LIVE UPDATES
Sport

Guiu pas Yamal, Barça ka një yll të ri, kush është xhevahiri i Xavit vetëm 17-vjeç?

Shënoi në debutimin e tij në La Liga kundër Athletic Bilbao: një rekord i ri dhe profili i sulmuesit shumë të ri spanjoll

23 Tetor 2023, 12:20 Nga DOSJA
Guiu pas Yamal, Barça ka një yll të ri, kush është

SPANJE - "Ka një moment në mbrëmje kur furia e jetës konsumohet dhe qielli me yje fillon të zbulohet." Pyete Marco Guiun që pati mbrëmjen e tij speciale kundër Athletic Bilbaos. I lindur në vitin 2006 debutoi me fanellën e Barcelonës dhe pas vetëm 33 sekondash shënoi golin e fitores për të vendosur Blaugranat në vendin e tretë. Një debutim rekord sepse në moshën 17 vjeç e 291 ditë ai ishte më i riu që debutoi me një gol për Barcelonën në shekullin e 21-të. Më mirë edhe se Messi, një fakt thjeshë për ta përmendur si krahasim me atë që bëri histori në Spanjë, por është gjithashtu një krahasim i rëndësishëm duke pasur parasysh lidhjen e rritjes në La Masia ashtu si argjentinasi. Pas Lamine Yamal , Barça ka një yll të ri dhe Xavi është duke buzëqeshur.

Historia e Guiu, xhevahirit të ri të Barcelonës:

I rritur me bukë dhe futboll, historia e Marco Guiu filloi si ajo e shumë djemve që ëndërrojnë, një ditë, të jenë në gjendje të luajnë futboll në një nivel të rëndësishëm. Që i vogël, topi ka qenë miku më i mirë i djaloshit që lindi në vitin 2006 dhe në moshën 9-vjeçare veshi fanellën e Barcelonës në sektorin e të rinjve. Si sulmues, ai ka një fizik të shkëlqyer, pasi është edhe 187 centimetra i gjatë, por pavarësisht kësaj ai është shumë i mirë në duelet e afërta, i shpejtë në driblim dhe mbi të gjitha gjen kohën për të depërtuar, gjë që nuk është e mirëqenë për një lojtar të ri.

Aftësitë që ai tregoi menjëherë në debutimin e tij në La Liga me Blaugrana:

Emocioni i debutimit i kalitur me një gol të veçantë, i rëndësishëm dhe shumë i rëndë në ekonominë e një ndeshjeje të vështirë dhe deri në atë moment të bllokuar. Nga fusha në tribunë sepse pas Guiut kanë qenë edhe prindërit e tij, të cilët kanë shpërthyer në lot pas golit të djalit të tyre. Një ëndërr e realizuar, por është vetëm fillimi, sepse rruga për t'u bërë kampion është e gjatë dhe plot pengesa. Por Guiu zgjodhi mënyrën më të mirë për të filluar. Masia e e bekuar, djaloshji i vitëlindjes 2006, është vetëm e fundit në një seri talentesh që dalin nga sektori i të rinjve Blaugrana...

E bekuar Masia, nga Guiu te Lamine e deri te Messi, Xavi, Gavi:

Barcelona mund të udhëheqë rrugën në zhvillimin e talenteve që nga sektori i të rinjve. Aftësia për të shkuar dhe për ta gjetur nëpër Spanjë dhe në botë, për ta sjellë në La Masia dhe më pas për ta gdhendur, për t'u kujdesur për të derisa të rritet për t'i hapur dyert e ekipit të parë për të.

Sa talente ka nxjerrë Blaugrana? Ndoshta mund të duhet kohë, durim dhe kërkime të përpikta për të bërë një listë të plotë, por, duke u mbajtur tek këto të fundit, emrat dalin lehtësisht. Marco Guiu është vetëm i fundit në kohë, më i freskëti, por këtë sezon Xavi (vetë i rritur në Masia) ka marrë një nismë të domosdoshmërisë duke lançuar të rinj të tjerë interesantë si Baldé, Fermin Lopez dhe Lamine Yamal (më i riu është një djalosh i vitëlindjes 2007 që rinovuar së fundmi me Barçën). Megjithatë, duke shkuar prapa, ndër të tjera mund të gjesh futbollistë të një kalibri të caktuar që më vonë u bënë kampionë bote: Busquets, Jordi Alba (për 7 vjet) Iniesta dhe vetë Messi. Një listë e pafund që përfshin edhe Bojan Krkic , Ansu Fati (tani në Brighton i De Zerbit) dhe lojtarë aktualë si Gavi, Pedri dhe Oriol Romeu, të cilët u kthyen në shtëpi në merkaton e verës. Me pak fjalë, një filozofi e vërtetë ajo e Barcelonës për një Masia të bekuar.

Guiu, postimi në rrjetet sociale

Një lumturi e papërmbajtshme pas një mbrëmjeje speciale për Guiun, i cili donte të postonte falënderimet dhe emocionet e tij në rrjetet sociale: “I lumtur që realizova ëndrrën për të debutuar me klubin më të mirë në botë, Barcelonën, dhe që e ndihmova skuadrën të arrijë 3 pikët. Falënderoj trajnerin për besimin që më dha në këtë ditë shumë të veçantë, falë edhe të gjithë trajnerëve që kam pasur, shokëve të skuadrës, miqve dhe mbi të gjitha familjes sime, që më kanë ndihmuar të shkoj deri këtu. Tani është koha të vazhdojmë të punojmë dhe të përmirësohemi ditë pas dite për të ndihmuar klubin të arrijë qëllimet e tij. Faleminderit të gjithëve për mbështetjen tuaj në këtë ditë të veçantë për mua. Shkoni në Barcelonë."

