29 Tetor 2022, 17:55
Nga DOSJA

ARGJENTINË- E pabesueshme ajo që ndodhi në Argjentinë. Një lojtar arratiset nga spitali për të mos humbur gjysmëfinale. Instituto, një ekip me bazë në qytetin e Kordobës dhe që luan në Primera B Nacional, divizioni i dytë i futbollit argjentinas, përfundoi i dyti në sezonin e rregullt. Më pas ajo u kualifikua për në gjysmëfinalen e playoff-it. Skuadra që do të fitojë do të shkojë në një kategori më lart. Një takim shumë i rëndësishëm që Ezequiel Parnisari nuk ka dashur ta humbasë.
Mbrojtësi i skuadrës nga Kordoba, ditët e fundit ishte shtruar në spital dhe, siç raportojnë nga klubi, duhej t'i nënshtrohej të operohej nga apandesiti. Megjithatë, lojtari u zhduk në ditën e operacionit. Frikë? Aspak, ai kishte një takim më të rëndësishëm: duhej të stërvitej me ekipin në funksion të gjysmëfinales. Më pas lojtari u largua nga spitali për të arritur në qendrën sportive.
Në sezonin që sapo ka përfunduar, Ezequiel Parnisari zhvilloi 34 paraqitjetë gjitha si titullar dhe gjithashtu shënoi dy gola. Mbrojtësi ka humbur vetëm dy ndeshje, njëra prej të cilave për shkak të skualifikimit me kartona. Në fakt Parnisari është arratisur nga klinika ku do të operohej. Nëse ai do t'i nënshtrohej operacionit, ai do të ishte i padisponueshëm për një periudhë midis 10 dhe 20 ditësh dhe nuk do të ishte në gjendje të dilte në fushë për ndeshjen gjysmëfinale të dyfishtë kundër Defensores de Belgrano, planifikuar për 30 tetor dhe 6 nëntor.
Për të treguar historinë ishte bashkëshortja e futbollistit, Pamela Andrada. Gruaja ka shpjeguar në rrjetet sociale se çfarë bëri i shoqi, por edhe çfarë duhej të bënte që Parnisari të kthehej në spital: “Në gjithë këto vite ke bërë shumë çmenduri. Ne shumicen e rasteve nuk kam qenë asnjeherë dakord, por gjithmonë e kam mbështetur dhe shoqëruar, e urrej kur nuk i jep prioritet shëndetit por e dua për atë që bën, e di që jeton për futbollin." Më pas Pamela dha detaje se si arriti të bindte Ezequiel të kthehej në spital: “Mijëra telefonata dhe asgjë. Kështu i shkrova “Nëse nuk kthehesh në spital do të kërkojmë në polici”.
Është bërë viral postimi i Pamelës me titull “Mi loco bonito”. Burri është kthyer në spital dhe skuadra do të përpiqet të fitojë edhe pa të. Nëse Institut arrin të kalojë në finale, do të përballet me fituesin mes Gimnasia de Mendoza ose Estudiantes de Buenos Aires.
E.Ç (Dosja.al)
argjentine ezequiel parnisari
Sport
29 Tetor 2022, 16:02
KAMËZ- Kastrioti fiton ndaj Bylisit me shifrat 3-0 në javën e 10-të të Kategorisë Superiore. Një ndeshje ku nuk mungoi tens...
Sport
29 Tetor 2022, 15:51
ITALI-Juventus rrezikon të gjobitet nga 20 deri në 60 milionë euro pasi dyshohet se ka rregulluar pagën e Cristiano Ronaldos me një m...
Sport
29 Tetor 2022, 12:21
ITALI-Një ditë pasi TAR shpalli të papranueshme ankesën e paraqitur nga Juventus kundër Calciopolit dhe titullit që Inter mori n...
Sport
29 Tetor 2022, 12:19
ANGLI - Jurgen Klopp ka reaguar ndaj gjobës prej 35 mijë eurosh, që mori pas kartonit të kuq në ndeshjen Liverpool-Manchester City, d...
Sport
29 Tetor 2022, 11:32
Festa e Antonio Marchesanos pas golit ndaj Bodos
ZVICER - Fillimi i sezonit i FC Zyrich është i denjë për 'X-Files'. Skuadra sezon...
Sport
29 Tetor 2022, 10:57
SPANJE - Te Real Madrid janë ngritur alarmet për atë që mund të ndodhë të mërkurën në ‘Bernabeu’...
Sport
29 Tetor 2022, 10:35
JAPONI - Futbolli argjentinas ngre pasionet kudo që shkon. Mistika që fryhet në stadiumet e Argjentinës është tashmë p...
Sport
29 Tetor 2022, 10:16
SPANJE - Vinicius nuk ishte braziliani vetëm që rinovoi kontratën para fillimit të këtij sezoni. Klubi madrilène ka rinov...
Sport
29 Tetor 2022, 07:50
SPANJE - Policia spanjolle tha të premten se arrestoi një burrë që dyshohej se kishte marrë pjesë në vjedhjen e shtëpi...
Sport
29 Tetor 2022, 07:42
Clara Chía Martí, e dashura e re e Gerard Piqué
SPANJE - Marrëdhënia midis Gerard Piqué dhe Clara Chía Ma...