23 Janar 2023, 18:25
Nga DOSJA
ITALI - Situata që po kalon Juventusi ka përqendruar vëmendjen edhe të klubeve të mëdha europiane. Ata shpresojnë të përfitojnë nga dënimi i bardhezinjve, për të rrëmbyer lojtarët më të rëndësishëm të tyre. Sinjali i parë ka ardhur nga Real Madrid, që ka hedhur sytë nga sulmuesi Federico Chiesa. Lajmi mbërrin direkt nga Spanja.
Sipas portalit të specializuar në tregun e transferimeve Fichajes.net, ‘los blancos’ e shohin anësorin e Juventusit si një goditje e madhe për sulmin. Një operacion që cilësohet si “i papritur”. E megjithatë, ndaj kësaj lëvizje dikush në kryeqytetin spanjoll ka nisur të arsyetojë.
Chiesa vlerësohet të paktën 60 milionë euro. Por Real mund të përfitojë nga paqartësitë që lidhen me procedurat ligjore që përfshijnë Juventus. Pa harruar edhe një kontratë me një skadencë jo shumë të largët (qershor 2025). Këto dy të dhëna mund të jenë të rëndësishme në përpjekjet e merengues për të fundosur goditjen.
Federico Chiesa u kthye në fushë më 2 nëntor, 10 muaj pas këputjes së ligamentit të kryqëzuar. Ai bëri debutimin e tij sezonal në Champions League, kundër PSG dhe, më pas, u rikthye në formacionin titullar në ndeshjen në “Maradona” kundër Napolit. Të enjten ndaj Monzas, në Kupën e Italisë, Federico Chiesa i është rikthyer edhe golit, më shumë se një vit pas të fundit të shënuar me fanelën bardhezi.
B.T (Dosja.al)
Sport
23 Janar 2023, 18:16
ANGLI - Humbja ndaj Arsenalit, ua ka hapur gojën dy ish-lojtarëve të ‘Djajve të Kuq’. Momenti i mirë i Manchester United,...
Sport
23 Janar 2023, 17:52
BRAZIL - Nuk është hera e parë që Rafellan, motrën e vogël të Neymarit, e shohim të shfaqë figurën...
Sport
23 Janar 2023, 17:29
GJERMANI - Me vendosjen e Rudi Völlerit si drejtor i ekipit kombëtar, fillimisht u zgjidh vetëm një pjesë e trashëgimisë s&...
Sport
23 Janar 2023, 16:44
SPANJE - Álvaro Morata dhe gruaja e tij, Alice Campello, e filluan këtë 2023 me një anëtar të ri të familjes. Më...
Sport
23 Janar 2023, 16:25
AUSTRALI - Novak Djokovic është vendosur për herë të trembëdhjetë në mesin e tetë më të mirëv...
Sport
23 Janar 2023, 15:57
SPANJE - Dani Alves është larguar nga burgu i Brians 1 të hënën, ku ka hyrë të premten dhe është transferuar...
Sport
23 Janar 2023, 15:34
ANGLI - Lewis Hamilton ka zbuluar në disa raste, një episod që shënoi fëmijërinë e tij, ngacmimin që iu...
Sport
23 Janar 2023, 14:09
ITALI - Napoli vazhdon të shijojë një sezon ëndrrash dhe vrapimin e vetmuar në krye të renditjes në Serie A, p...
Sport
23 Janar 2023, 13:58
SUEDI - Jo tamam i paharrueshëm për veprat e tij në fushë, ku gjithsesi ishte një lojtar i mirë, Jesper Blomqvist, ish-lojtar...
Sport
23 Janar 2023, 13:48
ANGLI - Postimi i fundit i Cristiano Ronaldos në Instagram mund të ketë mashtruar disa fansa duke besuar se ai kishte rikrijuar një nga mome...