B.T (Dosja.al)

Sondazh

Poll

Aksidenti i rëndë te rrotullimi i TEG-ut, pamje nga vendngjarja

Aksidenti i rëndë te rrotullimi i TEG-ut, pamje nga vendngjarja

Rrezikuan të mbyteshin në det, Policia Kufitare shpëton pesë anëtarët e një familjeje në Himarë

Protestat para Kuvendit, Lamallari: Të intimidosh deputetët nuk është demokraci

Berisha: Protesta po firmos fundin e sundimtarit më të keq që ka pasur Shqipëria pas Enver Hoxhës

Berisha: Turizmin e ka shkatërruar narkoeuro dhe qëndrimi i Ramës ndaj shqiptarëve të Kosovës

Berisha: Rama po bën gjithçka kundër protestës duke përdorur policinë kriminale

Ministri Gogu: Reforma në Drejtësi po konsolidohet, por sistemi përballet ende me sfida

Bylykbashi:E papranueshme që nuk vjen drejtori i Policisë së Shtetit. Gjiknuri:Nuk ka asnjë detyrim

Debate në komisionin për Reformën Zgjedhore/Vokshi përplaset me Gjiknurin: Mos më thuaj mua e dashur

A do të realizojë regjisori Christopher Nolan një film horror pas suksesit global të “Odyssey” ?

Aksident në aksin Rrogozhinë-Lushnjë/Furgoni përplas mjetin bujqësor, 50-vjeçari përfundon te Trauma

Stuhia bën kërdinë, xhama të thyer e pemë të rrëzuara, tre persona përfundojnë në spital

Ndryshim drastik i motit, stuhia përfshin Dhërmiun

Ndryshim drastik i motit, stuhia përfshin qytetin e Vlorës

Shi dhe erë e fortë, stuhia e befasishme godet Vlorën

Sharon Stone tregon pse nuk finalizoi me martesë lidhjen me stilistin 38-vjeçar

Rama batuta me banorin që iu shemb ndërtimi pa leje në Theth:Koka bën, koka pëson

Mbyllen fjalimet para Kryeministrisë, protestuesit nisin marshimi

Deklarata e ministres serbe për Kosovën/ Ish-luftëtari i UÇK-së: Heshtja e Shqipërisë është fyerje

Aktivisti: SPAK hap hetimet për kryeministrin Rama, tregoni që jeni patriotë dhe bëhuni me ne

Aktivisti: Do qëndrojmë derisa kjo qeveri e korruptuar dhe ky kryeministër të largohet

Protestuesi: Protesta do vazhdojë deri në rrëzimin e tij

“Pa rini nuk ka Shqipëri”/ Protestuesit nisin marshimin drejt Kryeministrisë: Rama jepe dorëheqjen!

“Mbret pa popull, kjo është kurora e Edi Ramës”/ I riu në protestë: Rama ka humbur mbështetjen

“Nuk duam bashkimin me Librazhdin”/ Banorët në Prrenjas protestojnë kundër reformës territoriale

"Shpati artist që nuk lypi ndonjëherë"/ Rezart Veleshnja reagon për ndihmën e Labinot Tahirit

Rama sulmon sërish protestuesit: Dalin lloj-lloj sharlatanësh delirantësh e ekstremistësh

Jeta private la nën hije filmin ‘Don't Worry Darling’, regjisorja Olivia Wilde flet për projektin

Flakët përfshijnë një sipërfaqe toke në Elbasan/ Dëgjohen shpërthime, dyshohet për fishekë

Rama: Synimi është të rriten të ardhurat, turizmin e luksit e keni vetëm ju

Rama: Keqinterpretuan fjalën time dhe u zaptua zemra e Thethit

Rama nga Thethi: Paketa e Maleve nuk është për biznesmenë dhe as për oligarkët

Rama nga Thethi: Ka një keqkuptim të madh për Paketën e Maleve

Publikohen pamje brenda Postës në Durrës, ish-shefja e Financës me një thes në dorë merr para

Berisha: Eurodeputeti denoncon Ramën si njeriun që përdor familjarët e tij për të transportuar para

"Një tufë budallenjsh"/ Ministri Gonxhja fyen protestuesit: Hajde rrugë budallait

Korreshi ironizon Manjën për koncertin e Kanye West: Te Luan Zhegu jam ende, ti kërceve upsi-dupsi

"Kemi refuzuar Jennifer Lopez se donte 2 milionë euro garanci"/ Gonxhja: Kërkesa nuk u pranua

“Nuk shiten malet, është mundësi për pronarët dhe emigrantët” Rama: Paketa e Maleve, nuk anulohet

Abuzimi me tenderat e AKSHI-t! Mirlinda Karçanaj paraqitet në SPAK

Rama mes protestave: Ata që gjykojnë nga kafeneja nuk e njohin Paketën e Maleve

Rama- protestuesve: Delirantë, injorantë dhe dështakë-zemërakë!

Filmi The Princess Diaries 3 nuk është anuluar, çfarë tha aktorja Anne Hathaway?

Fotoja e djalit të porsalindur të Zëvendëspresidentit J.D. Vance publikohet nga Donald Trump

Do mbështesim njëri-tjetrin si miq, deklarata e Jessie J për ndarjen nga Chanan Coleman

Të shtëna me armë zjarri në Elbasan, plagosen tre persona

Mbyllen fjalimet, nis marshimi në rrugët e kryeqyetit: Rama jepe dorëheqjen!

Aktivisti: Nuk jemi nazistë, por jemi shqiptarë të cilët po largohemi çdo ditë

Protestuesi: Kërkojmë largimin e një qeverie dhe një kryeministri të korruptuar

Aktivisti: Më datë 23 të gjithë para Parlamentit, t’u themi se nuk na përfaqësoni