29 Shtator 2024, 08:30
Nga DOSJA

SPANJE - Osasuna ishte skuadra e parë që mundi Barcelonën në këtë edicion të La Ligës, duke e bërë këtë me një fitore 4-2.
Në qendër të këtij rezultati ishte ‘revolucioni’ që Hansi Flick, trajneri i culés, bëri në njëmbëdhjetëshen startuese: Lamine Yamal, Raphinha, Iñigo Martínez dhe Baldé e nisën ndeshjen në pankinë, opsione që ai i shpjegoi pas ndeshjes.
“Duhet të ndryshojmë skuadrën sepse ka shumë ndeshje në javët e ardhshme dhe Lamine, Raphinha dhe Iñigo kishin shumë minuta që luanin,”- tha ai për Movistar+ La Liga .
Barcelona është prekur edhe nga dëmtimet, siç theksoi Flick: “Kemi shumë lëndime, por kjo nuk është justifikim. Nëse shikojmë skuadrën tonë aktuale, ne kemi vetëm tre mesfushorë dhe një mbrojtës që luan si mesfushor (Eric García). Nuk është e lehtë, por duhet ta pranojmë.”
Jules Koundé “ishte i vetmi mbrojtës me përvojë që luajti” me Osasunën, shtoi gjermani, i riu Pau Cubarsí, Sergi Domínguez dhe Gerard Martín, ishin titullarët e tjerë kundër Osasuna.
“Me Osasunën kemi bërë gjithashtu shumë gabime”,- shtoi Flick, “ata bënë shumë mirë. Por të pësosh katër gola ishte shumë”.
Barcelona mbetet në vendin e parë në La Liga, por Real Madrid mund të afrohet nëse skuadra fiton derbin e Madridit të kësaj të diele kundër Atlético Madrid. Barça rikthehet në aksion të martën e ardhshme, për të luajtur me Young Boys në Champions League.
B.T (Dosja.al)
Sport
29 Shtator 2024, 08:00
ANGLI - Fabián Caballero, ish-lojtari i Arsenalit, ka ndërruar jetë këtë të premte në moshën 46-vjeçare. Sipa...
Sport
29 Shtator 2024, 07:30
TURQI - Serhat Akin, ish-futbollisti i Fenerbahçes, ishte sërish në lajm, por jo për arsyet më të mira, pasi ai u qëllua ...
Sport
29 Shtator 2024, 02:16
SPANJE - Fundi i serialit. Pas 7 fitoreve në po aq ndeshje në La Liga, Barcelona u rrëzua në fushën e Osasunas. Katalanasit, të ...
Sport
29 Shtator 2024, 02:14
ITALI - Në stadiumin Luigi Ferraris pa publik në tribuna, për shkak të dënimit të vendosur ndaj Genovas, sulmuesi serb Dushan Vl...
Sport
29 Shtator 2024, 02:15
GJERMANI - Bayern Munich humbi pikët e para në Bundesligë, duke barazuar 1-1 në shtëpi me kampionët Bayer Leverkusen, në ra...
Sport
29 Shtator 2024, 02:10
ANGLI - Pas barazimit me Arsenalin, Manchester City humbi sërish pikë në Premier League këtë të shtunë në shtëpin...
Sport
28 Shtator 2024, 22:55
ANGLI - Liverpool ka dale në krye të Premier League. Kampionati anglez në fakt tani dominohet nga Reds, fitues të kësaj të shtun...
Sport
28 Shtator 2024, 22:49
ANGLI - Fundjavën e kaluar, në Manchester City (2-2), koha e shtuar ishte fatale për Arsenalin, i cili pësoi një gol nga John St...
Sport
28 Shtator 2024, 22:15
ELBASAN - Dhe pse Vllaznia mbylli me avantazh 1-0 pjesën e parë, të ndeshjes së vlefshme për javën e 7-të të Superiore...
Sport
28 Shtator 2024, 21:54
KURBIN - Laçi gabon edhe në shtëpi. Teuta ka arritur të marrë tri pikë të arta në transfertën e vështir&eu...