3 Maj 2023, 19:03
Nga DOSJA
SHBA - Pas nënshkrimit me klubin saudit Al-Nassr, Cristiano Ronaldo ishte sportisti më i paguar në botë në vitin 2023, sipas renditjes vjetore të Forbes, të publikuar të martën. Ai është renditur kështu përpara dy yjeve të PSG-së, Lionel Messi dhe Kylian Mbappé.
Sipas vlerësimeve të revistës ekonomike, portugezi ka fituar 136 milionë dollarë gjatë vitit të kaluar, ose 124 milionë euro, një rekord për një futbollist. Kështu ai kalon rivalin e tij argjentinas, për herë të parë nga viti i kaluar. Paga e tij vjetore, pas nënshkrimit për Arabinë Saudite, pas largimit të tij nga Manchester United, vlerësohet në 75 milionë dollarë.
Sportisti më i ndjekur në botë në rrjetet sociale (850 milionë abonentë në Facebook, Instagram dhe Twitter), fitimet e tij jashtë fushës (90 milionë dollarë) janë gati dy herë më të larta se fitimet e tij në fushë në 2022 (46 milionë dollarë), falë sponsorëve të tij të shumtë, duke përfshirë platformën e kriptomonedhës Binance.
Të ardhurat e Lionel Messit (130 milionë dollarë) nuk kanë ndryshuar që nga renditja e fundit, por kampioni i botës ka zbritur një vend. Kylian Mbappé, i munguar në “Top 10” vitin e kaluar, bëri një hyrje të bujshme në listë në moshën 24-vjeçare. Kapiteni i skuadrës franceze, i cili vazhdoi kontratën me PSG-në këtë sezon, ka grumbulluar 120 milionë dollarë të ardhura (109 milionë euro) gjatë vitit dhe është në shkallën e tretë të podiumit.
Anësori i Los Angeles Lakers, LeBron James (119.5 milionë dollarë) dhe boksieri meksikan Canelo Alvarez (110 milionë dollarë) plotësojnë “Top 5”-shen. Ata pasohen nga dy lojtarë të golfit nga LIV, një qark profesionist që u shfaq në fillim të sezonit 2022.
Ja “Top 10” sportistët më të paguar sipas Forbes:
1. Cristiano Ronaldo (Futboll, Al-Nassr): 136 milionë dollarë (124 milionë €)
2. Lionel Messi (Futboll, PSG): 130 milionë dollarë (118 milionë €)
3. Kylian Mbappé (Futboll, PSG): 120 milionë dollarë (109 milionë €)
4. LeBron James (Basketboll, Los Angeles Lakers): 120 milionë dollarë (109 milionë €)
5. Canelo Alvarez (Boks, MEX): 110 milionë dollarë (100 milionë €)
6. Dustin Johnson (Golf, LIV): 107 milionë dollarë (97 milionë €)
7. Phil Mickelson (Golf, LIV): 107 milionë dollarë (97 milionë €)
8. Stephen Curry (Basketboll, Golden State Warriors): 100 milionë dollarë (91 milionë €)
9. Roger Federer (Tenis, SUI): 95 milionë dollarë (86 milionë euro)
10. Kevin Durant: (Basketboll, Brooklyn Nets): 89 milionë dollarë (81 milionë euro)
B.T (Dosja.al)
Sport
3 Maj 2023, 18:45
AUSTRALI - Vdekja e Kristen Mitchell ka shkaktuar tronditje jo vetëm në Australi, por edhe në botën e mundjes.
Kampionia e mundj...
Sport
3 Maj 2023, 18:31
SPANJE - Është “bomba” e parë e madhe e merkatos së verës: Jude Bellingham është një hap larg të qenit ...
Sport
3 Maj 2023, 18:25
GJERMANI - Bayern Munich pritet të marrë vendime të rëndësishme në lidhje me organikën e tij. Atmosfera te b...
Sport
3 Maj 2023, 18:22
ANGLI - Arsenali e ka mbajtur vendin e parë në Premier League për thuajse të gjithë sezonin, por në fund duhet ta dorëzojn&eu...
Sport
3 Maj 2023, 17:58
ARABIA SAUDITE - Cristiano Ronaldo pranoi ofertën legjendare të Al Nassr-it dhe u transferua në Arabinë Saudite. Por ky fakt duk...
Sport
3 Maj 2023, 17:31
ANGLI - Dje në “Emirates”, gjatë ndeshjes Arsenal - Chelsea 3-1, një tifoz 21-vjeçar i Arsenalit u arrestua pasi nga...
Sport
3 Maj 2023, 17:04
SPANJE - Deco, ish-lojtari i kombëtares portugeze, është favoriti i madh për të zënë postin e drejtorit sportiv të Barce...
Sport
3 Maj 2023, 16:58
SHBA - Ajo ishte e vetmja grua amerikane që doli në podium në 100 metra në një Lojërat Olimpike ose Kampionatin Botë...
Sport
3 Maj 2023, 16:49
ITALI - Melissa Satta, e dashura e tenistit Matteo Berrettini, siguroi në një intervistë për 'Vanity Fair' se dëmtimet më të...
Sport
3 Maj 2023, 16:06
ANGLI - Këtë të martë, Chelsea zgjati formën e tyre të keqe, e cila tani shkon në nëntë ndeshje radhazi pa fitore.&...