LIVE UPDATES
Sport

Incidenti me KF Tërnocin/ Reagon FSHF-ja: “Federata Serbe e Futbollit të sqarojë ngjarjen dhe të marri masat e nevojshme”

Federata Shqiptare e Futbollit do të ndjekë me vëmendje zhvillimet në vijim dhe mbetet e përkushtuar në mbrojtjen e të drejtave dhe dinjitetit të të gjithë aktorëve të futbollit shqiptar, brenda dhe jashtë kufijve të vendit.

12 Prill 2025, 23:52 Nga DOSJA

Incidenti me KF Tërnocin/ Reagon FSHF-ja: “Federata Serbe e Futbollit

TIRANE - Federata Shqiptare e Futbollit i ka dërguar një letër zyrtare Federatës Serbe të Futbollit, duke shprehur shqetësimin e saj të thellë në lidhje me incidentin e ndodhur më 6 prill në Bosilegrad, gjatë ndeshjes së kampionatit në ligën e pestë të Serbisë midis KF Tërnocit dhe Mladostit.

Sipas pamjeve të publikuara në media dhe komunikatës së vetë klubit të Tërnocit, në përfundim të ndeshjes, forca të policisë serbe janë futur në fushën e lojës, ku kanë ushtruar dhunë fizike ndaj futbollistit Veton Zeqiri, ndërsa ndaj pjesëtarëve të tjerë të ekipit janë përdorur fyerje dhe kërcënime. Më pas, policia ka bastisur dhomat e zhveshjes, duke kontrolluar edhe sendet personale të lojtarëve.

Në letrën drejtuar FFS-së, Federata Shqiptare e Futbollit thekson se ky incident ngre pikëpyetje mbi kushtet në të cilat ekipet dhe lojtarët marrin pjesë në veprimtaritë futbollistike dhe se situata të tilla mund të ndikojnë edhe në frymën e lojës së ndershme dhe respektit të ndërsjelltë.

“Ndajmë shqetësimin tonë në lidhje me një incident të ndodhur së fundmi me ekipin KF Tërnoci gjatë ndeshjes së zhvilluar më 6 prill në Luginën e Preshevës. Sipas disa raportimeve mediatike dhe pamjeve filmike të bëra publike, në përfundim të ndeshjes, forcat e policisë kanë hyrë në fushë, kanë ushtruar forcë fizike ndaj të paktën një lojtari, z. Veton Zeqiri, dhe më pas kanë kryer kontrolle në dhomën e zhveshjes së ekipit, duke kontrolluar edhe sendet personale të lojtarëve.

Ky incident ka shkaktuar shqetësim të konsiderueshëm dhe ngre pikëpyetje serioze mbi kushtet në të cilat ekipet dhe lojtarët marrin pjesë në veprimtaritë futbollistike. Situata të tilla jo vetëm që rrezikojnë mirëqenien e të përfshirëve, por mund të ndikojnë edhe në frymën e lojës së ndershme dhe respektit të ndërsjelltë, elemente thelbësore për sportin tonë, sidomos në kuadër të përgatitjeve tona të përbashkëta për UEFA Euro U-21 2027”,- thuhet në letrën e FSHF-së, që njëkohësisht kërkon që të sqarohen faktet dhe të merren hapat e duhur që të gjithë lojtarët dhe ekipet të trajtohen me drejtësi e dinjitet.

“Në këtë kontekst, ju drejtohemi me mirëkuptim dhe respekt për të kërkuar që Federata e Futbollit e Serbisë të shqyrtojë me vëmendje këtë çështje, të ndihmojë në sqarimin e fakteve dhe, aty ku është e nevojshme, të ndërmarrë hapat e duhur për të garantuar që të gjithë lojtarët dhe ekipet - pa dallim - të trajtohen me drejtësi, dinjitet dhe në përputhje me parimet që përfaqëson sporti ynë”.

Federata Shqiptare e Futbollit do të ndjekë me vëmendje zhvillimet në vijim dhe mbetet e përkushtuar në mbrojtjen e të drejtave dhe dinjitetit të të gjithë aktorëve të futbollit shqiptar, brenda dhe jashtë kufijve të vendit.

B.T (Dosja.al)

Sondazh

Poll

"Më mirë sot sesa 10 vite më parë"/Shakira në qendër të vëmendjes në moshën 49-vjeçare

"Më mirë sot sesa 10 vite më parë"/Shakira në qendër të vëmendjes në moshën 49-vjeçare

Aksidenti i rëndë te rrotullimi i TEG-ut, pamje nga vendngjarja

Rrezikuan të mbyteshin në det, Policia Kufitare shpëton pesë anëtarët e një familjeje në Himarë

Protestat para Kuvendit, Lamallari: Të intimidosh deputetët nuk është demokraci

Berisha: Protesta po firmos fundin e sundimtarit më të keq që ka pasur Shqipëria pas Enver Hoxhës

Berisha: Turizmin e ka shkatërruar narkoeuro dhe qëndrimi i Ramës ndaj shqiptarëve të Kosovës

Berisha: Rama po bën gjithçka kundër protestës duke përdorur policinë kriminale

Ministri Gogu: Reforma në Drejtësi po konsolidohet, por sistemi përballet ende me sfida

Bylykbashi:E papranueshme që nuk vjen drejtori i Policisë së Shtetit. Gjiknuri:Nuk ka asnjë detyrim

Debate në komisionin për Reformën Zgjedhore/Vokshi përplaset me Gjiknurin: Mos më thuaj mua e dashur

A do të realizojë regjisori Christopher Nolan një film horror pas suksesit global të “Odyssey” ?

