“Ku ishin patriotët e protestës kur kërciste gjuetia ilegale?”/ Rama nga Shkodra: Kush e ka seriozisht për Zvërnecin, bujrum të dëgjojë fakte dhe argumenta
“Të sjellim fonde të mëdha për investime të mëdha”/ Rama: Jemi në rrugën e duhur 8...
“Të sjellim fonde të mëdha për investime të mëdha”/ Rama: Jemi në rrugën e duhur 8...
“Jep dorëheqjen”/ Rama takim me socialistët në Shkodër, pritet me protestë: Turp, Turp 8 Qershor, 18:17 ...
EMRI/ Ndërroi jetë te Trauma pas plagosjes me armë zjarri, identifikohet viktima 8 Qershor, 12:06 Të sht&...
Dalin exit poll-et pas zgjedhjeve në Kosovë, kryeson Albin Kurti me 42%, më pas renditen PDK dhe LDK 7 Qershor, 19:06 ...
Norvegjezi tregon sesi “Djajtë e Kuq” e lanë t’u ikte nga duart futbollisti i momentit, Erling Haaland

ANGLI - Erling Haaland është bërë brenda pak muajsh rekordmeni më i madhe në historinë e Premier League. Sulmuesi mbërriti te Manchester City verën e kaluar dhe në 47 ndeshje me fanelën e “Qytetarëve” ai tashmë ka 51 gola. Shifrat janë të arritshme për disa të zgjedhur. Nënshkrimi i tij për skuadrën e Pep Guardiolës u bë menjëherë një nga “bombat” e mëdha në treg.
Pasi kishte pluhurosur të gjitha rekordet e mundshme te Dortmund, ku shënoi praktikisht një gol për ndeshje, Haaland mbërriti në Mançester me grupin yjor. Fakti është se, siç zbulon Ole Gunnar Solskjaer, norvegjezi mundi të kishte mbërritur në qytetin anglez disa vite më parë.
Sigurisht, në skuadrën përballë. Ish-lojtari dhe trajneri i United, i cili ishte trajner i Haaland gjatë kohës së tij në Molde, e kishte paralajmëruar United për xhevahirin që kishte në dorë: "Ai ishte një sulmues i talentuar që ne (duke iu referuar ish-skuadrës së tij) duhet ta kishim".
Pasi ndau atë fazë në Norvegji dhe disa muaj para se t'i bashkohej stafit teknik të United, Solskjaer, sipas The Sun, e ofroi sulmuesin norvegjez te Djajtë e Kuq. "Unë e lajmërova United rreth gjashtë muaj para se të merrja përsipër, por nuk e mora vesh pse nuk reaguan."
Është e vërtetë që shifrat e sulmuesit norvegjez në Molde nuk ishin në nivelin e atyre të pjesës tjetër të karrierës së tij, por shifra me të cilën u vlerësua transferimi ishte qesharake, duke pasur parasysh nivelin që ka arritur numri ‘9’ i Cityt. “Kam kërkuar 4.5 milionë euro për Haaland, por ata nuk firmosën me të”,- thotë Solskjaer.

Ky vendim mund të jetë një gabim historik për një United, që vazhdon të kërkojë të rifitojë vendin e tij në Premier League, duke parë sesi fqinji i tij ka mbledhur tituj në vitet e fundit. Nga Molde, Haaland fluturoi në Austri për të luajtur për RB Salzburg. Shifrat e tij në skuadrën e Red Bull filluan të mahnitnin Evropën dhe disa muaj më vonë ai zbarkoi në Dortmund për të thyer të gjitha rekordet.
Në atë kohë, kur norvegjezi filloi aventurën e tij në Bundesligë, Solskjaer ishte tashmë trajneri i parë i United dhe ai provoi sërish transferimin, megjithëse nuk pati fat. Haaland kishte një udhërrëfyes të shënuar, që ai po e përmbushte hap pas hapi derisa u bë sulmuesi më i mirë në botë dhe shkatërroi të gjitha rekordet e Premier League. Ndërsa në njërën pjesë të Mançesterit shijojnë golat e norvegjezit, në tjetrën vazhdojnë të qajnë.
B.T (Dosja.al)
SPANJE - Para se lojtarët të dilnin në fushën e stërvitjes, Xavi Hernández po luante duke u përpjekur t&eu...
ITALI - Vetëm pak ditë pasi festoi 'Scudetto'-n e tretë në historinë e saj (me 4 qershor pritet festa e madhe), Napoli tashm&eum...
FRANCE - Mëngjesin e sotëm mësuam se Achraf Hakimi ëndërronte të rikthehej në Real Madrid dhe se nuk mund të p&eu...
SPANJE - Ashtu si vitin e kaluar, FC Barcelona dëshiron të kryejë lëvizje të mira. Jo më kot ai e ka bërë një ...
ANGLI - Prej disa javësh, shitja e Manchester United ka mahnitur të gjithë ishullin. Me tifozët të dëshpëruar që me...
SPANJE - Ndërsa ai do të fitojë titullin kampion të La Ligës këtë vit me FC Barcelona, trajneri Xavi tani do të ket&eu...
FRANCE - Vera mund të shënojë një epokë të re në PSG. Disa lojtarë janë njoftuar për largim (Messi, Neyma...
SHBA - Ajo ishte një sensacion tenisi, i parashikuan një të ardhme të madhe, sepse nuk kishte luajtur kurrë më parë në...
SPANJE - Edhe pse kishte një ftesë të hapur për të luajtur për Serbinë, Bojan Krkic nuk e pranoi kurrë atë. ...
FRANCE - Një oficer policie u padit të enjten, për "shpërdorim të sekreteve të mbrojtjes nga depozituesi i tij" në hetimin gj...