Zgjedhjet e treta parlamentare brenda 16 muajsh/ Përfundon procesi i numërimit, Lëvizja Vetëvendosje shpallet fituese
Dalin exit poll-et pas zgjedhjeve në Kosovë, kryeson Albin Kurti me 42%, më pas renditen PDK dhe LDK 7 Qershor, 19:06 ...
Dalin exit poll-et pas zgjedhjeve në Kosovë, kryeson Albin Kurti me 42%, më pas renditen PDK dhe LDK 7 Qershor, 19:06 ...
“Flamingot, jo rastësisht në ngjyrën e PS”/ Protesta, Rama: Blogerët janë në Palasë, moralist&eum...
"I gjithë ky organizimi këtu quhet..."/ Protesta e tetë, gazetari 'zbulon' organizatorët e vërtetë të tubimit...
Si u zhvillua operacioni për arrestimin e Violand Braçellarit, çobanin e veshën si polic/ “Dorëzo armën&...
“Tradhëtia më lëndoi shumë”,- thotë ish-bashkëshortja e Gianluigi Buffon, Alena Seredova. Vite më vonë, ish-modelja çeke zbuloi një fakt të pakëndshëm nga jeta e portierit të famshëm. Miqtë fshehën gjithçka prej saj për një kohë të gjatë.

ITALI - “Unë ndalova së takuari”, - kujton ajo me keqardhje. Rrëfimi i saj është një gërvishtje e madhe në imazhin e bukur të portierit legjendar, të dashur nga miliona fansa.
Gianluigi Buffon është legjenda e padiskutueshme e futbollit italian. 45-vjeçari, i cili zyrtarisht i dha fund karrierës në gusht të këtij viti, prej vitesh u konsiderua si një profesionist i madh, një nga më të mirët në profesionin e tij. Ai luajti deri në 176 ndeshje për kombëtaren italiane. Ai gjithashtu luajti me sukses për Parman, Juventusin dhe PSG.
Sidoqoftë, rezulton se biografia e tij nuk është aq e përsosur sa dukej. Në një intervistë për “Harper's Bazaar”, ish-bashkëshortja e tij Alena Seredova zbuloi diçka që mund të jetë një e metë e madhe në imazhin e tij.
Buffon dhe Seredova ishin çift nga 2005 deri në 2014. Ata u martuan vetëm në vitin 2011 dhe patën edhe dy fëmijë. Pas nëntë vitesh, Seredova zbuloi pse lidhja e tyre u prish. Mësohet se futbollisti po mashtronte dhe miqtë e tij i dinin të gjitha.
“Unë shkova në stadium për ta mbështetur dhe të gjithë e dinin tradhëtinë. Të gjithë të ashtuquajturit miq dhe të njohurit e mi të futbollit, më në fund më thanë se ata e dinin për lidhjen...
Unë nuk i shikoja më. Sot, duke pasur parasysh zhvillimin e situatës, mund të them vetëm faleminderit, por në atë kohë isha shumë nervoze”,- tha Seredova.
Edhe para se të ndahej me Seredova, portieri i famshëm ishte në lidhje me prezantuesen televizive Ilaria D'Amico, me të cilën është ende i lidhur. Lajmi për këtë ishte tronditës për çeken. “Dhimbja ishte e madhe. Tradhëtia më lëndoi shumë”,- pranoi ajo.
Pse vendosi ta bënte një rrëfim të tillë vetëm tani Seredova? “Unë nuk jam nga ata që kërkojnë hak, por as që harrojnë”,- u përgjigj ajo. Modelja çeke gjithashtu shtoi se nuk kishte ndërmend të kritikonte publikisht ish-bashkëshortin e saj. “Përndryshe, djemtë e mi sot mund të lexojnë të këqijat që ka thënë nëna për babanë e tyre. Jam e bindur që nuk duhet ta bëj kurrë këtë edhe nëse plaga është e thellë”, shpjegoi ajo.
Ndërkohë mësohet se edhe Seredova ka gjetur një partner të ri, Alessandro Nasi, me të cilin u martua së fundmi. “U dashuruam me njëri-tjetrin dhe ndihemi mirë bashkë. Bilanci i tre muajve të parë të martesës? Nuk ka ndryshuar shumë në shtëpi, kemi kohë që jetojmë bashkë. Por ne ende flasim si miq”, thotë ajo.
B.T (Dosja.al)
TIRANE - UEFA me dorë të hekurt ndaj Shqipërisë për hedhjet e sendeve dhe fakadanëve në fushë në ndeshjen Shqip&e...
ZVICER - Ndeshja kualifikuese për Europianin 2024 mes Rumanisë dhe Kosovës, u ndërpre për disa minuta për shkak të banderol...
ANGLI - Menjëherë pas përfundimit të takimit, në dhomën e zhveshjes së futbollistëve është shfaqur një ba...
SPANJE - Trajneri i Barcelonës, Xavi Hernandez, ishte në humor të lartë pas fillimit të shkëlqyer të katalanasve në Cham...
ITALI - Heroi i Lazios në barazimin 1-1 me Atleticon në ndeshjen hapëse të Grupit 5 të Champions League, ...
BRAZIL - Neymar dhe Bruna Biancardi janë në ditët e fundit të pritjes së fëmijës së tyre të parë, por pro...
SPANJE - Alejandro Balde do të mbetet lojtar i Barcelonës deri në vitin 2028. Mbrojtësi i majtë 19-vjeçar, i...
ANGLI - Tottenham ka pësuar një goditje të rëndë, teksa mesfushori kroat Ivan Perisic ka pësuar një këputje AC...
ANGLI - Ylli portugez Cristiano Ronaldo u kthye në “Old Trafford” për herë të dytë në gusht 2021, por O...
SPANJE - Jeta e dashurisë së Neymar sërish në qendër të vëmendjes. Ylli brazilian i Al Hilal është k...