LIVE UPDATES
Sport

Gaz Demi 'hyn në fushë', urimi dhe premtimi për tifozët e Partizanit: Ju garantoj një gjë!

Partizani-Egnatia është sfida që do të luhet ditën e shtunë në Elbasan Arena duke filluar nga ora 19:30. Një përballje tërheqëse, sidomos me paparashikueshmërinë që garantojnë këtë herë dy formacionet.

20 Gusht 2022, 13:31 Nga DOSJA

Gaz Demi 'hyn në fushë', urimi dhe premtimi për

TIRANË- Partizani-Egnatia është sfida që do të luhet ditën e shtunë në Elbasan Arena duke filluar nga ora 19:30. Një përballje tërheqëse, sidomos me paparashikueshmërinë që garantojnë këtë herë dy formacionet.

Presidenti i Partizanit, Gaz Demi, ka përcjellë një mesazh për të gjithë pjesëtarët e klubit të kuq në prag të sezonit të ri futbollistik.Demi ndihet i lumtur që Partizani do të luajë më në fund në stadiumin e vet, thekson se këtë vit do të jetë më shumë afër skuadrës, ndërkohë që objektivat nuk ndryshojnë: Partizani do të synojë trofe si gjithmonë.

POSTIMI I PRESIDENTIT TË PARTIZANIT

"Si presidenti i klubit, doja të uroja në këtë nisje të sezonit, të gjithë ekipet zinxhirë të akademisë Partizani, ekipin e vajzave dhe ekipin e parë për një sezon të mbarë e të suksesshëm…
Ky vit, do të jetë special si për mua, ashtu edhe për familjen e kuqe, sepse ne tashmë kemi një shtëpi, që po merr formë shumë shpejt dhe që do jetë në pritje të të gjithë atyre që duan të kontribuojnë për këtë fanellë…

Fëmijë, të rinj e reja, lojtarë profesionistë, prindër, tifozë, trajnerë dhe gjithë ikonat dhe emblemat e këtij klubi legjendar, së shpejti do të vijnë në shtëpinë e re të Partizanit, aty ku do të luhen të gjitha ndeshjet zyrtare të ekipeve të moshave, ekipit të vajzave apo edhe ekipit të parë dhe ky për mua do të jetë një emocion i jashtëzakonshëm. Kur kujtoj, që fiks para 10 vjetësh unë mora vetëm një stemë dhe një mal me halle, dhe pasi jemi endur këto vite, fushë më fushë e qytet më qytet, tani ndihem i lehtësuar, sepse do të kemi shtëpinë tonë moderne. Unë personalisht ndihem mirë ashtu siç besoj ndihet çdo dashamirës i këtij klubi dhe prandaj këtë sezon e konsideroj special...

Partizani, si çdo sezon hyn për të fituar gjithçka. Edhe këtë vit nuk ndryshojnë objektivat, jo vetëm për ekipin e parë, por për të gjitha skuadrat e akademisë. Prandaj, në startin e këtij sezoni dua ti jap mbështetjen maksimale të gjithë futbollistëve që mbajnë veshur fanellën e kuqe, stafeve teknike, drejtuesve dhe punëtorëve të këtij klubi. Në të njëjtën kohë, dua ti kujtoj, që vetëm me punë, me mundin dhe sakrificën e të gjithëve së bashku, objektivat mund të arrihen. Duhet të tregojmë në fushën e lojës, luftë sportive, të derdhim shumë djersë, të mos dorëzohemi deri në minutën e fundit, por njëkohësisht edhe të mbetemi “Fair Play”, të respektojmë rivalin dhe të kemi guximin që ti shtrëngojmë dorën edhe në rastin ku nuk jemi ne, fitimtarët…
Këtë vit, iu garantoj që do të jem më afër skuadrës dhe stafit teknik, tek të cilët kam shumë besim se do të arrijmë gjëra të rëndësishme. Mbështetjen dhe kontributin tim dhe të familjes Demi nuk e kam kursyer kurrë, prandaj shpresoj që të gjithë ata që e duan këtë klub, do ta mbështesin pa kushte. Ne jemi një familje e madhe që e ka emrin PARTIZANI dhe kemi nevojë për të gjithë…

Doja të uroja gjithashtu edhe gjithë aktorët e tjerë të këtij kampionati në startin e tij. Të gjithë rivalët, tifozeritë e tyre, arbitrat, zyrtarët e Federatës, trajnerët dhe presidentët e Superiores, gazetarët dhe studiot televizive; Një sezon të mbarë për të gjithë! Suksese!!!

E.Ç (Dosja.al)

partizani gaz demi

Sondazh

Poll

Pas më shumë se katër orësh, qytetarët vijojnë protestën rrugëve të Kryeqytetit

Pas më shumë se katër orësh, qytetarët vijojnë protestën rrugëve të Kryeqytetit

Gjesti i veçantë i protestuesit, u dhuron lule efektivëve në shenjë solidariteti për policin e vrarë

Pas tre orësh protestë, turma vijon qëndresën: Dorëheqje!

