"Prona u është grabitur"/ Rama takohet me banorët e Zvërnecit: Do merrni paratë nëse gjykata do ju njohë si pronarë
“Zvërneci” në gjykatë/ Rama: Paratë e shitjes janë bllokuar, nëse fitoni ato ju takojnë juve 5 ...
“Zvërneci” në gjykatë/ Rama: Paratë e shitjes janë bllokuar, nëse fitoni ato ju takojnë juve 5 ...
FOTO/ Flamuj dhe flakadanë! Bulevardi “ndizet” kuq e zi, qytetarët kërkojnë largimin e Ramës 5 Qershor, 1...
Berisha: Dosjen e Lindave të AKSHI-t e ka mbyllur përfundimisht Rama, Gys Agasi ka bërë masakër në kadastër ...
GJKKO rrëzon Metën! Kërkesa për transmetim ‘live’ të seancës dhe dalja nga kafazi i xhamit, nuk pranoh...
Tare foli pozitivisht për sulmuesin Indrit Tuci i cili luajti dje ndeshjen e tij të parë si titullar për Shqipërinë ku dha dhe asistin për golin e fitores që u shënua nga Asllani.
ITALI - Ish sulmuesi i Kombëtares dhe ish-drejtori sportiv i Lazios, Igli Tare analizoi paraqitjet e Kombëtares shqiptare. Tare foli pozitivisht për sulmuesin Indrit Tuci, i cili luajti dje ndeshjen e tij të parë si titullar për Shqipërinë, ku dha dhe asistin për golin e fitores që u shënua nga Asllani. Nga ana tjetër Tare theksoi se një kritikë për Sylvinhon do të ishte menaxhimi më i mirë i lojtarëve pasi ekipi kombëtar ka shumë alternativa.
“Ishte një ndeshje pak a shumë e njëjtë si ajo me Ukrainën. Duke qenë se ka shumë alternative lojtarësh, Sylvinho duhet të ketë më shumë besim tek lojtarët.
Të bësh dy ndeshje me gati të njëjtin formacion është shumë e lodhshme për lojtarët. Ekipi tani ka shumë alternativa. Pë këtë arsye, Sylvinho duhet të ketë më shumë besim tek lojtarët. Më pëlqeu personaliteti i Tucit.
Mund të kishte shënuar edhe gol, por dha një asist. E vetmja kritikë është se u loz me të njëjtën formacion si ndaj Ukrainës. Duhet të ishin 3-4 lojtarë të freskët në formacion.
Shqipëria nuk është skuadër që ka yje, por ka grup. Pas Europianit edhe vetë pritshmëritë janë më të larta. Minimumi që duhej të ndodhte në atë moment është që lojtarët duhej ta ndalonin ndeshjen deri sa banderolat të largoheshin.
A ka mbaruar epoka Hysaj? Absolutisht jo. Ka qenë një nga lojtarët ndoshta më të mirët në tre ndeshjet e fundit të Kombëtares. Elsi është akoma një pikë referimi për Kombëtaren shqiptare. Mitaj bëri një europian shumë të mirë. Kishte interes nga disa klube nga Serie A, por ndoshta mos njohja ndaj tij bëri që vendimi të ishte kundër.
Në periudhën 2-vjeçare është një rendiment pozitiv. Sylvinho është ambientuar në një kohë rekord me futbollin shqiptar. Unë mendoj se eksperienca e tij është shumë e madhe. Në përgjithësi më pëlqen mënyra se si interpreton.” – tha Tare.
B.T (Dosja.al)
TIRANE - Shumë gjëra në jetë mund të ndryshohen, apo zëvendësohen, përveç simpatisë për një skuad&...
TIRANE - Shqipëria U-21 ka fituar 1 me 0 përballë Armenisë në “Air Albania”. Kjo ishte dhe ndeshja e fundit e vlefshme p&...
JAPONI - Australianëve u mjaftoi një autogol për të ndalur serinë e nëntë fitoreve të Japonisë në kualifikimet...
TURQI - Ngjarja me kalimin e kohës edhe është harruar, por dosja gjyqësore nuk është mbyllur. Faruk Koca, ish-presidenti i Ankarag...
ARABIA SAUDITE - Karim Benzema fitoi “Topin e Artë” në 2022, pas një sezoni të shkëlqyer me Real Madridin. ...
ZVICER - Pak orë pas ankesës zyrtare në Bashkimin Europian nga Ligat Europiane, FIFPro dhe ECA për kalendarin e “stërng...
SPANJE - Shkak për të gjitha sa më sipër u bënë incidentet në derbin e Madridit, ku tifozët e Atleticos hodh&e...
SPANJE - Dani Alves ka rreth shtatë muaj që ka dalë nga burgu, përkohësisht me kusht prej një milion eurosh (pasi ë...
PORTUGALI - Vajza e Jose Mourinhos, Mathilde, u vesh si nuse dhe u martua me të dashurin e saj Danny Graham në një...
NIGERI - Konfederata Afrikane e Futbollit (CAF) hapi një hetim këtë të hënë pas ankesës së Nigerisë për "trajt...