LIVE UPDATES
Sport

Inaugurohet fusha e re në aneksin e “Kukës Arena”, Gjici dhe Duka të pranishëm, flasin për këtë investim (video)

Në ceremoninë e inaugurimit të kësaj fushe ishin të pranishëm Presidenti i FSHF-së, Armand Duka, Kryetari i Bashkisë Kukës, Safet Gjici, kryetari i Shoqatës Rajonale të Futbollit të Lezhës, Kristjan Xhidodaj, futbollistë të vegjël dhe prindër.

14 Tetor 2022, 13:00 Nga DOSJA

Inaugurohet fusha e re në aneksin e “Kukës Arena”, Gjici

KUKËS- Këtë herë ishte radha e Kukësit që pas stadiumit modern të “Kukës Arena” të inauguruar pak muaj më parë, tani qyteti do të gëzojë edhe një fushë të re ndërtuar në aneksin e stadiumit përmes një investimi të rëndësishëm të Federatës Shqiptare të Futbollit dhe Bashkisë Kukës.

Në ceremoninë e inaugurimit të kësaj fushe ishin të pranishëm Presidenti i FSHF-së, Armand Duka, Kryetari i Bashkisë Kukës, Safet Gjici, kryetari i Shoqatës Rajonale të Futbollit të Lezhës, Kristjan Xhidodaj, futbollistë të vegjël dhe prindër.Në fjalën e mbajtur gjatë këtij aktiviteti, Presidenti i FSHF-së, Armand Duka, theksoi se investime të tilla në bashkëpunim edhe me njësitë vendore janë jetike për të mbështetur zhvillimin e futbollit, teksa një nga prioritetet kryesore të Federatës është futbolli i fëmijëve dhe i vajzave, por pa infrastrukturën e duhur është e vështirë që ky mision të përmbushet plotësisht.

“Në të njëjtën ceremoni ne inaugurojmë këtë fushë të re, ndërtuar nga një bashkëpunim shumë i frytshëm i Federatës Shqiptare të Futbollit me Bashkinë e Kukësit, një bashkëpunim që nuk ka filluar këtu dhe as përfundon këtu. Ka filluar me ndërtimin e stadiumit të ri, që e kemi inauguruar pak muaj më parë e i ndërtuar në bashkëpunim me qeverinë shqiptare. Një nga veprat më të bukura jo vetëm të veriut, por i të gjithë Shqipërisë, që i shërben futbollit të Kukësit dhe ne do të vazhdojmë edhe me fusha të tjera, në Kukës dhe qytete të tjera”, – tha Duka, teksa theksoi bindjen e tij se FSHF do të bëjë gjithçka që t’u krijojë kushtet e duhura të gjithë fëmijëve që të realizojnë ëndrrën e tyre për të luajtur futboll.

Ndërsa, Kryetari i Bashkisë së Kukësit, Safet Gjici, njëherësh edhe President Nderi i klubit të Kukësit, vlerësoi kontributin e madh të Federatës Shqiptare të Futbollit, qoftë me investimet në infrastrukturë ndër të cilët edhe stadiumi i ri “Kukës Arena”, qoftë edhe me projektin madhor Uniforma Ime që po jep një impakt të madh në të gjithë vendin.

“Dua të falënderoj Presidentin Duka për gjithë këto investime që për një kohë shumë të shkurtër ne kemi bërë shumë për futbollin në Kukës, sidomos në infrastrukturë në bashkëpunim natyrisht edhe me qeverinë. Tashmë kemi realitet edhe projektin madhor për të gjithë fëmijët në të gjithë Shqipërinë që është Uniforma Ime, një investim i gjithi i FSHF-së dhe besoj se fëmijët janë të garantuar sa i përket edhe uniformës dhe prandaj kemi një numër të shtuar të fëmijëve që luajnë futboll dhe fëmijët e Kukësit e duan futbollin. Realisht pa mbështetjen e Federatës dhe Presidenti Duka, por edhe Kryeministrit Rama, një bashkëpunim i shkëlqyer që ka bërë të mundur këtë vepër të mrekullueshme siç është “Kukës Arena” e më pas këtë fushë, që do t’i shërbejnë jo vetëm fëmijët të Kukësit, por të gjithë atyre që do luajnë në këto fusha. Kukësi është bërë një qendër e rëndësishme sportive e veriut dhe ne po shikojmë mundësitë për të bërë fusha të reja edhe në njësitë administrative të Kukësit si Bicaj, Shtiqën apo Shishtavec”, – tha Gjici.

FSHF.ORG

kukesi

Sondazh

Poll

Filmi The Princess Diaries 3 nuk është anuluar, çfarë tha aktorja Anne Hathaway?

Filmi The Princess Diaries 3 nuk është anuluar, çfarë tha aktorja Anne Hathaway?

Fotoja e djalit të porsalindur të Zëvendëspresidentit J.D. Vance publikohet nga Donald Trump

Do mbështesim njëri-tjetrin si miq, deklarata e Jessie J për ndarjen nga Chanan Coleman

Të shtëna me armë zjarri në Elbasan, plagosen tre persona

Mbyllen fjalimet, nis marshimi në rrugët e kryeqyetit: Rama jepe dorëheqjen!

