"Prona u është grabitur"/ Rama takohet me banorët e Zvërnecit: Do merrni paratë nëse gjykata do ju njohë si pronarë
“Zvërneci” në gjykatë/ Rama: Paratë e shitjes janë bllokuar, nëse fitoni ato ju takojnë juve 5 ...
“Zvërneci” në gjykatë/ Rama: Paratë e shitjes janë bllokuar, nëse fitoni ato ju takojnë juve 5 ...
FOTO/ Flamuj dhe flakadanë! Bulevardi “ndizet” kuq e zi, qytetarët kërkojnë largimin e Ramës 5 Qershor, 1...
Berisha: Dosjen e Lindave të AKSHI-t e ka mbyllur përfundimisht Rama, Gys Agasi ka bërë masakër në kadastër ...
GJKKO rrëzon Metën! Kërkesa për transmetim ‘live’ të seancës dhe dalja nga kafazi i xhamit, nuk pranoh...
Ish-presidenti Massimo Moratti, i cili ka arritur sukseset europiane: "City është i fortë dhe për t'u frikësuar, por gjithçka mund të ndodhë në një ndeshje të vetme"
ITALI - I pari ishte Angelo, pastaj erdhi Massimo: Champions League/Liga e Kampionëve te Interi është e lidhur pazgjidhshmërisht me familjen Moratti. Nga Herrera te Mourinho, nga Facchetti, Suarez dhe Mazzola te Zanetti, Eto'o dhe Milito.
Tani stafeta i ka kaluar Steven Zhang, në natën e “Ataturkut”, stadiumi i mrekullive, ai në të cilin Simone Inzaghi, Brozovic, Lautaro dhe Lukaku, ëndërrojnë arritjen e madhe 13 vjet pas natës magjike të “Bernabeut”. Momenti në të cilin Massimo Moratti përjetoi lumturinë drejtpërdrejt:
“Arritja në finalen e Champions League është një çështje krenarie e madhe, - tha ish-presidenti i zikaltërve për Il Giorno. - Ekziston edhe kënaqësia për të siguruar kualifikimin përmes një fitoreje shumë të qartë si ajo ndaj Milanit. Kjo ushqen prestigjin e kompanisë”.
Vetëdija për forcën e kundërshtarit nuk i turbullon mendimet e Morattit: “City është një luftanije, por Interi sigurisht nuk e nis i mundur. Sepse Interi është befasues në ndeshjet e rëndësishme. Ai ka treguar lojëra të mira dhe gjithashtu vendosmëri, duke shënuar edhe gola.
Nëse do të isha kundërshtar, do të kisha frikë Interin në Champions League. Problemi, më shumë se çdo gjë tjetër, është se çdo lojtar i Cityt është i mirë. I pashë së fundmi, ata nxorën në fushë një djalë të ri si Palmer dhe ai luajti gjithashtu fantastik. Të tjerët, në përgjithësi janë të gjithë të mirë dhe me klas. Ata kanë një trajner të madh, por një lojë është një lojë dhe gjithçka mund të ndodhë”.
Gjykimi për Steven Zhang, ai që në fakt mund të jetë trashëgimtari në çatinë e Evropës, është gjithashtu shumë pozitiv: "Që kur Suning mori drejtimin, Interi ka fituar Serinë A, Kupën e Italisë, Superkupën e Italisë, ka arritur në dy finale evropiane. Rezultatet që ka arritur dhe janë të shkëlqyera. Më duket e padrejtë ta kritikoj. Kur flasim për një skuadër të madhe të Interit, meritat i shkojnë presidentit dhe kujtdo, që e ka vënë veten në dispozicion për t'i sjellë këto rezultate në shtëpi."
B.T (Dosja.al)
ITALI - Federico Chiesa është një nga mesfushorët italianë më cilësorë të viteve të fundit dhe një nga ...
SPANJE - Portieri i Real Madridit, belgu Thibaut Courtois i propozoi të dashurës së tij në Amalfi qershorin e kaluar (...
SPANJE - Shumë raporte së fundmi janë shprehur se Cristiano Ronaldo dhe Georgina Rodríguez po përjetojnë një kr...
ITALI - Edin Dzeko ndodhet në Stamboll përpara finales së Interit në Champions League kundër Manchester City...
SHBA - Lionel Messi tani është lojtari i Inter Miamit, skuadrës që drejtohet nga David Beckham. Sakaq, ylli argjentinas po p&eum...
SHBA - Luis Suarez i dha fund raportimeve që flisnin që ai do të transferohej te Inter Miami i David Beckham, ...
ANGLI - Pas një sezoni të vështirë në Liverpool, në të cilin “Reds” nuk arritën të fitojnë ...
ANGLI - Pas fitimit të Premier League dhe FA Cup, “Qytetarët” janë gati të shkruajnë historinë, duke marrë dhe ...
ZVICER - Komiteti i Apelit i UEFA-s sanksionoi Federatën e Futbollit të Serbisë këtë të premte për të zhvilluar një...
ANGLI - Pak ditë pas hapjes së merkatos së transferimeve, Manchester United po punon për planifikimin e tij sportive të ardhs...