30 Qershor 2024, 11:54
Nga DOSJA
TIRANE - Bejkush Birçe, një nga emrat më të mëdhenj të futbollit shqiptar është ndarë sot nga jeta. Ai dha kontribut të veçantë si trajner i ekipit Kombëtar, ndërkohë që ka qenë ishte edhe zv.president i FSHF-së.
Birçe e kaloi karrierën e tij si futbollist te Partizani, ndërkohë që e drejtoi më pas këtë ekip edhe si trajner, sikurse bëri me Naftëtarin, Flamurtarin, Lokomotivën e Durrësit dhe Dinamon.
Gjithashtu, ai mbahet mend si një nga trajnerët më të shquar të Kombëtares, teksa drejtoi kuqezinjtë në vitet ’90, në një periudhë të vështirë për vendin.
FSHF i shpreh ngushëllimet më të sinqerta familjes, së afërmve dhe miqve të Birçes për këtë humbje të madhe!
Edhe presidenti i FSHF-së, Armand Duka me një postim në rrjetet sociale ka shprehur trishtimin e tij për këtë humbje dhe u ka shprehur ngushëllime familjarëve dhe miqve të Bejkush Birçes.
“I pikëlluar pas lajmit të ndarjes nga jeta të Bejkush Birçes!
Kemi humbur një nga njerëzit me më shumë kontribute në futbollin shqiptar, si lojtar, trajner e drejtues në FSHF. Kemi humbur një njeri me karakter të fortë, një mik dhe një familjar shumë të mirë.
Në emrin tim dhe të komunitetit të futbollit shqiptar, dua t’i shpreh ngushëllimet e mia familjes, së afërmve dhe miqve, të cilët kanë humbur një njeri shumë të dashur për ta.
U prehsh në paqe Bejkush Birçe!”, - shkruan presidenti Duka në statusin e tij.
Homazhet për të ndjerin Bejkush Birçen do të zhvillohen ditën e hënë, në ambientet e stadiumit “Air Albania”, duke nisur nga ora 11:00.
B.T (Dosja.al)
Sport
30 Qershor 2024, 11:30
GJERMANI - Willy Sagnol, trajneri i Gjeorgjisë, para xhiros së 16-të të Euro-s kundër Spanjës (e diel, 21:00), në konfer...
Sport
30 Qershor 2024, 11:00
FRANCE - Pesë ditë pas shpalljes së marrëveshjes në parim me Roberto De Zerbi, OM zyrtarizoi ardhjen e trajnerit të saj t&eum...
Sport
30 Qershor 2024, 10:30
GJERMANI - Portugezi João Palhinha ka treguar një ‘episod’ të tij për Euro 2024. “Ne ishim katër lojtarë ...
Sport
30 Qershor 2024, 10:00
ANGLI - Tifozët e Anglisë që filmohen duke kënduar këngë fyese, si ajo e “10 gjermanëve bombardues” do të p&...
Sport
30 Qershor 2024, 09:30
GJERMANI - Të dielën, Skocia u bë ekipi i radhë që u eliminua nga Euro 2024 kur pësoi humbje me rezultat minimal 1-0 ndaj Hungaris...
Sport
30 Qershor 2024, 09:00
GJERMANI - Trajneri i Danimarkës, Kasper Hjulmand, është mërzitur këtë të shtunë për penalltinë e dh...
Sport
30 Qershor 2024, 08:30
GJERMANI - Trajneri i Gjermanisë, Julian Nagelsmann pas fitores ndaj Danimarkës në 1/16 e Euro 2024 (2-0), u shpreh: “Nj&eum...
Sport
30 Qershor 2024, 08:00
GJERMANI - "Goli i dytë në fillimin e pjesës së dytë na shkurtoi këmbët dhe ne nuk ishim shumë të mprehtë. Dif...
Sport
30 Qershor 2024, 07:30
GJERMANI - Trajneri Murat Yakin po merr vlerësime, për mënyrën se si po drejton Zvicrën në Euro 2024, tashmë në ç...
Sport
29 Qershor 2024, 23:17
GJERMANI – Gjermania kualifikohet pë rnë gjysmëfinalen e Europianit pasi mundi 2-0 Danimarkën në një ndeshje ku ndodhi ...