Aksident në aksin Rrogozhinë-Lushnjë/Furgoni përplas mjetin bujqësor, 50-vjeçari përfundon te Trauma

Stuhia bën kërdinë, xhama të thyer e pemë të rrëzuara, tre persona përfundojnë në spital

Ndryshim drastik i motit, stuhia përfshin Dhërmiun

Ndryshim drastik i motit, stuhia përfshin qytetin e Vlorës

Shi dhe erë e fortë, stuhia e befasishme godet Vlorën

Sharon Stone tregon pse nuk finalizoi me martesë lidhjen me stilistin 38-vjeçar

Rama batuta me banorin që iu shemb ndërtimi pa leje në Theth:Koka bën, koka pëson

Mbyllen fjalimet para Kryeministrisë, protestuesit nisin marshimi

Deklarata e ministres serbe për Kosovën/ Ish-luftëtari i UÇK-së: Heshtja e Shqipërisë është fyerje

Aktivisti: SPAK hap hetimet për kryeministrin Rama, tregoni që jeni patriotë dhe bëhuni me ne

Aktivisti: Do qëndrojmë derisa kjo qeveri e korruptuar dhe ky kryeministër të largohet

Protestuesi: Protesta do vazhdojë deri në rrëzimin e tij

“Pa rini nuk ka Shqipëri”/ Protestuesit nisin marshimin drejt Kryeministrisë: Rama jepe dorëheqjen!

“Mbret pa popull, kjo është kurora e Edi Ramës”/ I riu në protestë: Rama ka humbur mbështetjen

“Nuk duam bashkimin me Librazhdin”/ Banorët në Prrenjas protestojnë kundër reformës territoriale

"Shpati artist që nuk lypi ndonjëherë"/ Rezart Veleshnja reagon për ndihmën e Labinot Tahirit

Rama sulmon sërish protestuesit: Dalin lloj-lloj sharlatanësh delirantësh e ekstremistësh

Jeta private la nën hije filmin ‘Don't Worry Darling’, regjisorja Olivia Wilde flet për projektin

Flakët përfshijnë një sipërfaqe toke në Elbasan/ Dëgjohen shpërthime, dyshohet për fishekë

Rama: Synimi është të rriten të ardhurat, turizmin e luksit e keni vetëm ju

Rama: Keqinterpretuan fjalën time dhe u zaptua zemra e Thethit

Rama nga Thethi: Paketa e Maleve nuk është për biznesmenë dhe as për oligarkët

Rama nga Thethi: Ka një keqkuptim të madh për Paketën e Maleve

Publikohen pamje brenda Postës në Durrës, ish-shefja e Financës me një thes në dorë merr para

Berisha: Eurodeputeti denoncon Ramën si njeriun që përdor familjarët e tij për të transportuar para

"Një tufë budallenjsh"/ Ministri Gonxhja fyen protestuesit: Hajde rrugë budallait

Korreshi ironizon Manjën për koncertin e Kanye West: Te Luan Zhegu jam ende, ti kërceve upsi-dupsi

"Kemi refuzuar Jennifer Lopez se donte 2 milionë euro garanci"/ Gonxhja: Kërkesa nuk u pranua

“Nuk shiten malet, është mundësi për pronarët dhe emigrantët” Rama: Paketa e Maleve, nuk anulohet

Abuzimi me tenderat e AKSHI-t! Mirlinda Karçanaj paraqitet në SPAK

Rama mes protestave: Ata që gjykojnë nga kafeneja nuk e njohin Paketën e Maleve

Rama- protestuesve: Delirantë, injorantë dhe dështakë-zemërakë!

Filmi The Princess Diaries 3 nuk është anuluar, çfarë tha aktorja Anne Hathaway?

Fotoja e djalit të porsalindur të Zëvendëspresidentit J.D. Vance publikohet nga Donald Trump

Do mbështesim njëri-tjetrin si miq, deklarata e Jessie J për ndarjen nga Chanan Coleman

Të shtëna me armë zjarri në Elbasan, plagosen tre persona

Mbyllen fjalimet, nis marshimi në rrugët e kryeqyetit: Rama jepe dorëheqjen!

Aktivisti: Nuk jemi nazistë, por jemi shqiptarë të cilët po largohemi çdo ditë

Protestuesi: Kërkojmë largimin e një qeverie dhe një kryeministri të korruptuar