që kërkesat taktike, disiplina fizike dhe rregulli i hekurt në fushë të jenë kryefjala e rrugëtimit të ri të shqiponjave!

19 Maj 2026, 12:45 Nga DOSJA

Fundi i “Samba”-s dhe rikthimi te “Italian Job”,

Nga Endi Tufa

TIRANE - Nga një emër i parë me skepticizëm në një hero kombëtar, e deri te divorci i ftohtë në tryezën e negociatave. Epoka e Sylvinhos në krye të Kombëtares Shqiptare të Futbollit është tashmë një kapitull i mbyllur, duke lënë pas një trashëgimi të artë, por edhe një ndarje që ngre pikëpyetje.

Shqiponjat mbyllin përfundimisht faqen braziliane për t’u rikthyer aty ku ndihen më komodë taktikisht: te shkolla italiane e futbollit. Por si arritëm deri këtu?

Fluturimi i papritur: Nga anonimati te rekordet

Kur Sylvio Mendes Campos Júnior zbarkoi në Tiranë, CV-ja e tij si trajner i parë nuk ishte as e pasur dhe as bindëse. Megjithatë, ai mori një grup me potencial dhe e transformoi në një makineri kompakte dhe entuziaste. Rezultati ishte historik: kualifikimi në Kampionatin Europian me një fushatë rekordesh, futboll spektakolar dhe një bashkim i jashtëzakonshëm i lojtarëve.

Kulmi i këtij rrugëtimi nuk u ndal në Gjermani. Sylvinho udhëhoqi kuqezinjtë drejt një tjetër arritjeje madhore, duke i dërguar në fazën “play-off” për në Kupën e Botës. Kontrata e tij, e cila në letër skadonte në dhjetor të vitit të shkuar, u zgjat natyrshëm deri në muajin korrik për të mbuluar pritshmëritë dhe rëndësinë e sfidave të “play-off”-it përballë Polonisë dhe Ukrainës.

Fatura e suksesit: Një milion euro dhe ndihma e qeverisë

Suksesi, natyrisht, ka një çmim. Për të pasur një staf të nivelit të lartë, ku krahas Sylvinhos spikasnin emra si ish-ylli i Manchester Cityt, Pablo Zabaleta, dhe Dorival, u nevojit një sforcim i jashtëzakonshëm financiar.

Për herë të parë në këto vite, për të përballuar pagën e këtij stafi u desh edhe kontributi i drejtpërdrejtë i qeverisë. Shifra? Rreth 1 milion euro në vit për të gjithë stafin teknik. Një paketë e majme për realitetin tonë, por e konsideruar e justifikuar për sa kohë rezultatet në fushë po shkruanin historinë.

Pse dështoi rinovimi? Prapaskena e një “Jo”-je

Largimi nuk erdhi si pasojë e mungesës së dëshirës për të vazhduar projektin sportiv. Guri i parë i provës ishte vullneti i trajnerit. Presidenti i FSHF-së, Armand Duka, e kishte lënë të qartë: hapi i parë ishte që vetë Sylvinho të reflektonte nëse ndihej i aftë të mbante nën kontroll këtë grup dhe të menaxhonte presionin e vazhdimësisë.

Braziliani, pasi analizoi situatën, e ndjeu veten të gatshëm për të qëndruar në “timon”. Por, ashtu siç ndodh rëndom në botën e futbollit profesionist, dëshira duhej përkthyer në kontratë. Faza e dytë ishin negociatat financiare, dhe këtu mekanizmi u bllokua.

Burimet pranë institucionit të futbollit bëjnë me dije se palët nuk gjetën gjuhën e përbashkët. Trajneri kishte pretendime për një rritje dhe përfitim financiar ndryshe nga ofroi federata, duke çuar në një krisje përfundimtare dhe ndërprerjen e bashkëpunimit.

Vazhdimi i epokës italiane: Një traditë e pashkëputur

Me largimin e Sylvinhos, pankina kuqezi braktis “samba”-n dhe i rikthehet asaj që mund të quhet “gjëndja natyrale” e dekadave të fundit: trajnerëve italianë.

Historia e teknikëve të huaj me Shqipërinë është e gjatë, por lidhja me italianët mbetet më e forta dhe më e suksesshmja.

• E nisëm me Giuseppe Dossenan (2002), i cili solli shkëndijat e para të një mentaliteti profesionist.

• Kulmuam me arkitektin e mrekullisë së Euro 2016, Gianni De Biasi, i cili mbetet një hero i padiskutueshëm i futbollit tonë.

• Më pas stuhitë e Christian Panuccit, i cili u përpoq të sillte disiplinë të ashpër, por u përplas me realitetin e grupit.

• Për të ardhur te qetësia dhe përvoja e moshës me Edy Rejan, i cili bëri tranzicionin e brezave, rindërtoi mbrojtjen me skemën 3-5-2 dhe përgatiti terrenin për ekipin që trashëgoi Sylvinho.

Tani, zgjedhja është sërish një “Mister” italian, një tjetër mjeshtër i taktikës dhe pragmatizmit. Kombëtarja mbyll një epokë spektakli për të hapur një kapitull të ri, ku pritet që kërkesat taktike, disiplina fizike dhe rregulli i hekurt në fushë të jenë kryefjala e rrugëtimit të ri të shqiponjave!

 

Sondazh

Poll

Filmi The Princess Diaries 3 nuk është anuluar, çfarë tha aktorja Anne Hathaway?

Filmi The Princess Diaries 3 nuk është anuluar, çfarë tha aktorja Anne Hathaway?

