7 Nëntor 2025, 14:15
Nga DOSJA

ITALI - Këtë javë, Alessandro Bastoni u përball me disa probleme jashtë fushës. Ndërsa mbrojtësi i Interit po luante në ndeshjen e Champions League kundër Kairat Almaty, hajdutët hynë me forcë në vilën e tij në Castelli Calepio, një qytezë me 10.000 banorë në liqenin Iseo, në provincën e Bergamos.
E gjitha ndodhi në orët e vona të pasdites së së mërkurës, më 5 nëntor, kur të paktën katër hajdutë u ngjitën mbi portë dhe hynë në shtëpinë e futbollistit të zikaltërve përmes një grile në sistemin e ventilimit.
Siç raportohet nga Bergamonews, banda menjëherë shënjestroi dhomën e gjumit dhe dollapin: megjithëse një listë e saktë e sendeve të vjedhura ende mungon, thuhet se hajdutët kanë vjedhur çanta dore dhe ora të firmave, përfshirë dy Rolex.
Hajdutëve i ishin dashur vetëm pak minuta për të kryer grabitjen, pasi alarmi u aktivizua sapo ata shkelën brenda vilës.
Për të shmangur identifikimin, hajdutët veshën rroba të errëta me kapele dhe shalle që ua mbulonin fytyrat dhe ikën para mbërritjes së forcave të rendit dhe personelit të sigurisë. Sipas raporteve të fundit, askush nuk ishte brenda vilës në kohën e vjedhjes. Karabinierët dhe Njësia Operacionale e Bergamos po hetojnë incidentin.
B.T (Dosja.al)
Sport
7 Nëntor 2025, 14:00
KINE - Emërimi i ish-lojtarit Shao Jiayi si trajner i kombëtares së Kinës është mirëpritur si brenda ashtu edhe jashtë...
Sport
7 Nëntor 2025, 13:45
MAROK - Stafi i FIFA-s ka vendosur një rekord të ri botëror Guinness, duke bashkuar në një ndeshje lojtarë me numrin më t&e...
Sport
7 Nëntor 2025, 13:30
SPANJE - Jorge Mendes pranon se "nuk e kupton zhurmën që po bëhet rreth Lamine Yamal". Agjenti i fuqishëm portugez, i cili përfa...
Sport
7 Nëntor 2025, 13:18
SPANJE - Më shumë se 20.000 tifozë të Barcelonës mbushën një pjesë të stadiumit të modernizuar Cam...
Sport
7 Nëntor 2025, 13:00
SHBA - Leo Messi mori pjesë në Forumin Amerikan të Biznesit në Miami më 5 nëntor, një aktivitet që mblodhi figura krye...
Sport
7 Nëntor 2025, 12:30
SPANJE - Imagjinoni të zotëroni më shumë se 40 makina, duke përfshirë makina sportive, super makina sportive, hipermakina dhe SU...
Sport
7 Nëntor 2025, 12:00
SHBA - Atlanta e bëri njoftimin të enjten, duke ripunësuar njeriun që e udhëhoqi ekipin drejt titullit të Major League Socc...
Sport
7 Nëntor 2025, 11:45
ITALI - Ish-sulmuesi argjentinas me një të kaluar të rëndësishme në Itali, Gonzalo Bergesio, ka zbuluar një prapaskenë...
Sport
7 Nëntor 2025, 11:30
SHBA - Lionel Messi mori “çelësat e qytetit” të Miamit. Ylli i Inter Miamit u nderua nga kryebashkiaku Francis Suarez gjat&e...
Sport
7 Nëntor 2025, 11:16
TIRANE - Trajneri i Kombëtares shqiptare, Silvinjo, është shfaqur sot para mediave për të shpjeguar listën e lojtarëve të...