Prej më shumë se tre orësh para Kryeministrisë, protestuesit ndezin flakadanë

"Kush s'kërcen nuk është shqiptar o hej"/ PAMJE me dron nga protesta madhështore për Zvërnecin

Thirrja e qytetarit të Rrjollit: Hajde rini, merre situatën në dorë dhe drejto vendin

Me flamuj dhe pankarta në duar, qytetarët e Durrësit sërish protestë për projektin në Zvërnec

Tentoi të futej në Kryeministri, protestuesja bën simbolin e shqiponjës

"Ne i duam parqet, lodrat, natyrën"/ Vogëlushi në protestë thirrje: Mbrojini për ne!

Protesta kundër projektit në Zvërnec/ Brohoret turma: Edi Rama o tradhtar, duhet lidhur me litar

Protesta për Zvërnecin, qytetarë mbajnë 1 minutë heshtje për efektivin e vrarë në krye të detyrës

"Ruani qetësinë, Ramën ta zhdukim me të mirë"/ Tensione në protestën kundër projektit në Zvërnec

PAMJE nga protesta madhështore kundër projektit në Zvërnec/ Oshëtin bulevardi: O pallosh o zagar

Mijëra protestues në shesh thirrje ndaj kryeministrit Rama: Duam dorëheqje

Protesta për Zvërnecin, babai i Martin Canit i bashkohet protestuesve në shesh

Mijëra qytetarë në Bulevard/ Thirrje kundër Ramës dhe Berishës: U ka ardhur fundi, në burg

Balla nga Kuvendi: Greqia u ka borxh shqiptarëve marrëveshjen për pensionet

Dita e 5-të e protestës për Zvërnecin/ Nis marshimi drejt bulevardit: Revolucion

Balla ‘thumbon’ Berishën: U trembe nga protestuesit që erdhën te selia e PD-së dhe ndryshove qëndrim

"Na keni ça k***"/ Noizy shpërthen keq ndaj protestuesve: Nuk po e shet njeri Shqipërinë!

'Zvërneci'/ Berisha: Ju jeni mafie si në Beograd. Të gjitha dokumentet ju i shumëzoni me zero

Berisha: Pse e fshihni kreun e Meduzës. Tokat në Zvërnec i ka rrëmbyer Pjerini nga Lezha dhe Agaçi

Reperi Gashi mbështet protestat për Zvërnecin: Fëmijët tanë nuk janë mysafir në tokën e tyre

Këngëtarja Bebe Rexha vlerësohet me cmimin “Female Icon Award 2026”

Banorët dhe pushuesit përballen me fenomenin e pazakontë në Ksamil

"Ktheni ligjin për investimet strategjike" Bozdo në Kuvend: Betonizuat bregdetin e jugut...

Përplasje e ashpër mes Strazimirit e Muçit: Të rinjtë po protestojnë kundër jush, mbani përgjegjësi

"Marksist-leninist i vogël'! Përplasje e ashpër mes Strazimirit e Muçit:

Ngjarja e rëndë në Maliq/ Autori transportohet drejt Tiranës, familjarët: Çfarë i bëre?!

Berisha: Xhelati Rama u vë protestuesve paqësorë, topat e ujit që gjuajtën edhe foshnjën në karrocë

Berisha-Piro Vengut: Dezertove nga ushtria dhe mashtrove se je pasardhës i Marko Boçarit

Fshihej në një zonë të pyllëzuar, ja vendi ku u gjet autori i ngjarjes në Maliq

"Rama do organizojnë antimiting në Vlorë", Balla i përgjigjet Berishës: Kemi festën e PS!

Bido i kthehet opozitës: Ku ishit ju më 30 maj që nuk folët për Zvërvecin?

“Keni paralajmëruar anti-miting në Vlorë”, Berisha thirrje Ramës: Anuloje, është praktikë fashiste

Deputeti i “Lëvizjes Bashkë”: Rendi i ditës së sotme është kërkesa për dorëheqjen e qeverisë

U plagos në operacionin për kapjen e një personi në kërkim, mbërrin te Trauma polici

Vrasja e efektivit të Policisë në Korçë, Kuvendi nis me një minutë heshtje

Vrau një efektiv dhe plagosi një tjetër, mbërrin në spital autori

Reshjet përmbytin rrugët e Shëngjinit, vështirësi në qarkullimin e automjeteve dhe këmbësorëve

Qytetarët nisen sërish drejt kryeministrisë, me flamurin kuq e zi dhe brohorima vazhdojnë protestën

Protestuesit marshojnë drejt zonës së Bllokut, qytetarët e tjerë nuk iu bashkohen #dosja #protesta

Protesta nuk ka të ndalur, qyetarët bllokojnë rrugën te Ura e Tajvanit, thirrje në kor policëve

Nga Sheshi tek Banka, qytetarët bllokojnë rrugën: Edi Rama ka mbaru

Qytetarët nuk ndalen në protestë/ Bllokojnë rrugën te selia e PS-së, ulen në gjunjë

Vazhdon protesta për Zvërnëcin/ Protestuesit ngren nga kafet qytetarët te Opera

E mbuluar me flamurin kuq e zi, e reja shfaqet me foshnjën në krah gjatë protestës

"Edi Rama jep dorëheqjen/E reja nga protesta:Ka ardhur koha të shkosh me Berishën te Veliaj dhe Meta

Qytetarët protestë në Vlorë për Zvërnecin, me pankarta në duar marshojnë drejt Sheshit të Flamurit

Dy orë protestë, bulevardi plot qytetarë ndriçohet nga blicat e telefonave: Jep dorëheqje