Fotoja e djalit të porsalindur të Zëvendëspresidentit J.D. Vance publikohet nga Donald Trump

Do mbështesim njëri-tjetrin si miq, deklarata e Jessie J për ndarjen nga Chanan Coleman

Të shtëna me armë zjarri në Elbasan, plagosen tre persona

Mbyllen fjalimet, nis marshimi në rrugët e kryeqyetit: Rama jepe dorëheqjen!

Aktivisti: Nuk jemi nazistë, por jemi shqiptarë të cilët po largohemi çdo ditë

Protestuesi: Kërkojmë largimin e një qeverie dhe një kryeministri të korruptuar

Aktivisti: Më datë 23 të gjithë para Parlamentit, t’u themi se nuk na përfaqësoni

Dita e 51-të e revoltës/ Protestuesit marshojnë nga sheshi “Skënderbej” drejt Kryeministrisë

“Kryeministri bridh, Taulanti vendos”/ Qytetari: Dalim në protestë për skandalet e qeverisë

Labinot Tahiri mban premtimin, do të ndajë 150 euro me djalin e të ndjerit Shpat Kasapi

Zjarr përgjatë autostradës Fier–Vlorë, vështirësohet qarkullimi i automjeteve

Pse Bebe Rexha u komentua gjerësisht për performancën e saj në Los Angeles për Kupën e Botës?

Yjet që dhuruan spektakël në finalen e kupës së botës

Përplasje mes Bardhit dhe Peleshit: Ky precedent nuk i vlen askujt, si mund ta bllokosh Kuvendin

"Më shiko në sy Sali"/ Çaushi- Berishës: Dezinformove për reformën dhe për shtëpinë time

Bie zjarr në zonën e Ujit të Ftohtë, flakët favorizohen nga era dhe temperaturat e larta

Tensione në Kuvend, deputetët e PD bllokojnë foltoren, ndërpritet seanca plenare

Rama: Protestat për mjedisin janë arritje e madhe për shoqërinë

"Dyfishohet mbështetja për fëmijët me aftësi të kufizuara"/ Rama: Shteti do të paguajë sigurimet

‘O shoku kryetar! Alooo!’ Peleshi përplaset me Korreshit: S’është festivali folklorik!

"Më shiko në sy Sali"/ Zegjineja- Berishës: Dezinformove për reformën dhe për shtëpinë time

Balla- Muçit: Vazhdoj të të quaj sorrë... flamingot e vërteta e braktisën llumin e kënetës

"Edi Rama spak you"/ Erald Kapri shpërthen në Kuvend: Nuk e shmangni dot thirrjen e protestuesve

Çështja Partizani/ Ish-presidenti Bamir Topi thirret si dëshmitar në SPAK

Berisha- Peleshit: Vasal i Ramës dhe armik i integrimit! Peleshi i heq fjalën: Mu drejto me etikë

Policia largon me forcë ish-luftëtarët e UÇK-së, Dritan Goxhaj dhe Meçan Zotaj

Gjyqi për ‘Partizanin’/ Berisha: Procesi është ngritur mbi një piramidë të shembur mashtrimi!

Protesta para Kuvendit/ Qytetarët zhvendosen në hyrjen kryesore, presin të mbërrijnë deputetët

Berisha denoncon: Presidenti do të dekorojë Irena Gjokën me titullin ‘heroinë e Partisë Socialiste’

Berisha jashtë SPAK: Kushtetuesja është zotuar për të mos shqyrtuar çështjen time

Berisha tregon mesazhin: Dumani është avokati i narkoshtetit, drejtësia vonon, por nuk harron

Në zbatim të masës “detyrim paraqitje”, Berisha paraqitet në SPAK

Tensione në Komisionin e Jashtëm! Debatet e forta mbi deklaratën e ministres serbe për Kosovën

Nesër protestë para Kuvendit! Paralajmëron protestuesi: Më 23 tubimi i madh

Protestuesi: Nuk ndalojmë deri në largimin e atij që është strukur në Kryeministri

Nis marshimi drejt Kryeministrisë, protestuesit bëjnë thirrje për dorëheqjen e kryeministrit

Dita e 50-të e protestës/ Nis grumbullimi në sheshin "Skëndërbej"

Kryeministri Rama kryen nderimet në homazhet për gazetarin Enrik Mehmeti

Emigrantët bllokohen në pikën kufitare mes Kroacisë dhe Serbisë, kërkojnë informacion

Pesë turistë gjermanë mbetën të bllokuar në Karaburun, ekipet e shpëtimit bënë të mundur gjetjen

Cili ishte shkaku i vdekjes së aktores së njohur turke Ece Irtem?

Fëmijët e birësuar të Brad Pitt nisin procedurat për të mos mbajtur mbiemrin e të atit

Ish-drejtoresha e filialit të Postës së Durrësit u la në burg/ Avokati: Vendim absurd

Kuvendi Kombëtar i Protestës/ Folëses i merret mikrofoni nga dora: Edi Rama të japë dorëheqjen

Tentoi te merrte pjesë në Kuvendin Kombëtar të protestës/Selami Jenisherin nxirret jashtë

Berisha: Do bëjmë gjithçka për të paraqitur realitetin shqiptar pranë Komisionit Evropian

Falja e pronave publike në Dhërmi e Palasë/ Berisha: PD nuk do i njohë kurrë këto vendime të Ramës

Berisha: Rama nuk e dënon ministren monstër të Beogradit sepse është vasal i Vuçiçit

Berisha: Ftoj çdo demokrat që të marrë pjesë në protestë dhe të bëjë gjithçka për suksesin e saj