LIVE UPDATES
Sport

Ish-lojtari i Dortmundit bën apel: "Shpenzova 4 mln. euro, kursimet e mia po mbarojnë"

"Ne kemi arritur të sigurojmë ujë të sigurt dhe kanalizime të përshtatshme për 439.000 njerëz në Afrikën Lindore.”

22 Prill 2026, 11:00 Nga DOSJA

Ish-lojtari i Dortmundit bën apel: "Shpenzova 4 mln. euro, kursimet e

AFRIKE - "Kursimet e mia do të mbarojnë së shpejti. Unë bëj punë vullnetare dhe kam paguar tashmë pothuajse katër milionë euro nga xhepi im." Ky është rrëfimi i ish-mbrojtësit të Borussia Dortmund, Neven Subotic, për Die Welt. 

Nga një jetë në kopertinën e revistave te puna për njerëzit në nevojë, e deri te kriza ekonomike. Gjermani, i lindur në ish-Jugosllavi dhe i rritur në Shtetet e Bashkuara, ka jetuar shumë jetë:

"Më parë kisha një shtëpi të madhe me vaskë të nxehtë, ngisja makina sportive dhe jetoja në skaj të varfërisë, pa reflektuar për veprimet e mia. Pastaj, në vitin 2010, arrita në një përfundim dhe pak më pas, lindi shoqata."

Ose më saktë, Well:fair: "Ne kemi arritur të sigurojmë ujë të sigurt dhe kanalizime të përshtatshme për 439.000 njerëz në Afrikën Lindore. Filluam me vetëm 76.000 euro në vitin e parë, dhe sot jemi gati 5 milionë euro."

Kjo falë edhe kontributit të Subotic, i cili tani përballet me vështirësi financiare: "Nuk kam marrë kurrë paga të mëdha, prandaj mbështetja financiare nga kompanitë është bërë jetike për të mbuluar kostot dhe për të mbajtur misionin në këmbë."

B.T (Dosja.al)

Sondazh

Poll

Dita e 54-të e revoltës/ Protestuesit nisin marshimin nga sheshi “Skënderbej” drejt Kryeministrisë

Dita e 54-të e revoltës/ Protestuesit nisin marshimin nga sheshi “Skënderbej” drejt Kryeministrisë

U tërhoq zvarrë nga policia, lirohet aktivisti Edison Lika: Më i fortë se kur hyra

'The Odyssey' filmi i regjisorit Christopher Nolan arkëtoi 264 milionë dollarë

E paprecedentë/ Momenti kur patronazhistët tentojnë të rrëmbejnë qytetarin në protestë

Berisha: Rama erdhi për të marrë në dorë reformën territoriale, varrosi një punë 1-vjeçare...

Tensione para Parlamentit/ Makinat e deputetëve largohen nga Kuvendi, protestuesit godasin me vezë

Berisha: Rama erdhi që të urdhëronte ndërprerjen e debatit në Kuvend