Aktivisti: Nuk jemi nazistë, por jemi shqiptarë të cilët po largohemi çdo ditë

Protestuesi: Kërkojmë largimin e një qeverie dhe një kryeministri të korruptuar

Aktivisti: Më datë 23 të gjithë para Parlamentit, t’u themi se nuk na përfaqësoni

Dita e 51-të e revoltës/ Protestuesit marshojnë nga sheshi “Skënderbej” drejt Kryeministrisë

“Kryeministri bridh, Taulanti vendos”/ Qytetari: Dalim në protestë për skandalet e qeverisë

Labinot Tahiri mban premtimin, do të ndajë 150 euro me djalin e të ndjerit Shpat Kasapi

Zjarr përgjatë autostradës Fier–Vlorë, vështirësohet qarkullimi i automjeteve

Pse Bebe Rexha u komentua gjerësisht për performancën e saj në Los Angeles për Kupën e Botës?

Yjet që dhuruan spektakël në finalen e kupës së botës

Përplasje mes Bardhit dhe Peleshit: Ky precedent nuk i vlen askujt, si mund ta bllokosh Kuvendin

"Më shiko në sy Sali"/ Çaushi- Berishës: Dezinformove për reformën dhe për shtëpinë time

Bie zjarr në zonën e Ujit të Ftohtë, flakët favorizohen nga era dhe temperaturat e larta

Tensione në Kuvend, deputetët e PD bllokojnë foltoren, ndërpritet seanca plenare

Rama: Protestat për mjedisin janë arritje e madhe për shoqërinë

"Dyfishohet mbështetja për fëmijët me aftësi të kufizuara"/ Rama: Shteti do të paguajë sigurimet

‘O shoku kryetar! Alooo!’ Peleshi përplaset me Korreshit: S’është festivali folklorik!

"Më shiko në sy Sali"/ Zegjineja- Berishës: Dezinformove për reformën dhe për shtëpinë time

Balla- Muçit: Vazhdoj të të quaj sorrë... flamingot e vërteta e braktisën llumin e kënetës

"Edi Rama spak you"/ Erald Kapri shpërthen në Kuvend: Nuk e shmangni dot thirrjen e protestuesve

Çështja Partizani/ Ish-presidenti Bamir Topi thirret si dëshmitar në SPAK

Berisha- Peleshit: Vasal i Ramës dhe armik i integrimit! Peleshi i heq fjalën: Mu drejto me etikë

Policia largon me forcë ish-luftëtarët e UÇK-së, Dritan Goxhaj dhe Meçan Zotaj

Gjyqi për ‘Partizanin’/ Berisha: Procesi është ngritur mbi një piramidë të shembur mashtrimi!

Protesta para Kuvendit/ Qytetarët zhvendosen në hyrjen kryesore, presin të mbërrijnë deputetët

Berisha denoncon: Presidenti do të dekorojë Irena Gjokën me titullin ‘heroinë e Partisë Socialiste’

Berisha jashtë SPAK: Kushtetuesja është zotuar për të mos shqyrtuar çështjen time

Berisha tregon mesazhin: Dumani është avokati i narkoshtetit, drejtësia vonon, por nuk harron

Në zbatim të masës “detyrim paraqitje”, Berisha paraqitet në SPAK

Tensione në Komisionin e Jashtëm! Debatet e forta mbi deklaratën e ministres serbe për Kosovën

Nesër protestë para Kuvendit! Paralajmëron protestuesi: Më 23 tubimi i madh

Protestuesi: Nuk ndalojmë deri në largimin e atij që është strukur në Kryeministri

Nis marshimi drejt Kryeministrisë, protestuesit bëjnë thirrje për dorëheqjen e kryeministrit

Dita e 50-të e protestës/ Nis grumbullimi në sheshin "Skëndërbej"

Kryeministri Rama kryen nderimet në homazhet për gazetarin Enrik Mehmeti

Emigrantët bllokohen në pikën kufitare mes Kroacisë dhe Serbisë, kërkojnë informacion

Pesë turistë gjermanë mbetën të bllokuar në Karaburun, ekipet e shpëtimit bënë të mundur gjetjen

Cili ishte shkaku i vdekjes së aktores së njohur turke Ece Irtem?

Fëmijët e birësuar të Brad Pitt nisin procedurat për të mos mbajtur mbiemrin e të atit

Ish-drejtoresha e filialit të Postës së Durrësit u la në burg/ Avokati: Vendim absurd

Kuvendi Kombëtar i Protestës/ Folëses i merret mikrofoni nga dora: Edi Rama të japë dorëheqjen

Tentoi te merrte pjesë në Kuvendin Kombëtar të protestës/Selami Jenisherin nxirret jashtë

Berisha: Do bëjmë gjithçka për të paraqitur realitetin shqiptar pranë Komisionit Evropian

Falja e pronave publike në Dhërmi e Palasë/ Berisha: PD nuk do i njohë kurrë këto vendime të Ramës

Berisha: Rama nuk e dënon ministren monstër të Beogradit sepse është vasal i Vuçiçit

Berisha: Ftoj çdo demokrat që të marrë pjesë në protestë dhe të bëjë gjithçka për suksesin e saj