8 Shkurt 2023, 17:19
Nga DOSJA
ANGLI - Hugo Lloris nuk do të jetë i disponueshëm për Antonio Conte, për shkak të një dëmtim në gju që do ta mbajë atë larg fushës, për gjashtë deri në tetë javë. Portieri, i cili u dëmtua në ndeshjen e kaluar kundër Manchester Cityt, kur skuadra e tij po fitonte 1-0, do të mungojë në dy muajt jetik të kampionatit për skuadrën e tij.
Analizat mjekësore kanë treguar se ligamentet janë prekur, por lajmi i mirë është se klubi nuk beson që Lloris duhet t'i nënshtrohet një operacioni. Informacionet kanë bërë jehonë nga media angleze, si Sky Sports, që konfirmojnë se ai do të mungojë në ndeshjet e 1/16-tës së Champions League kundër Milanit.
Fraser Forster, që mbërriti pa pagesë në merkaton e verës së kaluar te Tottenham, deri tani ka qenë portieri i dytë. Ai, i cili ka luajtur vetëm katër herë deri më tani (vetëm një herë në Premier League), do të ketë sfidën për të zëvendësuar Lloris në ndeshjet e ardhshme.
Para tyre është një vizitë në Leicester, për Premier League të shtunën, si dhe dy derbi londinez kundër West Ham dhe Chelsea. E gjithë kjo me nxitjen që skuadra të luajë Champions League kundër Milanit më 14 shkurt dhe 8 mars, data për të cilat portiere titullar i Hottspur nuk do të jetë ende në dispozicion.
Tani ia vlen të shihet nëse Hugo Lloris do të jetë në gjendje të jetë në dispozicion pas pushimit të parë të kombëtareve në vitin 2023, në fund të marsit dhe të jetë në gjendje të jetë në ndeshjet kundër Everton ose Newcastle.
B.T (Dosja.al)
Sport
8 Shkurt 2023, 16:59
FRANCE - PSG rifillon garën këtë të mërkurë me Kupën e Francës me një duel emocionues kundër Ol...
Sport
8 Shkurt 2023, 16:40
TURQI - Volkan Demirel, trajneri i Hatayspor, një ekip turk i Kategorisë së Parë, mohoi këtë të mërkurë i...
Sport
8 Shkurt 2023, 16:21
ZVICER - Lëvizje e rëndësishme politike në Formula 1. Prej këtij viti 2023, presidenti i FIA-s, Mohammed Ben Sula...
Sport
8 Shkurt 2023, 16:02
ANGLI - Çështja e hapur nga Premier League kundër Manchester Cityt ka një rrugë të gjatë për të b&...
Sport
8 Shkurt 2023, 15:48
TURQI - Tërmeti që goditi Turqinë dhe Sirinë dhe që ka lënë mijëra viktima dhe të prekur, ka zgjeruar gjestet e s...
Sport
8 Shkurt 2023, 15:37
SPANJE - Mesfushori argjentinas Rodrigo de Paul tha, se pasi fitoi finalen e Kupës së Botës 2022 në Katar kundër Francës...
Sport
8 Shkurt 2023, 15:25
TURQI - Hatay është një nga 10 qytetet turke të kthyera në fatazëm nga tërmeti i dy ditëve më parë. Jeta atj...
Sport
8 Shkurt 2023, 14:56
FRANCE - Raportohet se numri ‘10’ dhe kapiteni i Argjentinës, kampione e botës, ka dhuron 3.5 milionë € që do të shk...
Sport
8 Shkurt 2023, 12:26
GJERMANI - Kapiteni i RB Leipzig, Willi Orban, ka të ngjarë të humbasë ndeshjen shumë të rëndësish...
Sport
8 Shkurt 2023, 11:50
ITALI - Kur do ta shohim sërish Mike Maignan në fushë? Pyetja ende nuk ka përgjigje. I munguar që prej 22 shtatorit 2022 dhe ...