Zjarret "pushtojnë" vendin, Fushë-Kruja prej tre ditësh në luftë me flakët, në Mallakastër rrezikohen banesat
Dy vatra zjarri përfshijnë Shelegarin dhe Bregasin, forca të shumta zjarrfikëse në terren 23 Korrik, 1...
Dy vatra zjarri përfshijnë Shelegarin dhe Bregasin, forca të shumta zjarrfikëse në terren 23 Korrik, 1...
Jashtë protestë, brenda Kuvend/ Sot seanca e fundit e sesionit parlamentar, nga raportimet e institucioneve të pavarura te interp...
VIDEOLAJM/ Flamingot “mbërrijnë” para Kuvendit: Këtu vendosim ne 23 Korrik, 09:25 Tensione para Kuv...
“Nuk tërhiqemi"/ Sot dita e 53-të e revoltës kundër qeverisë, qytetarët të vendosur deri në...
"Gjatë karrierës së tij të shkëlqyer, Sabah Bizi fitoi tituj kampionë dhe kupa, duke i dhënë futbollit shqiptar momente krenarie dhe emocionuese".

TIRANE - Nga Shkodra vjen lajmi i komshëm. Sot është ndarë nga jeta Sabah Bizi, legjenda e futbollit të Vllaznisë dhe ekipit Kombëtar, i cili ka luajtur edhe për Partizanin. Një humbje e madhe për tërë futbollin shqiptar…
Presidenti i Federatës së Futbollit, Armand Duka, në emër të gjithë komunitetit të futbollit shqiptar, pasi vlerëson figurën e madhe dhe kontributin e kësaj legjende shkodrane, i shpreh ngushëllimet familjes së Sabah Bizit… Ja çfarë shkruan ai:
“Me hidhërim të thellë morëm lajmin për ndarjen nga jeta të legjendës së futbollit shqiptar, Sabah Bizi, një emër i madh që la gjurmë të pashlyeshme në historinë e sportit tonë.
Si një ndër ikonat e Vllaznisë dhe Kombëtares shqiptare, ai debutoi në futbollin shqiptar në moshë të re dhe u bë simbol i talentit dhe përkushtimit. Përballja e tij me Franz Beckenbauer në ndeshjen historike kundër Gjermanisë në vitin 1967, ndonëse ai ishte vetëm 19 vjeç, është dëshmi e madhështisë së tij në fushën e blertë.
Gjatë karrierës së tij të shkëlqyer, Sabah Bizi fitoi tituj kampionë dhe kupa, duke i dhënë futbollit shqiptar momente krenarie dhe emocionuese. Edhe pas lënies së futbollit aktiv, ai i qëndroi pranë sportit të zemrës, duke dhënë një kontribut të jashtëzakonshëm në zhvillimin e brezave të rinj si trajner dhe drejtues.
Në emër të Federatës Shqiptare të Futbollit dhe të gjithë komunitetit të futbollit, i shpreh ngushëllimet më të sinqerta familjes Bizi, të afërmve dhe miqve të tij. Futbolli shqiptar humbi një legjendë të vërtetë, por trashëgimia e tij do të mbetet përjetë frymëzim për brezat e ardhshëm.
Pusho në paqe legjendë!”
B.T (Dosja.al)
ANGLI - Nuk është aspak zyrtare, por duket se në ditët në vijim mund të jetë. Pep Guardiola, i cili rinovoi me Ma...
SHBA - Lance Armstrong e ka pranuar hapur varësinë e tij ndaj alkoolit. Ish-çiklisti 53-vjeçar amerikan ka t...
FRANCE - Pavarësisht një humbjeje në fushë, Espaly arriti një tjetër lloj fitoreje shumë të ndjeshme, falë rrug&e...
ITALI - Pas njoftimit zyrtar të Alberto Costa, i cili nënshkroi një kontratë deri në qershor 2029, sot është nj&e...
SPANJE - Laporte pret. Ai nuk mund të bëjë më shumë. Ndërkohë, ai stërvit dhe luan me Al Nassr-in e Cristiano Ron...
ANGLI - Lilly-Ella, vajza e madhe e ish-futbollistit legjendar Steven Gerrard të Liverpoolit, ka njoftuar se është shtatzënë. 20-vje...
FRANCE - Tani që PSG-ja ka arritur një nga dy objektivat e këtij afati kalimtar dimëror 2025 me huazimin, që ende nuk është...
ANGLI - Pep Guardiola dhe gruaja e tij Cristina Serra janë ndarë. Një nga çiftet më jetëgjatë në bot&...
AUSTRI - Nëse Jürgen Klopp nuk është më trajner i Liverpoolit, ai nuk humbet asnjë rast për të vjedhur rivalin e tij h...
SPANJE - Real Madridi rikthehet në fushë në ndeshjen e 1/16-tës së Kupës së Mbretit kundër Celtës pas humbjes s&e...