Protestë masive kundër projektit në Zvërnec/ Qytetarët para Kryeministrisë thirrje kundër qeverisë: Rama të japë dorëheqjen (PAMJET)
Dita e 5-të e protestës për Zvërnecin/ Nis marshimi drejt bulevardit: Revolucion 4 Qershor, 18:26 Sot pro...
Dita e 5-të e protestës për Zvërnecin/ Nis marshimi drejt bulevardit: Revolucion 4 Qershor, 18:26 Sot pro...
"Rama do organizojnë antimiting në Vlorë", Balla i përgjigjet Berishës: Kemi festën e PS, por ti nuk je i ftuar! ...
Ish-ushtarak dhe njohës i armëve/ Kush është Violand Braçellari, 43-vjeçari që vrau një polic e...
Pas më shumë se tre orësh, mbyllet protesta para Kryeministrisë/ Qytetarët thirrje: Nesër sërish në...
Shkon në tetë numri i futbollistëve, të cilët gjatë karrierës së tyre, kanë marrë pjesë me kombëtaret e tyre në pesë edicione Botërorësh

Lionel Messi, Cristiano Ronaldo, Guillermo Ochoa dhe Andrés Guardado po marrin pjesë në Katar në Kupën e tyre të pestë të Botës. Ata i bashkohen një rrethi shumë të mbyllur që përbëhej nga vetëm katër lojtarë para këtij edicioni. Kështu, numri i ‘gjyshërve’ të Botërorëve tani shkon në ‘Top-8’.

I mbiquajtur "El Cinco Copas" në lidhje me pesë Kupat e Botës të luajtura, portieri Antonio Carbajal (48 ndeshje) është lojtari i parë në histori që ka arritur këtë nivel me Meksikën midis viteve 1950 dhe 1966. Tani në moshën 93-vjeçare, Carbajal kaloi pjesën më të madhe të karrierën e tij në FC León, ku luajti për gjashtëmbëdhjetë sezone.

Gjatë Kupës së Botës 1998, organizuar në Francë, mesfushori gjerman Lothar Matthäus (150 ndeshje, 23 gola) luajti në Kupën e tij të pestë të Botës, pas viteve 1982, 1986, 1990 dhe 1994. Kapiteni dhe kampion bote në 1990 me Gjermaninë, ish-lojtar i Bayern Munichut fitoi edhe “Topin e Artë” në të njëjtin vit. Ai është edhe lojtari që ka luajtur më shumë në historinë e futbollit gjerman dhe mbajtësi i rekordeve për numrin e ndeshjeve të luajtura në kompeticion (25).

Gianluigi Buffon (176 ndeshje) mund të ishte bërë lojtari i parë që luante në gjashtë Botërorë, por dështimi i Italisë për t'u kualifikuar në Rusi katër vjet më pare, e kufizoi atë në pesë Kupa Botërore (1998, 2002, 2006, 2010 dhe 2014), ndërkohë që eliminimi i skuadrës ‘Azzurra’ në ‘play-off’ e 2017, bëri që ai ta mbyllë karrierën ndërkombëtare. Me 685 ndeshje në fanellën e Juventusit, portieri kampion i botës 2006 (foto), 44 vjeç, është ende aktiv në klubin e Parmës në Serinë B.

Mbrojtësi qendror Rafael Marquez (117 ndeshje, 17 gola) ka dallimin se ka mbajtur shiritin e kapitenit në pesë Kupat e Botës (2002, 2006, 2010, 2014 dhe 2018) me Meksikën. Në Botërorin e Rusisë, kundër Brazilit në fazën e 16-të (humbja 2-0, 2 korrik 2018), ish-lojtari i FC Barcelona luajti ndeshjen e fundit të karrierës së tij futbollistike, në moshën 39-vjeçare.

I konsideruar si një nga lojtarët më të mirë të të gjitha kohërave, Lionel Messi (166 ndeshje, 92 gola) mori pjesë në Botërorin e tij të fundit me Argjentinën (e para ishte në 2006). Shtatë herë “Topi i Artë”, i cili është ende në kërkim të titullit botëror, nuk ishte larg nga ta merrte atë në vitin 2014 (u mund në finale nga Gjermania, 1-0, 13 korrik). ‘Albicelestet’ këtë vit e nisën keq garën me humbjen ndaj Arabisë Saudite (1-2) në ditën e parë të ndeshjeve të fazës së grupeve.

Kapiteni i Meksikës gjatë këtij Botërori, Guillermo Ochoa (133 ndeshje), 37 vjeç, është lideri i këtij kombi që po luan Botërorin e tetë radhazi. Ai u dallua në ndeshjen e tij të parë kundër Polonisë (0-0, 22 nëntor), duke pritur një penallti nga Robert Lewandowski (e 58-ta). "Memo" Ochoa ishte zëvendësues në edicionet 2006 dhe 2010 përpara se të bëhej titullar i padiskutueshëm.

Ndaj Ganës (3-2), Cristiano Ronaldo (192 ndeshje, 118 gola) bëri histori, duke hapur rezultatin nga pika e bardhë (e 65-ta) për Portugalinë. Ai është lojtari i parë që shënon në pesë Kupa të Botës të ndryshme. Në të njëjtën kohë, ai shënoi golin e tij të tetë në tetëmbëdhjetë ndeshje të Kupës së Botës.

Një meksikan i katërt plotëson ‘Top 8’ në personin e Andrés Guardado (180 ndeshje, 28 gola), i cili së fundmi është bërë lojtari me më shumë paraqitje në kombëtaren e tij. Mesfushori i gjithanshëm i Betis mori pjesë në Kupën e tij të parë të Botës në vitin 2006, si bashkatdhetari i tij Guillermo Ochoa.
B.T (Dosja.al)
KATAR - Është një shenjë që nuk fshihet. Nuk ishin lotët e Neymar, apo edhe kyçi i tij i fryrë, ato që...
KATAR - Kur kujtojmë Kupën e Botës në Katar, për arsye të mira apo të trishtueshme, sigurisht që do të kujtojm&eu...
SHBA - Ndërsa Arabia Saudite nënshkroi surprizën më të madhe të këtij Botërori, shumë sauditë nuk mundë...
ANGLI - Nëse kapitenët e kombëtareve në Botërorin e Katarit, ku homoseksualiteti është i paligjshëm, nuk u lejuan t&eu...
KATAR - Kombëtarja e Francës dhe ajo e Danimarkës: përballen me njëra-tjetrën në Kupën e Botës &ld...
KATAR - Argjentina, sot në orën 20:00, do të përballet me Meksikën në një 'finale' të parakohshme. Shtimi i një h...
KATAR - Polonia dhe Arabia Saudite do të përballen me ndeshjen e tyre të dytë në Kupën e Botës, duke filluar nga ora 14:00 ...
KATAR - Vetëm Enner Valencia, edhe pse ka pësuar të një goditjeje në gju kundër Katarit, shënon gola për ekipin ...
ARABIA SAUDITE - Futbollistët e Arabisë Saudite, që drejtohen nga francezi Herve Renard, mahnitën botën, teksa mundën 2-1 me p&e...
KATAR-Përfundon 0-0 Angli-Shtetet e Bashkuara të Amerikës, ndeshja e dytë e Grupit B të Botërorit 2022. Shtetet e Bashkuara luaj...