Protesta më e madhe e paralajmëruar/ Me thirrjet 'Shqipëri e re', nis protesta e 7-të në sheshin “Skënderbej" kundër projektit të Zvërnecit
"Shqipëri e re"/ Ushtojnë rrugët e Tiranës: Revolucion 6 Qershor, 22:13 Protestuesit nis...
"Shqipëri e re"/ Ushtojnë rrugët e Tiranës: Revolucion 6 Qershor, 22:13 Protestuesit nis...
VIDEO/ Çështja e Zvërnecit/ Qindra qytetarë mblidhen në Londër: Rama në burg, Berisha në burg, mos dal...
Berisha: Këshilli Kombëtar i PD thirrjet javën që vjen. Nuk do të rivalizojmë me protestë, por do bëjm&e...
“Zvërneci” në gjykatë/ Rama: Paratë e shitjes janë bllokuar, nëse fitoni ato ju takojnë juve 5 ...
Befasi është mos përfshirja e yjeve si Kyle Walker, Mohamed Salah dhe Bukayo Saka, të cilët njihen për shpejtësinë e tyre.

ANGLI - Mbrojtësi i Tottenham Hotspur, Micky Van De Ven është statistikisht lojtari më i shpejtë në Ligën Premier këtë sezon, duke lënë pas emra të njohur për shpejtësinë e tyre. Holandezi iu bashkua Tottenhamit nga Wolfsburg për rreth 45 milionë euro në verë dhe ai ka qenë një zbulim i vërtetë në veri të Londrës. Van De Ven ishte gjithmonë i pranishëm gjatë ecurisë së pamposhtur prej 10 ndeshjesh të Spurs në fillim të sezonit, por mori një dëmtim të rëndë gjatë humbjes së tyre kaotike 4-1 ndaj Chelseat në nëntor. Ai humbi më shumë se dy muaj aksion, por rikthimi i tij kundër Manchester United në janar është mirëpritur nga Spurs, me ritmin e tij të rikuperimit vendimtar për linjën mbrojtëse të Ange Postecoglou.

Në të dhënat e reja të publikuara nga Sky Sports, 22-vjeçari është cilësuar si lojtari më i shpejtë në Ligën Premier këtë sezon, pasi ka arritur shpejtësinë 37.38 km/h. Anësori i Lutonit, Chiedozie Ogbene ishte i dyti më i shpejti këtë sezon, me ish-yllin e Rotherhamit që ka vrapuar me shpejtësi prej 36.93 km/h. Shpejtësia e Ogbene u shfaq teksa ‘torturoi’ Dan Burn gjatë barazimit dramatik 4-4 me Newcastle United të shtunën.

Ylli i Wolves, Pedro Neto ishte i treti më i shpejtë, duke ardhur menjëherë pas Ogbene me një shpejtësi maksimale prej 36.86 km/h. Sulmuesi portugez po shijon një sezon të mirë për skuadrën e Gary O’Neil dhe ka kontribuar me 10 asistime dhe dy gola në vetëm 14 paraqitje këtë sezon.
Maestro i mesfushës së Liverpoolit, Dominik Szoboszlai, ishte i radhës me 36.76 km/h, duke kaluar ngushtë Dara O’Shea në vendin e pestë. Mbrojtësi i Burnleyt i bashkohet bashkatdhetarit Ogbene në top pesëshen me shpejtësinë e tij maksimale prej 36.73 km/h.

Anthony Gordon ishte i gjashti më i shpejtë me 36.68 km/h, ndërsa mesfushori i Everton, Amadou Onana përfundoi listën e top shtatë me 36.65 km/h. Befasi është mos përfshirja e yjeve si Kyle Walker, Mohamed Salah dhe Bukayo Saka, të cilët njihen për shpejtësinë e tyre.

B.T (Dosja.al)
KOSOVE - Përfaqësuesja e Kosovës ka arritur marrëveshjen për tri ndeshje miqësore, dy për muajin mars dhe një për m...
ANGLI - Pas VAR-it, bota e futbollit bëhet gati për një tjetër risi, që me gjasë do të marrë dritën jeshile pë...
ANGLI - David De Gea vazhdon të jetë pa ekip që pas përfundimit të kontratës së tij me Manchester United. Gjatë kës...
HONG KONG - Është një mungesë që nuk harrohet. Pak ditë më parë, Inter Miami udhëtoi për t'u përball...
ANGLI - Rico Lewis, Oscar Bobb, Micah Hamilton...në muajt e fundit, Manchester City i ka paraqitur tashmë shpresat e tij të mëdha futbolli...
FRANCE - Në një intervistë të dhënë për “Ouest-France”, kryebashkiakja e Parisit, Anne Hidalgo, foli ve&cced...
NIGERI - Victor Osimhen mund të humbasë gjysmëfinalen e Kupës së Kombeve të Afrikës kundër Afrikës së Jugut ...
JAPONI - Lionel Messi, i dëmtuar në muskujt ngjitës, tha të martën në Tokio se nuk ishte i sigurt se do të ishte në gjen...
KAMERUN - Federata e Futbollit të Kamerunit njoftoi në një njoftim për shtyp, se Samuel Eto'o, president i organit që nga shtatori 20...
SPANJE - Sot, mesfushori i Betisit, William Carvalho, do të dalë para Gjykatës Hetuese të Sevilles për t'iu përgjigjur...