22 Mars 2024, 16:53
Nga DOSJA

SPANJE - I dënuar me katër vjet e gjashtë muaj burg për abuzim seksual me një vajzë të re në një klub nate në Barcelonë, Dani Alves pa që Gjykata e Barcelonës t'i jepte lirim me kusht, ndërsa apelet (mbrojtja e tij dhe e viktimës, e cila kërkon një dënim shumë më të madh) do të vlerësohen nga gjykata spanjole, pas pagesës së një garancie prej një milion eurosh dhe dorëzimin e pasaportave braziliane dhe spanjole.
Braziliani ende nuk ka mundur të paguajë garancinë dhe madje edhe babai i Neymar, i cili kontribuoi me 150,000 euro për të zbutur dënimin, refuzoi publikisht ndihmë të mëtejshme. Për t'u liruar me kusht, Dani Alves duhet ta paguajë atë deri në orën 15:00 në Spanjë, gjë që nuk ndodhi këtë të premte, dhe që do të thotë se lojtari do të kalojë një fundjavë në paraburgim.

Në orët e fundit për këtë ngjarje ka reaguar edhe Dinorah Santana, nëna e dy fëmijëve të lojtarit, e cila përmes një postimi në rrjetet sociale e quajti ish-ndërkombëtarin brazilian “Juda”.

Për më tepër, për shkak të një mosmarrëveshjeje ligjore me ish-bashkëshorten e tij, lojtari nuk mund të përdorë pasurinë e madhe që ka në Brazil për të paguar garancinë. Pasuria e Dani Alves në vendin e tij vlerësohet në 60 milionë euro, por llogaritë e tij bankare janë të ngrira, gjë që e bën të pamundur lëvizjen e parave: lufta ligjore me ish-bashkëshorten lidhet me pagesën e kujdesit financiar për të dy fëmijët që kanë të përbashkët.
Në Spanjë, ish-lojtari i Barcelonës ka dy llogari bankare, të dyja me akses të ngrirë që nga dënimi për përdhunim: njëra me 50 mijë euro, tjetra me bilanc negativ prej 20 mijë eurosh. Gjithashtu shumë larg mbulimit të miliona eurove të nevojshme për të dalë nga burgu.
B.T (Dosja.al)
Sport
22 Mars 2024, 16:47
GJEORGJI - Xhudistja kosovare, Distria Krasniqi, ka arritur të fitojë medaljen e bronztë në Grand Slamin që po mbahet në Tbilisi t...
Sport
22 Mars 2024, 16:44
PORTUGALI - Protagonist në ndeshjen kundër Suedisë, ku doli nga ngërçi me një gol të shkëlqyer, Rafael Leao do të...
Sport
22 Mars 2024, 16:37
ARMENI - Franco Foda është gati të debutojë si trajner i Kosovës pikërisht me miqësoren ndaj Armenisë në Jerevani...
Sport
22 Mars 2024, 16:34
ITALI - Interi po kalon një moment të madh sportiv. Pavarësisht eliminimit në Champions League, skuadra është në krye ...
Sport
22 Mars 2024, 16:24
ANGLI - Lideri i Championship, Leicester, u akuzua këtë të enjte për parregullsi financiare nga Premier League, e cila pritet të vendos...
Sport
22 Mars 2024, 16:14
PORTUGALI - Trajneri i Suedisë, Jon Dahl Tomasson, foli në konferencën për shtyp të mbajtur në fund të ndeshjes të luajt...
Sport
22 Mars 2024, 15:59
FRANCE - Me përfundimin e epokës së Cristiano Ronaldos dhe Leo Messit, bota e futbollit po kërkon referenca të reja dhe një nga em...
Sport
22 Mars 2024, 15:33
ANGLI - Asnjëherë më parë, një fanelë e Anglisë nuk ka krijuar kaq shumë polemika.
E prezantuar këtë ja...
Sport
22 Mars 2024, 15:13
FRANCE - Lojërat Olimpike Paris 2024 janë në lajmet e Real Madridit këto ditë, pasi u bë e ditur se skuadra e bardhë...
Sport
22 Mars 2024, 14:47
GJERMANI - Pas lëvizjeve të fundit të stolave të fortë europiane, si Liverpooli, ku Klopp nuk do të vazhdojë, a...